Free Web Hosting by Netfirms
Web Hosting by Netfirms | Free Domain Names by Netfirms

AlbKristian.com - Faqe tė Krishtera Shqiptare

Kryefaqja


 

II. Mishėrimi i Krishtit

Kjo ėshtė njė e vėrtetė themelore e krishterimit. Ėshtė themeli i hedhur mbi tė cilin qėndron besimi ynė. Pa mishėrimin, krishterimi nuk do tė mund tė qėndronte fare. Ėshtė e pamundur qė tė zhdukėsh mishėrimin, pa zhdukur edhe krishterimin. Kėtė nuk na e ka shfaqur njeriu, por Perėndia Vetė nėpėrmjet zbulesės sė Fjalės sė Tij. “Sepse dua qė tė dini ē’luftė tė ashpėr mė duhet tė bėj pėr ju, pėr gjithė ata qė janė nė Laodice dhe pėr tė gjithė ata tė cilėt nuk e kanė parė fytyrėn time personalisht, qė zemrat e tyre tė ngushėllohen, duke u bashkuar me dashuri, dhe tė kenė tė gjithė pasuritė e sigurisė sė plotė tė zgjuarsisė pėr tė njohur misterin e Perėndisė, e Atit dhe tė Krishtit, ku janė fshehur tė gjitha thesaret e diturisė dhe tė njohjes” (Kolosianėve 2:1-3). Fjala “mishėrim” vjen nga latinishtja e qė do tė thotė bėhet mish. Kėshtu, kur flasim pėr mishėrimin e Krishtit Jezus, Birit tė Perėndisė, me kėtė nėnkuptojmė mishėrimin e Perėndisė, Perėndinė e shfaqur nė mish.

A. Fakti i Mishėrimit.

Dy nga ungjijtė, Mateu dhe Luka, e dėshmojnė plotėsisht mishėrimin. Tė dy dėshmitė janė tė ndryshme, por tė dyja janė nė pėrputhje me njėra-tjetrėn nė fakte. Mateu, qė e portretizon Krishtin si Mbret gjatė gjithė librit, e pėrshkruan lindjen e Tij si: “Ai qė ėshtė lindur Mbret i judenjve”, duke e ndjekur brezninė e Tij nga Salomoni deri te Davidi. Ungjilli i Lukės, i cili e shfaq Jezusin si Njeriu i pėrsosur, thekson natyrėn njerėzore tė Jezusit, duke treguar qė linja e brezave tė tij kthehej prapa nėpėrmjet Maries, tek Nathani (njė bir tjetėr i Davidit), pastaj tek Davdi dhe Abrahami dhe, mė nė fund, tek njeriu i parė, Adami.

1. Virgjėria e Maries. Tė dy, Mateu dhe Luka, bėjnė tė qartė qė ajo ishte e virgjėr. “Tani lindja e Jezus Krishtit ndodhi nė kėtė mėnyrė: Maria, nėna e tij, i ishte premtuar Jozefit, por para se tė rrinin bashkė, mbeti shtatzėnė nga Fryma e Shenjtė” (Mateu 1:18). “Nė muajin e gjashtė, engjėlli Gabriel u dėrgua nga Perėndia nė njė qytet tė Galilesė qė quhet Nazaret, te njė e virgjėr, qė ishte e fejuar me njė njeri qė quhej Jozef, nga shtėpia e Davidit; dhe emri i virgjėreshės ishte Maria … Dhe Maria i tha engjėllit: Si do tė ndodhė kjo pėrderisa unė nuk njoh burrė?” (Luka 1:26-27, 34).

2. Zbulimi se ajo ishte shtatzėnė para martesės me Jozefin. “Jozefi gjithashtu u ngjit nė Galile, pėr t’u regjistruar bashkė me Marien, gruan e tij qė ishte shtatzėnė” (Luka 2:5). Shihni gjithashtu Mateu 1:18-20.

3. Atėsia hyjnore. Nė qoftė se Jozefi nuk ishte babai i Jezus Krishtit, atėherė kush ishte babai i Tij? Perėndia, sigurisht: “Dhe ja ti do tė mbetesh shtatzėnė dhe do tė lindėsh njė djalė dhe do t’ia vėsh emrin Jezus. Ai do tė jetė i madh dhe do tė quhet Biri i Shumė tė Lartit; dhe Zoti Perėndi do t’i japė fronin e Davidit, atit tė tij … Dhe engjėlli duke u pėrgjigjur i tha: Fryma e Shenjtė do tė vijė mbi ty dhe pushteti i Shumė tė Lartit do tė tė mbulojė me hijen e vet; prandaj i shenjti qė do tė lindė prej teje do tė quhet Bir i Perėndisė” (Luka 1:31-32, 35). Shihni gjithashtu Mateu 1:18-20.

B. Mėnyra e mishėrimit.

Arsyeja qė shumė nuk besojnė lindjen e virgjėr tė Jezus Krishtit ėshtė se ata mendojnė qė lindja e Tij ishte lindje e njė foshnjeje tė thjeshtė dhe jo lindja e njė foshnjeje tė Perėndisė, Biri. Mbani mend qė ky ėshtė mishėrimi, ardhja nė mish e Perėndisė, Perėndia i shfaqur nė mish!

