Free Web Hosting by Netfirms
Web Hosting by Netfirms | Free Domain Names by Netfirms

AlbKristian.com - Faqe tė Krishtera Shqiptare

Kryefaqja


 

III. Dy Natyrat e Krishtit

Nuk mund tė ketė krishterim pa Krishtin. Vėrtetėsia e besimit tė ēdo njeriu, ose kishe, mund tė varet nga kjo pyetje: Ēfarė mendoni ju pėr Krishtin? Nuk e dimė pse modernistėt e sotėm pėrpiqen ta poshtėrojnė Krishtin. Ka nga ata qė pėrpiqen tė vėrtetojnė se Ai nuk ka ekzistuar kurrė. Nė njė universitet tė madh, njė profesor i veēantė u pėrpoq me stėrmundim qė tė vėrtetojė se Krishti ishte vetėm njė sajim i mendjes. Pas shumė leksionesh, ai kishte pėrfunduar ligjėratėn e tij kėrcėnuese dhe mė pas kėrkoi nėse kishte pyetje apo komente. Njė student pyeti me pėrulėsi: “Nė qoftė se Krishti nuk ka ekzistuar kurrė, atėherė pse po e sulmoni Atė?”

Nė qoftė se Ai nuk ka ekzistuar kurrė, atėherė pse armiqtė e tij nuk e lėnė tė qetė? Nė qoftė se Ai nuk u ngrit nga tė vdekurit, pse ata ngatėrrohen me Tė? Ai me tė vėrtetė ekziston. Ai ėshtė ringjallur. Ai jeton pėrgjithmonė!

“Kush ėshtė Ai?”, ka qenė pyetja qė ka mbizotėruar pėr dy mijė vjet. Ne kemi dėshmitė dhe rrėfimet e njerėzve qė e kanė parė Atė.

Gjon Pagėzori: “Ja Qengji i Perėndisė, qė heq mėkatin e botės” (Gjoni 1:29). “Unė pashė dhe jap dėshmi qė ky ėshtė Biri i Perėndisė” (Gjoni 1:34).

Andrea: “Ne e kemi gjetur Mesian, qė pėrkthyer do tė thotė Krishti” (Gjoni 1:41).

Filipi: “E gjetėm atė, pėr tė cilin shkroi Moisiu nė ligj dhe profetėt; Jezusi nga Nazareti, tė birin e Jozefit” (Gjoni 1:45).

Pjetri: “Ti je Krishti, Biri i Perėndisė sė gjallė” (Mateu 16:16).

Njerėzit ishin tė ndarė kur bėhej pyetja se “Kush ėshtė Ai?”. “Shumė veta nga turma, kur i dėgjuan kėto fjalė, thoshin: ‘Ky ėshtė me tė vėrtetė Profeti!’. Tė tjerė thoshin: ‘Ky ėshtė Krishti’. Kurse tė tjerė thoshin: ‘Vallė nga Galilea vjen Krishti? A nuk thotė Shkrimi se Krishti vjen nga pasardhja e Davidit dhe nga Betlehemi, fshati ku jetonte Davidi?’. Kėshtu pati pėrēarje nė turmė pėr shkak tė tij” (Gjoni 7:40-43). Shihni gjithashtu Gjoni 9:17-18, 10:9-20 dhe Luka 5:21.

Njerėzit kanė dyshuar nė hyjninė e Krishtit, por demonėt jo. Ata e shpallėn Atė si Krijuesi i tyre dhe gjykatėsi i ardhshėm. “Dhe ja, ata filluan tė bėrtasin duke thėnė: ‘Ē'ėshtė mes nesh dhe teje, Jezus, Biri i Perėndisė? Mos ke ardhur kėtu tė na tundosh para kohe?’” (Mateu 8:29).

Nė gjyqin e Zotit Jezus, kjo pyetje zinte vend parėsor. “Dhe Jezusi qėndroi para guvernatorit dhe qeveritari e pyeti duke thėnė: ‘A je ti mbreti i judenjve?’. Dhe Jezusi i tha: ‘Ti po thua!’” (Mateu 27:11). Shihni edhe Mateu 26:63 dhe Luka 22:67-70. Ndėrsa Ai ishte i varur mbi Kryq, pyetja akoma i brente mendjet e armiqve tė tij. “Dhe ata qė kalonin e fyenin, duke tundur kokėn dhe duke thėnė: ‘Ti qė e shkatėrron tempullin dhe e rindėrton pėr tre ditė, shpėto vetveten; nė qoftė se je Biri i Perėndisė, zbrit nga kryqi’” (Mateu 27:40).

