Free Web Hosting by Netfirms
Web Hosting by Netfirms | Free Domain Names by Netfirms

AlbKristian.com - Faqe tė Krishtera Shqiptare

Kryefaqja



Ēfarė ėshtė Apologjia?

Apologjia - ėshtė njė disiplinė e krishterė biblike e cila zakonisht ka tė bėj me mbrojtjen e besimit. Si fjalė 'apologjia' vjen nga gjuha greke 'apologia' - qė nė kohėn e Dhjatės sė Re nėnkuptonte 'mbrojtje gojore nė gjygj, pra pėrmbante idenė e njė mbrojtjeje qė njė avokat bėnte pėrpara njė grupi zakonisht gjyqtarėsh. Kjo fjalė 'apologia' pėrdoret tetė herė nė Dhjatėn e Re: Vep. 22:1; 25:16; 1 Kor. 9:3; 2 Kor. 7:11; Fil. 1:7,17; 2 Tim. 4:16, dhe 1 Pje. 3:15. Por ėshtė pasazhi i fundit i cili zakonisht pėrdoret kur flasim pėr apologjinė e krishterė. Pasazhi thotė: "Madje shenjtėroni Zotin Perėndinė nė zemrat tuaja dhe jini gjithnjė gati pėr t'u pėrgjigjur nė mbrojtjen tuaj kujtdo qė ju kėrkon shpjegime pėr shpresėn qė ėshtė nė ju, por me butėsi dhe druajtje" (1 Pjetrit 3:15). 

Pra, ne mund tė themi qė apollogjia ėshtė 'ajo disiplinė e krishterė qė merret me pėrgjigjjen ndaj pyetjeve dhe argumentave tė ndryshme tė cilat e sfidojnė ose e venė nė pikėpyetje zbulesėn e Perėndisė nė Krishtin, dhe Fjalėn e Tij - Biblėn'.

Njė gjė tjetėr qė duhet tė kuptojmė nė lidhje me apologjinė e krishterė ka tė bėjė me faktin qė kjo disiplinė nuk ėshtė njė degė studimi nė vetėvete pasi zakonisht ajo mbėshtetet nė degė tė tjera studimi tė mirėfillta (si p.sh. historia, biologjia, fizika, filozofia, etj). Pra apologjia mbėshtetet dhe huazon nga njohuritė dhe ekspertiza e degėve tė tjera dhe pastaj i pėrdor ato si baza mbi tė cilat ndėrton argumetat e veta. Sidoqoftė, kjo nuk do tė thotė qė ajo nuk ėshtė origjinale dhe e mirėfilltė nė vetėvete.

Apologjia ka tė paktėn tre qėllime ose funksione kryesore: 1. Bindja; 2. Mbėshtetja e besimtarėve; 3. dhe Mbrojtja e besimit.

1. Bindja - apologjia pėrpiqet qė nėpėrmjet argumentave tė ndryshme si dhe shpalljes sė lajmit tė mirė tė bindi (dhe jo tė mashtrojė) ata qė mbase janė nė dyshim ose qė kanė pyetje nė lidhje me fenė e krishterė nė pėrgjithėsi dhe mėsimet e biblėn nė veēanti. Ai ka si qėllim qė t'u pėrgjigjet pyetjeve dhe kėrkesave tė sinqerta tė njerzve tė cilėt janė tė interesuar qė tė dinė mė shumė nė lidhje me Krishterimin. Pra ajo shėrben si njė prezantuese dhe sqaruese pėr ata qė pyesin ose kėrkojnė.

2. Mbėshtetja -  ėshtė njė aspekt tjetėr i apologjisė qė ka tė bėj kryesisht me besimtarėt. Realiteti ėshtė qė shpesh herė ne vetė si besimtarė kemi pyetje dhe dėshirė pėr tė ditur mė tepėr nė lidhje me gjėrat qė besojmė. Kjo ėshtė plotėsisht normale, pasi krishterimi nuk ėshtė besim i verbėr nė Perėndinė dhe besimi ynė ėshtė edhe llogjik. Nė kėtė mėnyrė apologjia shpesh herė na ndihmon ne si besimtarė qė tė kuptojmė mė mirė dhe mė thellė ato gjėra pėr tė cilat Bibla mbase nuk ėshtė mė e shtjelluar ose mė e qartė, pasi nuk lidhet direkt me qėllimin pėr tė cilin ajo u shkrua. Pra apologjia bėhet njė mbėshtetje apo bazė sigurie pėr tė vėrtetat e shpallura nė Fjalėn e Perėndisė.

3. Mbrojtja e besimit - ėshtė aspekti mė dominant i apologjisė. Shpesh herė, njerėz tė ndryshėm tė cilėt mund tė vijnė nga besime tė tjera ose qė kanė bindje qė ndryshojnė nė krahasim me ato tė krishterimit, ngrenė pyetje ose dyshime duke kėrkuar njė shpjegim tė tė vėrtetave tė krishterimit ose qė pėrpiqen tė hedhin poshtė ose tė dobėsojnė tė vėrtetat e Fjalės sė Perėndisė dhe krishterimit nė pėrgjithėsi. Kėto akuza ose dyshime mund tė kenė motivime nga mė tė ndryshmet (p.sh. tė mira ose tė keqija; tė sinqerta ose jo) dhe apologjia ėshė ai aspekt i besimit tonė si tė krishterė i cili pėrballet me to. Qėllimi i saj nuk ėshtė qė tė ofendojė ose qė tė bėj armiq, por qė t'ju japi njė pėrgjigjje tė duhur atyre qė na kėrkojnė shpjegime!

Si pėrfundim, apologjia nuk ka si qėllim qė tė justifikojė gabimet e tė krishterėve, pasi secili prej nesh ėshtė pėrgjegjės pėr veprimet e tij. Por ajo pėrpiqet qė tė mbrojė tė vėrtetat e shpalluara nė Fjalėn e Perėndisė si njė shprehje e bindjes tonė pėr vėrtetėsinė dhe autoritetin e mėsimeve biblike.

Referenca Biblike: Veprat e Apostujve 22:1; 25:16; 1 Korintasve 9:3; 2 Korintasve 7:11; Filipjanve 1:7,17; 2 Timoteut 4:16; dhe 1 Pjetrit 3:15-16. Vargu i fundit ėshtė ai qė pėrdoret mė shpesh kur flitet pėr apologjinė. (2 Korintasve 10:15-16).

 


Kthehu tek faqja: Apologjia

pixelburg.gif (801 bytes)

Copyright © 2002  AlbKristian.com - Faqe tė Krishtera Shqiptare
Njė Projekt i Shėrbesės 'Shqiptarėt pėr Krishtin'.