1. Dėshmitė e Mateut.

          a. Pėr gjenealogjinė e Krishtit. Duke ndjekur brezat e Zotit nga Abrahami nė kapitullin 1 (vargu 1 deri nė vargun 17) shohim se fjala “i lindi” ėshtė pėrmendur tridhjetė e nėntė herė, por ėshtė lėnė jashtė pas emrit tė Jozefit, burri i virgjėreshės Marie. Jozefit nuk i lindi Jezus Krishti: “Jakobit i lindi Jozefi, burri i Maries, nga e cila lindi Jezusi, qė ėshtė quajtur Krisht” (Mateu 1:16).

Atėherė ndokush mund tė pyesė: pse pėrmendet kjo gjenealogji? Arsyeja ėshtė kjo: Mbreti i ardhshėm i Izraelit duhej tė vinte nga ky brez (Davidi, Salomoni etj.) dhe, qė tė vėrtetohej se Jezusi ishte me plot tė drejtė trashėgimtari i fronit tė Davidit, duhej treguar qė Ai erdhi nga kjo linjė breznie. Kur Jozefi u martua me virgjėreshėn Marie, biri i virgjėrisė sė saj u bė trashgimtar i ligjshėm i Jozefit dhe i pari nė radhė pėr fron.

A ishte me tė vėrtetė Krishti bir i Davidit? Sigurisht qė ishte, por jo nėpėrmjet Jozefit deri te Solomoni dhe pastaj tek Davidi. Ai ishte njė bir i Davidit nga ana e nėnės sė Tij, perderisa ajo vetė ishte njė princeshė e Izraelit, po tė ndjekim brezninė e saj nėpėrmjet Nathanit (qė ishte njė bir tjetėr i Davidit), deri te Davidi. Pėr nga lidhja e gjakut, Krishti ishte njė bir i Davidit nėpėrmjet Maries, por ligjshmėrisht ishte njė bir i Davidit nga ana e Jozefit.

          b. Pėr qėndrimin e Jozefit. Pėr kėtė, le tė shkojmė tek Mateu 1:18-25. “Tani lindja e Jezus Krishtit ndodhi nė kėtė mėnyrė: Maria, nėna e Tij, i ishte premtuar Jozefit, por para se tė rrinin bashkė, mbeti shtatzėnė nga Fryma e Shenjtė. Atėherė i fejuari Jozefi, i cili ishte njė njeri i drejtė dhe nuk donte ta poshtėronte botėrisht, vendosi ta linte fshehtas. Por, ndėrsa bluante me vete kėto ēėshtje, ja qė iu shfaq nė ėndėrr njė engjėll i Zotit dhe i tha: ‘Jozef, bir i Davidit, mos ki frikė ta marrėsh me vete Marinė si gruan tėnde, sepse ē’ėshtė ngjizur nė tė ėshtė vepėr e Frymės sė Shenjtė. Dhe ajo do tė lindė njė djalė dhe ti do t’i vėsh emrin Jezus, sepse ai do tė shpėtojė popullin e tij nga mėkatet e tyre’. E gjithė kjo ndodhi qė tė pėrmbushej fjala e Zotit, e thėnė me anė tė profetit qė thotė: ‘Ja, virgjėresha do tė mbetet shtatzėnė dhe do tė lindė njė djalė, tė cilit do t’i vėnė emrin Emanuel, qė do tė thotė: <<Zoti me ne>>’. Dhe Jozefi, si u zgjua nga gjumi, veproi ashtu siē e kishte urdhėruar engjėlli i Zotit dhe mori pranė vetes gruan e tij; por ai nuk e njohu, derisa ajo lindi djalin e saj tė parėlindur, tė cilit ia vuri emrin Jezus”.

A mund tė shpjegohet mė qartė qė Krishti u lind nga njė e virgjėr? Nė mendjen e tij Jozefi ishte i bindur pėr papastėrtinė e Maries, tė fejuarės sė tij. Ai arsyetonte se, nė qoftė se ai nuk e kishte njohur atė, dikush tjetėr do ta kishte njohur. Duke jetuar nėn ligj, njė njeri i drejtė, ai mendoi pėr tė bėrė dy gjėra: ta ndante ose ta shpallte atė publikisht dhe ta vrisnin me gurė. Ai kurrė nuk mendoi qė ta marrė dhe ta bėjė atė gruan e tij tė vėrtetė, derisa engjėlli iu shfaq dhe e urdhėroi qė ta bėnte njė gjė tė tillė. Dhe ai veproi ashtu.

Njerėzit sot, madje edhe disa predikues, mendojnė se ėshtė diēka e menēur tė mohosh lindjen e virgjėr tė Jezusit. Ata thonė se Jozefi ishte i ati, por ai tha se nuk ishte.

          c. Pėr adhurimin e dijetarėve. “Ja qė disa dijetarė nga lindja arritėn nė Jeruzalem, duke thėnė: ‘Ku ėshtė mbreti i judenjve, qė ka lindur? Sepse pamė yllin e tij nė Lindje dhe erdhėm pėr ta adhuruar’ … Dhe mbasi hynė nė shtėpi, panė fėmijėn me Marien, nėnėn e tij, dhe ranė pėrmbys dhe e adhuruan” (Mateu 2:1b, 2, 11a). Kėta dijetarė ishin me tė vėrtetė njerėz tė menēur. Ata e adhuruan Foshnjėn dhe jo nėnėn Marie. Kėta ishin njerėz tė Perėndisė, tė mėsuar dhe tė udhėhequr nga Perėndia, ata nuk do ta kishin adhuruar Foshnjėn, nė qoftė se babai i tij do tė ishte Jozefi.