Pėrderisa kemi dėshmitė dhe rrėfimet e atyre qė e panė Atė, ne qė besojmė nė Tė dhe e duam, kemi Dėshminė (Frymėn e Shenjtė) brenda nesh qė Ai ėshtė Krishti, Biri i Perėndisė sė gjallė. “Sepse ai banon me ju dhe do tė jetė nė ju” (Gjoni 14:17a). “Asnjė njeri nuk mund tė thotė se Jezusi ėshtė Zot pėrveēse nė Frymėn e Shenjtė” (1 Korintasve 12:13b).

A. Natyra njerėzore e Krishtit.

Mė pėrpara, ėshtė sulmuar natyra njerėzore e Krishtit dhe jo hyjnia e Tij. Pavarėsisht se nė ē’kohė jetojmė, Satani ėshtė i njėjti armik dhe ėshtė ai qė frymėzon vazhdimisht sulmin kundėr Zotit tonė.

1. Ai ishte njerėzor nė mėnyrė tė pėrsosur. Kjo do tė thotė se Zoti ynė, megjithėse ka qenė nga pėrjetėsia nė pėrjetėsi, kur u bė mish, Ai zotėronte njė trup njerėzor tė pėrsosur, shpirt dhe frymė. Ne e dimė qė njeriu ka trup, shpirt dhe frymė. “Dhe Perėndia i paqes ju shenjtėroftė ai vetė tėrėsisht; dhe gjithė fryma juaj, shpirt e trup, tė ruhet pa tė metė pėr ardhjen e Zotit tonė Jezus Krisht” (1 Thesalonikasve 5:23).

          a. Trupi i Tij fizik njerėzor. Zoti Jezus, nė natyrėn e Tij njerėzore, zotėronte njė trup. “Sepse duke e derdhur kėtė vaj tė parfumuar mbi trupin tim, ajo e bėri pėr ta pregatitur trupin tim pėr varrim” (Mateu 26:12). Shihni gjithashtu Hebrenjve 10:5; njė shpirt: “Tani shpirti im ėshtė i tronditur dhe ēfarė tė them: O Atė, mė shpėto nga kjo orė? Por pėr kėtė kam ardhur nė kėtė orė” (Gjoni 12:27). Shihni gjithashtu Mateu 26:38; dhe njė frymė: “Por Jezusi, i cili menjėherė e kuptoi nė frymėn e vet se ata po i mendonin kėto gjėra nė veten e tyre, u tha atyre: ‘Pse i mendoni kėto gjėra nė zemrat tuaja?’” (Marku 2:8). Shihni pėr kėtė edhe Luka 23:46 dhe 10:21.

          b. Dukja e Tij njerėzore. Gruaja tek pusi e pa Jezusin si njė qenie njerėzore: “Po, qysh ti qė je njė Jude kėrkon tė pish prej meje qė jam njė grua Samaritane?” (Gjoni 4:9). Pas ringjalljes, Krishti e mbajti dukjen e Tij njerėzore, sepse Maria, duke menduar qė Jezusi ishte kopshtari, e pa Atė si njė qenie njerėzore: “Ajo duke menduar se ishte kopshtari, i tha: ‘Zot, po e pate hequr ti, mė trego se ku e vure dhe unė do ta marr’” (Gjoni 20:15b).

          c. Prindi i Tij njerėzor. Megjithėse Perėndia ishte Ati i Tij, Zoti Jezus kishte njė nėnė njerėzore, qė vėrteton kėshtu qė Ai ishte me natyrė njerėzore. “Por, kur u mbush koha, Perėndia dėrgoi Birin e tij, tė lindur prej gruaje, tė nėnshtruar ligjit” (Galatasve 4:4). Pali ishte i veēuar pėr ungjillin “nė lidhje me Birin e tij, Zotin tonė Jezus Krisht, i lindur nga fara e Davidit sipas mishit” (Romakėve 1:3). “Ditėn e tretė ishte njė dasėm nė Kanė tė Galilesė; dhe nėna e Jezusit ishte atje” (Gjoni 2:1). Shihni gjithashtu Mateu 2:11, 13:55 dhe Gjoni 1:14.