          d. Pėr shprehjet e “Fėmijės dhe nėnės sė Tij”. Katėr herė ėshtė pėrdorur kjo thėnie (Mateu 2:11, 13-14, 20) dhe asnjėherė nuk thuhet “gruan tėnde dhe fėmijėn”. Nė lidhje me kėtė, vėmė re njė thėnie tjetėr: “Tani pasi u nisėn dijetarėt, ja njė engjėll i Zotit iu shfaq nė ėndėrr Jozefit dhe i tha: ‘Ēohu, merr fėmijėn dhe nėnė e tij, dhe ik nė Egjipt, dhe rri aty deri sa tė tė lajmėroj, sepse Herodi do ta kėrkojė fėmijėn pėr ta vrarė’. Jozefi, pra u zgjua, mori fėmijėn dhe nėnėn e tij natėn dhe iku nė Egjipt. Dhe qėndroi aty derisa vdiq Herodi, qė tė pėrmbushet ē’ishte thėnė nga Zoti me anė tė profetit: ‘E thirra birin tim nga Egjipti’” (Mateu 2:13-15).

2. Dėshmitė e Lukės.

          a. Pėr fjalėt e Zakarias. “Por engjėlli i tha: ‘Mos u tremb, Zakaria, sepse lutja jote u plotėsua dhe gruaja jote Elizabeta do tė lindė njė djalė, tė cilit do t’ia vėsh emrin Gjon. Dhe ai do tė jetė pėr ty shkak gėzimi dhe hareje, dhe shumė vetė do tė gėzohen pėr lindjen e tij. Sepse ai do tė jetė i madh pėrpara Zotit; nuk do tė pijė as verė as pije dehėse dhe do tė jetė i pėrplotė me Frymėn e Shenjtė qė nė barkun e s’ėmės. Dhe do t’i kthejė shumė prej bijve tė Izraelit te Zoti, Perėndia i tyre. Dhe do tė shkojė pėrpara tij nė frymė dhe pushtet tė Elias, pėr t’i kthyer zemrat e prindėrve te fėmijėt dhe rebelėt nė urtinė e tė drejtėve, pėr t’ia bėrė gati Zotit njė popull tė pėrgatitur mirė’” (Luka 1:13-17). Kėtu Zakarias iu tregua se ai do tė kishte njė bir qė do tė ishte paralajmėrues i Krishtit, Birit tė Perėndisė.

          b. Pėr njoftimin e Maries nga engjėlli. “Dhe engjėlli i tha: ‘Mos ki frikė, Mari, sepse ke gjetur hir para Perėndisė dhe ja ti do tė mbetesh shtatzėnė dhe do tė lindėsh njė djalė dhe do t’ia vėsh emrin Jezus’” (Luka 1:30-31). Maria u bė grua me fėmijė jashtė martese, gjė qė ishte e keqe para Zotit, por Maria kishte gjetur hir para Zotit. Kėshtu, nė qoftė se Maria u bė me fėmijė nga njeriu dhe Zoti e bekoi atė, ndėrsa ajo ishte nė ato kushte, atėherė Perėndia do tė ishte njė Perėndi i sė keqes. Ne e dimė qė Ai pati hir me tė dhe ajo gjeti hir nė Perėndinė, sepse vėrtetė ishte shtatzėnė, por nga Fryma e Shenjtė.

          c. Pėr lavdėrimin e Elizabetės. “Dhe [Elizabeta] thirri me zė tė lartė, duke thėnė: ‘Ti je e bekuar ndėr gratė dhe i bekuar ėshtė fryti i barkut tėnd. Dhe pėrse po mė ndodh kjo qė nėna e Zotit tim tė vijė tek unė? Sepse ja, sapo arriti nė veshėt e mi zėri i pėrshėndetjes sate, fėmija nga gėzimi kėrceu nė barkun tim. Tani e lumtur ėshtė ajo qė besoi, sepse gjėrat qė i janė thėnė nga ana e Zotit do tė realizohen’” (Luka 1:42-45). A ishte ky njė lėvdim pėr Marijen? JO!

          d. Pėr kėngėn e Maries. “Dhe Maria tha: ‘Shpirti im e madhėron Zotin, dhe fryma ime ngazėllon nė Perėndinė, Shpėtimtarin tim’” (Luka 1:46-47). Kjo nuk ishte kėnga e njė gruaje qė ishte shtatzėnė dhe do tė lindte me turp; ishte njė kėngė e mbushur me gėzim dhe lėvdim pėr Perėndinė, qė e kishte zgjedhur tė lindte Mesian.

          e. Pėr profecinė e Zakarias. “Dhe ti, o fėmijė i vogėl, do tė quhesh profet nga Shumė i Larti, sepse ti do tė shkosh pėrpara fytyrės sė Zotit pėr tė pėrgatitur udhėt e tij” (Luka 1:76). Kjo ėshtė vetėm njė pjesė e profecisė sė babait tė Gjon Pagėzorit nė lidhje me punėn e Gjonit, i cili ishte i sapolindur. Ai shpall se Ai, pėrpara tė cilit do tė shkojė Gjoni, ėshtė Biri i Perėndisė dhe jo bir i njė njeriu.

          f. Pėr pėrvojėn e barinjve. “Tani nė po atė krahinė ishin disa barinj qė rrinin jashtė, nė fusha dhe natėn ruanin kopenė e tyre. Dhe ja njė engjėll i Zotit iu shfaq atyre dhe lavdia e Zotit shkėlqeu rreth tyre e ata i zuri njė frikė e madhe. Por engjėlli u tha atyre: ‘Mos druani, sepse unė po ju lajmėroj njė gėzim tė madh pėr gjithė popullin; sepse sot nė qytetin e Davidit lindi pėr ju njė Shpėtimtar, qė ėshtė Krishti Zoti. Dhe kjo do t’ju vlejė si shenjė; ju do tė gjeni njė fėmijė tė mbėshtjellur me pelena, tė shtrirė nė grazhd’. Dhe menjėherė engjėllit iu bashkua njė shumicė e ushtrisė qiellore, qė lavdėronte Perėndinė, duke thėnė: ‘Lavdi Perėndisė nė vendet mė tė larta, dhe paqe mbi tokė njerėzve mbi tė cilėt qėndron mirėdashja e Tij’” (Luka 2:8-14).

Kur lindi Krishti, qielli lėshoi njė mesazh lavdėrimi. A do tė kishte ndodhur e gjithė kjo pėr njė kopil? Padyshim jo, por Jezusi ėshtė, siē thotė Fjala, Krishti, Zoti, biri i virgjėrisė sė Maries.

C. Kundėrshtimet e mishėrimit.

Shumė nga armiqtė e Perėndisė qė janė brenda trupit tė tė ashtuquajturve besimtarė, shpallin se janė tė krishterė dhe mohojnė lindjen e virgjėr tė Krishtit. Dikush mund tė pyesė: “Kur njė njeri duhet tė shpėtohet, a duhet tė besojė ai lindjen e virgjėr tė Krishtit? A ėshtė kjo njė doktrinė qė njė njeri duhet tė kuptojė dhe tė besojė qė tė shpėtohet?” Le tė pėrgjigjemi duke pyetur pėr kėtė gjė: “A e besoni qė ėshtė e mundur pėr njė person tė shpėtuar tė mos besojė lindjen e virgjėr tė Krishtit?” Sigurisht qė nuk ėshtė e mundur! Tė gjithė shenjtorėt e Perėndisė, tė rilindur dhe tė shpėtuar, besojnė se Shpėtimtari ynė kishte njė lindje tė virgjėr.

E vetmja gjė qė njė person i humbur duhet tė bėjė, ėshtė qė tė pendohet pėr mėkatet e tij dhe tė besojė nė Krishtin si Shpėtimtari i tij, duke besuar se Ai vdiq pėr mėkatet e tij dhe qė Ai u ringjall pėrsėri nga tė vdekurit. Njerėzit e shpėtuar besojnė nė lindjen e virgjėr tė Zotit tonė. Ata qė thonė se janė tė krishterė dhe e mohojnė lindjen e virgjėr, janė thjeshtė njerėz qė “e shpallin” por nuk e “kanė Atė nė zemėr”. Kėta armiq, edhe jashtė, edhe “pėrbrenda” Kishės, e kundėrshtojnė lindjen e virgjėr me kėto argumente:

1. Dituria e ditėve tė sotme ėshtė kundėr kėsaj. Kjo thėnie nuk ėshtė e vėrtetė, por nuk do tė kishte shumė rėndėsi edhe sikur tė ishte, sepse e dimė qė “mendja e kontrolluar nga mishi ėshtė armiqėsi kundėr Perėndisė: sepse nuk i nėnshtrohet ligjit tė Perėndisė dhe nuk mundet” (Romakėve 8:7). Zemra e pakthyer nuk e njeh Perėndinė dhe as gjėrat e Perėndisė dhe, sigurisht, nuk do tė besonte nė lindjen e virgjėr tė Krishtit. Studiues tė pashpėtuar mund tė mos e pranojnė kėtė tė vėrtetė hyjnore, por ka mendje tė mėdha tė kėsaj bote qė ulen nė karriget e mėsimit, nė kolegjet dhe nė universitetet udhėheqėse, njerėz tė shpėtuar, qė besojnė dhe dėshmojnė pėr lindjen e virgjėr tė Jezusit. Nė tė vėrtetė, njė person nuk ėshtė i edukuar siē duhet derisa ai tė besojė Perėndinė dhe Fjalėn e Tij, sepse “Frika e Zotit ėshtė fillimi i njohjes” (Fjalėt e urta 1:7).

2. Dhiata e Re ėshtė e heshtur nė lidhje me kėtė. Sigurisht, Mateu nuk ėshtė i heshtur nė lidhje me kėtė gjė. Natyrisht, as Luka nuk mbetet i heshtur pėr kėtė gjė. Perėndia ka siguruar dy dėshmitarė, sepse “Ēdo gjė do tė qėndrojė nė gojėn e dy ose tre dėshmitarėve” (2 Korintasve 13:1). Perėndia e pėrmbush ligjin, duke themeluar kėshtu tė vėrtetėn nė lidhje me lindjen e virgjėr tė Shpenguesit tonė. Po sikur tė ishte vetėm njė dėshmitar? Pėrsėri, do tė ishte e vėrtetė, sepse ėshtė Perėndia Ai qė flet.