          d. Zhvillimi i Tij njerėzor. Duke qenė krejtėsisht njeri, Zoti u lind dhe u rrit si gjithė fėmijėt e tjerė. “Ndėrkaq fėmija rritej dhe forcohej nė frymė, duke qenė plot dituri dhe hiri i Perėndisė ishte mbi tė. Dhe Jezusi rritej nė dituri, nė shtat dhe nė hir pėrpara Perėndisė dhe njerėzve” (Luka 2:40, 52).

          e. Kufizimi i Tij njerėzor. Duke qenė Perėndi, Biri i Perėndisė u bė njeri, dhe, kur u bė, Ai e kufizoi Veten nė nivelin e njeriut. Kėshtu, Ai kishte kufizime njerėzore, qė ishin dobėsi jomėkatare. Ndėrsa flasim kėshtu, le tė mos i ngatėrrojmė dobėsinė me mėkatin. Ai kishte dobėsi njerėzore, por nuk njohu mėkat. Ai kishte uri: “Dhe mbasi agjeroi dyzet ditė e dyzet netė, mė nė fund e mori uria” (Mateu 4:2); Ai kishte etje: “Pas kėsaj, Jezusi duke e ditur se tė gjitha gjėrat ishin kryer, qė tė pėrmbushej Shkrimi tha: ‘Kam etje’” (Gjoni 19:28); Ai u lodh: “Por aty ishte pusi i Jakobit. Dhe Jezusi, i lodhur nga udhėtimi, u ul pranė pusit; ishte rreth orės sė gjashtė” (Gjoni 4:6); Ai fjeti: (“Dhe ja qė u ngrit nė det njė stuhi aq e madhe, sa valėt po e mbulonin barkėn, por ai flinte” (Mateu 8:24). Shihni gjithashtu Mateu 26:36-40, sepse kėto vargje pėrshkruajnė plotėsisht provėn e Krishtit nė kopėsht, sa qė vetėm njė qenie njerėzore mund ta durojė.

          f. Emri i Tij njerėzor. Emri i tij ishte njė emėr i zakonshėm pėr tė gjithė nė atė kohė: “Dhe ajo do tė lindė njė djalė, dhe ti do t’i vėsh emrin JEZUS, sepse do tė shpėtojė popullin e tij nga mėkatet e tyre” (Mateu 1:21). Shihni edhe Luka 2:21.

          g. Vuajtja dhe vdekja e Tij njerėzore. Vuajtja dhe vdekja e Tij ishin tė zakonshme pėr ato qė provohen nga njeriu. Shkrimet qėndrojnė nė faktin se Ai kishte njė trup njerėzor dhe vuajti si njė njeri (Mateu 26:26-35, Gjoni 19:20, Luka 22:44). Nė qoftė se Jezusi nuk ishte njė njeri, Ai nuk mund tė kishte vdekur, sepse Perėndia nė thelbin e Tij tė vėrtetė nuk mund tė vdesė! Nė tė vėrtetė, Ai vdiq. “Jo me gjakun e cjepve dhe tė viēave, por me gjakun e vet, dhe fitoi njė shpėtim tė amshuar” (Hebrenjve 9:12). Ai u ringjall prej sė vdekurish dhe Ai ėshtė akoma njeri!

2. Ai ėshtė njeriu i pėrsosur.

          a. Ai i tejkalon tė gjithė kufizimet e karakterit.

Gjithēka ėshtė e ndėrthurur tek Ai. Shikoni tė gjitha tiparet e njeriut dhe do tė zbuloni qė disa njerėz kanė tipare tė veēanta, ndėrsa disa tė tjerė kanė tė tjera tipare, por nė Atė gjejmė plotėsi, tė gjitha tiparet e njeriut. Ne besojmė se karakteri i Jezusit ėshtė i pakopjueshėm. Do tė duhej njė Platon pėr tė kopjuar Platonin, ashtu siē do tė duhej njė Jezus pėr tė kopjuar Jezusin.