          a. Por kemi dėshminė e Markut. Me kėtė dėshmi ne paraqesim njė fakt jo tė drejtpėrdrejtė, qė vėrteton lindjen e virgjėr tė Krishtit. Nuk thuhet asgjė kundėr lindjes sė virgjėr. Marku nuk e dėshmon lindjen e Zotit. A do tė thotė ai me kėtė qė Krishti nuk ekzistoi kurrė? Sigurisht jo! Ungjilli i Markut e paraqet Jezusin si Shėrbėtori i Pėrsosur, dhe, kur flet pėr njė shėrbėtor, askush nuk do t’ia dijė pėr gjenealogjinė e tij; kėshtu, lindja e Krishtit nuk ėshtė pėrmendur. Vargu i parė i Ungjillit tė Markut thotė: “Fillimi i Ungjillit tė Jezus Krishtit Birit tė Perėndisė”. Ēdo hebre e di qė kjo do tė thotė se Jezus Krishti ishte nė njė barazi me Perėndinė, dhe ne e dimė qė dėshmia na tregon se gjėrat qė bėri Jezus Krishti, askush tjetėr nuk mund t’i bėnte.

          b. Kemi edhe dėshminė e Gjonit. “Nė fillin ishte Fjala, dhe Fjala ishte me Perėndinė dhe Fjala ishte Perėndi ... Dhe Fjala u bė mish dhe banoi ndėr ne dhe ne soditėm lavdinė e tij, si lavdinė e tė vetėmlindurit prej Atit, plot hir dhe tė vėrtetė” (Gjoni 1:1,14). Me tė vėrtetė kjo nuk ėshtė dėshmia e njė njeriu tė thjeshtė, por Biri i Njeriut, Biri i Perėndisė, Perėndia Vetė!

          c. Kemi edhe dėshminė e Palit. Ndėrsa themi se kėto argumente janė tė Markut, Gjonit, Palit apo tė tė tjerėve, le tė mbajmė mend qė, ndėrsa kėta njerėz po i shkruanin kėto fjalė, ato ishin fjalėt e Perėndisė dhe shprehin mendjen e Tij mbi lindjen e virgjėr tė Birit tė Tij.

Pali ishte i veēuar “pėr ungjillin e Perėndisė … lidhur me Birin e Tij, tė lindur nga fara e Davidit sipas mishit, i deklaruar Bir i Perėndisė nė fuqi, sipas Frymės sė shenjtėrisė nėpėrmjet ringjalljes prej sė vdekurit; Jezus Krishti Zoti ynė … Sepse atė qė ishte e pamundur pėr ligjin, sepse ishte pa forcė pėr shkak tė mishit, Perėndia, duke dėrguar Birin e Vet nė shėmbėllim mishi mėkatar, edhe pėr mėkat, e dėnoi mėkatin nė mish” (Romakėve 1:3-4, 8:3). “Sepse ju e njihni hirin e Zotit tonė Jezus Krisht, i cili, duke qenė i pasur, u bė i varfėr pėr ju, qė ju tė bėheni tė pasur me anė tė varfėrisė sė tij” (2 Korintasve 8:9). Shihni gjithashtu Filipianėve 2:5-7, Galatasve 4:4, 1 Gjoni 4:2 dhe Kolosianėve 2:8.

3. Kisha e hershme nuk e besoi. Ky ėshtė njė tjetėr argument i rremė kundėr lindjes sė virgjėr, i cili mund tė hidhet poshtė fare lehtė. Besimet e hershme tė kishės e deklarojnė qartė lindjen e virgjėr.

          a. Kredoja e Apostujve. Kjo i pėrket kohės sė vonshme nė shekullin e dytė. Fjala “kredo” vjen nga latinishtja credo, qė do tė thotė besosh/besim. Kėto kredo erdhėn, sė pari, gojarisht dhe mė pas tė shkruara.

          b. Kredoja e Nices. Kjo na ēon nė shekullin e katėrt, kur Arius tha qė Jezusi ishte njė qenie e krijuar dhe jo Biri nga pėrjetėsia, prandaj njė kėshill u thirr pėr tė vėrtetuar faktin se Krishti, megjithėse i lindur nga e virgjėra, ka bashkėjetuar pėrjetėsisht me Atin. Kėshilli u thirr nė Kostandinopojė (Stambolli i sotshėm) nė vitin 381. Ky kėshill i drejtohet gjithashtu faktit tė lindjes sė virgjėr tė Krishtit.

4. Ėshtė kundėr ligjeve tė natyrės. Kėtij argumenti kundėr lindjes sė virgjėr, ne i pėrgjigjemi: “Po, ėshtė mė se e sigurt qė ėshtė kundėr ligjeve tė natyrės”, sepse kjo nuk ishte lindja e njė foshnjeje tė thjeshtė, ishte lindja e Birit tė Perėndisė nė mish. A keni kaluar ndonjėherė kohė duke menduar se kjo mund tė ketė qenė e vetmja mėnyrė me anė tė cilės Perėndia mund tė vinte nė mish, me anė tė lindjes sė virgjėr?

Janė tre mėnyra me tė cilat Perėndia bėri qenie njerėzore jo sipas ligjeve tė natyrės:

          (1) Kur Ai bėri Adamin pa ndihmėn e njė burri apo gruaje.

          (2) Kur Ai bėri Evėn pa ndihmėn e njė gruaje.

          (3) Kur bėri Krishtin pa ndihmėn e njė burri.

5. I pėrngjet shumė mitologjisė. Ėshtė e vėrtetė qė shumė fe idhujtare kanė mėsuar se perėnditė e tyre ishin tė lindur prej gruaje, por jo krejtėsisht nga virgjėria, pėr mė tepėr, kėto gra kishin kryer marrėdhėnie mishėrore me perėndi tė tjerė, tė cilėt prodhuan perėnditė e njerėzve. A mund tė krahasohet lindja e Krishtit me historitė e treguara rreth kėtyre miteve? Absolutisht jo! Lindjet e njerėzve tė mitologjisė nuk ishin nga virgjėria, por nga marrėdhėniet mishėrore.

6. Duke e quajtur veten Biri i Njeriut, Krishti e mohoi lindjen e virgjėr. Mbani mend qė Zoti Jezus nuk tha kurrė “Unė jam njė bir njeriu”, por “Unė jam Biri i Njeriut”.

7. Nevoja e pastrimit vėrteton se kjo ishte njė lindje natyrore. Nėn ligjin e Izraelit, tė gjitha gratė ishin tė papastra. Qėllimi i kėtij ligji ishte higjienik, tė shpėtojė shėndetin e gruas, duke e mbrojtur atė nga kėnaqėsitė e burrit tė saj, ndėrsa ajo ėshtė akoma nė kushte tė dobėsuara, tė shkaktuara nga lindja e fėmijės.

D. Qėllimet e mishėrimit.

Cilat ishin qėllimet e lindjes sė virgjėr?

1. Pėr tė shfaqur tė padukshmin Perėndi. “Askush s’e pa Perėndinė kurrė; i vetėmlinduri Bir, qė ėshtė nė gjirin e t’Et, ėshtė ai qė e ka bėrė tė njohur” (Gjoni 1:18). Jezus Krishti ėshtė shfaqja e Perėndisė, shpalosėsi i Perėndisė. Nė qoftė se doni ta dini se si ėshtė Perėndia, shikoni Jezusin.

2. Pėr tė pėrmbushur profeci.

          a. Fara, si njė shembull. “Dhe unė do tė shtie armiqėsi midis teje dhe gruas, midis farės sate dhe farės sė saj, fara e saj do tė shtypė kokėn tėnde, dhe ti do tė plagosėsh thembrėn e farės sė saj” (Zanafilla 3:15). Njė grua nuk ka farė, fara i pėrket burrit. Shkrimi e pėrmend “fara e gruas”. Kjo ėshtė kundėr natyrės dhe ka tė bėjė, sigurisht, me lindjen e virgjėr, qė ėshtė pėrmbushur kur Maria lindi Jezus Krishtin.

          b. Virgjėresha si shembull. “Prandaj vetė Zoti do tė japė njė shenjė: Ja, e virgjėra do tė mbetet me barrė dhe do tė lindė njė fėmijė tė cilin do ta quajnė Emanuel” (Isaia 7:14).

3. Pėr tė pėrmbushur marrėveshjen e Davidit. “Pastaj njė degėz do tė dalė nga trungu i Jeseut, dhe njė filiz do tė mbijė nga rrėnjėt e tij … Atė ditė do tė ndodhė qė rrėnja e Jeseut do tė ngrihet si njė flamur pėr popujt, kombet do ta kėrkojnė dhe vendi i prehjes sė tij do tė jetė i lavdishėm” (Isaia 11:1,10). “‘Ja ditėt po vijnė’ thotė Zoti, ‘nė tė cilat do tė shkaktoj qė tė dalė nga Davidi njė filiz i drejtė, qė do tė mbretėrojė si mbret, dhe do tė ketė mbarėsi dhe do tė ushtrojė gjykimin dhe drejtėsinė nė vend. Nė ditėt e tij Juda do tė shpėtohet dhe Izraeli do tė qėndrojė nė siguri. Ky do tė jetė emri me tė cilin do tė thirret: <<Zoti drejtėsia jonė>>’” (Jeremia 23:5-6). “Vėllezėr, mund tė thuhet haptas pėr Davidin patriark qė ai vdiq dhe u varros; dhe varri i tij ėshtė ndėr ne deri ditėn e sotme. Ai, pra, duke qenė profet, e dinte se Perėndia i kishte premtuar me betim se nga fryti i belit tė tij, sipas mishit, do tė ngjallet Krishti pėr t’u ulur mbi fronin e tij; dhe duke parashikuar kėtė, foli pėr ringjalljen e Krishtit, duke thėnė se shpirti i tij nuk do tė lihej nė Hades dhe se mishi i tij nuk do tė shihte kalbjen” (Veprat e Apostujve 2:29-31). Shihni gjithashtu 1 Samueli 4:17 dhe Luka 1:32-33.

4. Pėr t’u flijuar pėr mėkatet tona. “Dhe ju e dini se ai u shfaq pėr tė hequr mėkatet tona; dhe nė tė nuk ka mėkat” (1 Gjoni 3:5). “Sepse ėshtė e pamundur qė gjaku i demave dhe i cjepve tė heqė mėkatet. Prandaj duke hyrė nė botė, ai thotė: ‘Ti nuk deshe as flijim as mblatė, por bėre gati pėr mua njė trup’; Mbasi tha: ‘Ti nuk deshe as flijim as mblatė, as olokauste as flijime pėr mėkatin, qė tė blatohen sipas ligjit’, ai shtoi: ‘Ja, unė vij pėr tė bėrė, o Perėndi, vullnetin tėnd’. Ai heq tė parėn qė tė vėrė tė dytėn” (Hebrenjve 10:4-5, 8-10). “Tani, o vėllezėr po ju deklaroj ungjillin qė ju kam shpallur dhe qė ju keni marrė dhe mbi tė cilin ju qėndroni, dhe me anė tė tė cilit ju jeni shpėtuar, nėse do ta mbani fjalėn qė ju kanė predikuar, veē nėse besuat kot. Sepse unė ju kam transmetuar para sė gjithash ato qė edhe unė vetė i kam marrė se Krishti vdiq pėr mėkatet tona sipas Shkrimeve, se u varros dhe u ringjall tė tretėn ditė, sipas Shkrimeve” (1 Korintasve 15:1-4).

          a. Flijimi i njė kafshe nuk i ka hequr kurrė mėkatet. Ėshtė vetė Perėndia Ai qė themeloi flijimin e kafshėve. Sidoqoftė, i gjithė gjaku i derdhur pėr shekuj mbi altarėt e izraelitėve, s’ka hequr ndonjė mėkat. Pse, atėherė, kėrkohej njė gjė e tillė? Ishte e kėrkuar me qėllim qė tė siguronte njė “mbulesė” pėr mėkatet deri sa tė vinte gjaku i Krishtit dhe t’i “lante” ato. Asnjė flijim nuk ka mundur ndonjėherė tė heqė mėkatet, sepse flijimi duhet tė ngrihet deri nė nivelin e njeriut pėr tė cilin ėshtė flijuar.

          b. Flija duhet tė jetė pa mėkat. Ne jemi me mendimin se njė “njeri duhet tė flijohet pėr njė njeri”, meqenėse kafshėt nuk ngjiten dot nė nivelin e njeriut, por, sidoqoftė, njė njeri mėkatar nuk mund tė flijohet pėr njė tjetėr njeri mėkatar, sepse, nė qoftė se i pari duhet tė vdesė, ai duhet tė vdesė pėr mėkatet e tij vetjake.

          c. Flijimi duhet tė jetė njė flijim i pėrjetshėm. Flijimi nuk duhet tė ngrihet vetėm deri nė nivelin e njeriut pėr tė cilin po flijohet, por edhe deri nė nivelin e Perėndisė tė cilin duhet tė kėnaqė! Jezusi, Zoti ynė i pėrmbushi tė gjitha! “Ai vetė i barti mėkatet tona nė trupin e tij mbi drurin e kryqit qė ne, tė vdekur pėr mėkate, tė rrojmė pėr drejtėsi dhe me vurratat e tij ju u shėruat” (1 Pjetrit 2:24).

5. Pėr t’u siguruar tė shpenguarve njė kryeprift. “Prandaj ai duhej t’u ngjante nė ēdo gjė vėllezėrve, qė tė mund tė ishte i mėshirshėm e kryeprift besnik nė ato qė i pėrkasin Perėndisė, pėr t’u bėrė pajtim pėr mėkatet e popullit. Prandaj, o vėllezėr tė shenjtė, pjestarė tė thirrjes qiellore, vėshtroni apostullin dhe kryepriftin e rrėfimit tė besimit tonė, Jezus Krishtin” (Hebrenjve 2:17, 3:1). Sot ne kemi njė, madje Jezus Krishtin, qė qėndron pėr ne pėrpara Perėndisė. Ne kemi njė paditės (Zbulesa 12:10), i cili na akuzon ēdo ditė para Perėndisė, por nė tė njėjtėn kohė kemi njė avokat tek Ati, i cili ndėrmjetėson pėr ne.

6. Pėr t’u treguar besimtarėve si tė jetojnė. “Ai qė thotė se qėndron nė tė, duhet tė ecė edhe vetė sikurse ka ecur ai” (1 Gjoni 2:6). “Sepse pėr kėtė ju u thirrėt, sepse edhe Krishti vuajti pėr ne duke lėnė njė shembull, qė tė ecni pas gjurmės sė tij” (1 Pjetri 2:21).

7. Pėr t’u bėrė kreu i njė krijese tė re. “Dhe ai qė rrinte mbi fron tha: ‘Ja unė i bėj tė gjitha gjėrat tė reja’. Dhe mė tha: ‘Shkruaj sepse kėto gjėra janė tė vėrteta dhe besnike’” (Zbulesa 21:5). Shihni gjithashtu 2 Korintasve 5:17 dhe 1 Korintasve 15:45-47.

E. Pėrjetėsia e mishėrimit.

Perėndia do tė jetė gjithmonė i shfaqur nė mish nė personin e Birit tė Tij, Jezus Krishtit.

1. Ėshtė thelbėsore pėr plotėsinė e natyrės njerzore tė Zotit tonė. Zoti ynė, tani nė lavdi, ka natyrėn e tij njerėzore. Ai ėshtė njeri sot.

2. Ėshtė thelbėsore pėr kryepriftėrinė e Zotit tonė. “Sepse duke qenė se bijtė kanė marrė pjesė prej mishi dhe gjaku, po ashtu edhe ai u bė pjestar nė po ato gjėra, qė tė shkatėrronte, me anė tė vdekjes, atė qė ka pushtetin e vdekjes, domethėnė djallin, edhe tė ēlironte tė gjithė ata qė nga frika e vdekjes, i ishin nėnshtruar robėrisė pėr tėrė jetėn. Sepse ai nuk kujdeset pėr engjėjt, por ndihmon pasardhjen e Abrahamit. Prandaj ai duhej t’u ngjante nė ēdo gjė vėllezėrve, qė tė mund tė ishte i mėshirshėm e kryeprift besnik nė ato qė i pėrkasin Perėndisė, pėr t’u bėrė pajtim pėr mėkatet e popullit. Sepse duke qenė se ai vetė hoqi kur u tundua, mund t’u vijė nė ndihmė atyre qė tundohen” (Hebrenjve 2:14-18). “Pėr mė tepėr ata qenė bėrė priftėrinj nė numėr tė madh, sepse vdekja nuk i linte tė qėndronin pėrgjithnjė, kurse ai, mbasi qėndron pėr jetė tė jetės, ka priftėri tė patjetėrsueshme, prandaj edhe mund tė shpėtojė plotėsisht ata qė me anė tė tij i afrohen Perėndisė sepse gjithmonė rron tė ndėrmjetėsojė pėr ta. Sepse ne, njė kryeprift i tillė na duhej, i shenjtė, i pafaj, i papėrlyer, i ndarė nga mėkatarėt dhe i ngritur pėrmbi qiej, i cili nuk ka nevojė ēdo ditė, si ata kryepriftėrinjtė, tė ofrojė flijime mė parė pėr mėkatet e veta e pastaj pėr ato tė popullit, sepse kėtė e bėri njė herė e mirė, kur e kushtoi vetveten. Sepse ligji vė kryepriftėrinj njerėz qė kanė dobėsi, por fjala e betimit, qė vjen pas ligjit, vė Birin qė ėshtė i pėrkryer nė jetė tė jetės” (Hebrenjve 7:23-28). “Sepse Krishti nuk hyri nė njė shenjtore tė bėrė me dorė, qė ėshtė vetėm shėmbėllesė e asaj tė vėrtetė, por nė vetė qiellin pėr tė dalė tani pėrpara Perėndisė pėr ne” (Hebrenjve 9:24). “Duke i drejtuar sytė te Jezusi, kreu dhe plotėsonjėsi i besimit, i cili , pėr gėzimin qė ishte pėrpara tij, duroi kryqin duke e pėrēmuar fyerjen dhe u ul nė tė djathtėn e fronit tė Perėndisė” (Hebrenjve 12:2).

3. Ėshtė thelbėsore pėr kthimin dhe sundimin mijėvjeēar tė Zotit tonė. “Dhe, si ata po i mbanin sytė e ngulitur nė qiell, ndėrsa ai po largohej, ja dy burra nė rroba tė bardha iu paraqitėn atyre, dhe thanė: ‘Burra Galileas, pse qėndroni e shikoni drejt qiellit? Ky Jezus, qė u ėshtė marrė nė qiell nga mesi juaj, do tė kthehet nė tė njėjtėn mėnyrė, me tė cilėn e keni parė tė shkojė nė qiell’” (Veprat e Apostujve 1:10-11). “Sepse kam thėnė: ‘Mirėsia jote do tė vazhdojė pėrjetė, ti do tė vendosėsh besnikėrinė tėnde nė vetė qiejtė. Unė kam lidhur njė besėlidhje me tė zgjedhurin tim, i jam betuar Davidit, shėrbėtorit tim, duke thėnė: Do t’i vendos pasardhėsit e tu pėrjetė dhe do tė ndėrtoj fronin tėnd pėr gjithė brezat’” (Psalmi 89:2-4). “Atė ditė do tė ngre pėrsėri tabernakullin e Davidit qė ka rėnė, do tė ndreq tė ēarat e tij dhe do tė ngre rrėnojat e tij, dhe do ta rindėrtoj si nė ditėt e lashta” (Amosi 9:11). Shihni gjithashtu Isaia 9:6-7 dhe 55:3-4.

F. Provat e mishėrimit.

Provat e mishėrimit janė tė pėrqėndruara nė Vetė Krishtin!

1. Jeta e Tij pa mėkat. “Sepse ne nuk kemi njė kryeprift qė nuk mund t’i vijė keq pėr dobėsitė tona, po njė qė u tundua nė tė gjitha ashtu si ne, por pa mėkatuar” (Hebrenjve 4:15). “Sepse ai bėri tė jetė mėkat pėr ne ai qė nuk njihte mėkat, qė ne tė bėhemi drejtėsia e Perėndisė nė tė” (2 Korintasve 5:21). Vetėm Perėndia, nė mish njerėzor, mund tė jetonte njė jetė pa mėkat.

2. Ringjallja e Tij. “Por tashti Krishti u ringjall prej sė vdekurish, dhe ėshtė fryti parė i atyre qė kanė fjetur” (1 Korintasve 15:20). A do tė ishte ngritur dot nga tė vdekurit, po tė mos kishte qenė Biri i mishėruar i Perėndisė? Sigurisht qė jo.


Kthehu tek faqja: Doktrinat e Biblės

pixelburg.gif (801 bytes)

Copyright © 2002  AlbKristian.com - Faqe tė Krishtera Shqiptare
Njė Projekt i Shėrbesės 'Shqiptarėt pėr Krishtin'.