Mendoni pėr fuqinė e tij, duke e krahasuar me pėruljen e Tij. Ai nxjerr kėmbyesit e parave nga tempulli nė njė ēast tė caktuar dhe u lan kėmbėt dishepujve nė njė ēast tjetėr.

                    (1) Ai ėshtė krejtėsisht i pėrsosur. Ai kurrė nuk vrapoi nga frika. Askush nuk e frikėsoi. Ai kurrė nuk ngazėllohej me suksesin e Tij, ndėrsa ne po. Djalli nuk mundi ta pengonte kurrė. Ai ėshtė Njeriu pėrmbi gjithė njerėzit. Nuk mund tė vini askėnd nė tė njėjtin nivel me Zotin Jezus. Udhėheqėsit e botės, Ēezari, Aleksandri i Madh, madje edhe njerėz tė perėndishėm si Moody dhe Billy Sunday, kurrė nuk mund t’i afrohen Atij. Nuk mund t’i vini perėnditė e njerėzve nė tė njėjtin nivel me Zotin Jezus. Ėshtė vetėm njė vend pėr Shpėtimtarin tonė dhe ai ėshtė froni!

                    (2) Ai ėshtė pa mėkat. Ai ėshtė njė qenie njerėzore e pėrsosur, i vetmi qė ka parė bota ndonjėherė. Shikoni 2 Korintasve 5:21 dhe lexoni pėrshkrimin pėr Tė: “Sepse ai bėri tė jetė mėkat pėr ne, ai qė nuk njihte mėkat, qė ne tė bėhemi drejtėsia e Perėndisė nė tė”. Ky varg i Shkrimit nuk thotė qė Krishti nuk mėkatoi kurrė, megjithėse Ai nuk mėkatoi, por qė Ai nuk kishte natyrė mėkatare.

Nė qoftė se njė njeri do tė jetonte gjatė gjithė jetės sė tij pa mėkat, akoma nuk do tė ishte i pėrsosur. Duke jetuar pa mėkat, ai vetėm se do tė dilte fitimtar mbi natyrėn mėkatare. Krishti nuk pati kurrė njė natyrė mėkatare. “Dhe i shenjti qė do tė lindė prej teje do tė quhet Bir i Perėndisė” (Luka 1:35). Ka qenė vetėm njė Foshnjė e Shenjtė qė duhej lindur nė kėtė botė dhe e quajtėn Jezus! Asnjė i dehur nuk mund ta ndihmojė njė tė dehur tjetėr. Njė njeri nuk duhet tė bėhet vjedhės pėr tė ndihmuar njė vjedhės tjetėr. Zoti Jezus nuk mori mbi Vete njė natyrė mėkatare, me qėllim qė tė na ndihmojė ne qė kemi natyrė mėkatare.

Kur Zoti Jezus ishte nė shkretėtirė pėr dyzet ditė, Ai e kuptoi se ēfarė ishte uria. Ai e di se si shkon puna me ne kur na merr uria. Askush nuk vdiq nė dru dhe as nuk ka kaluar periudha provash tė tilla, ashtu si kaloi Ai mbi kryq. Ai e di se ēfarė do tė thotė tė vuash. Ne kemi diēka brenda vetes qė do qė tė mėkatojmė, por Ai kurrė nuk deshi tė mėkatonte. Ja ēfarė vuajti Ai: pėrpjekjen e djallit pėr ta nxitur Atė drejt dėshirave tė mėkatit.

Mund tė ngrihet pyetja: “A mund tė mėkatonte Zoti Jezus nė qoftė se do tė donte?” Pyetja hidhet poshtė me thėnien: “Duke qenė Biri i Perėndisė, Ai nuk do tė mund tė dėshironte”. Dikush mund tė shtojė: “Nė qoftė se Ai nuk mund tė mėkatonte, atėherė pse ishte tundimi?” Nė qoftė se Ai nuk mund tė mėkatonte, atėherė tundimi ishte njė tallje! Kjo ėshtė pėrgjigjja e saktė! Sepse Ai nuk u tundua pėr tė parė nėse do tė mėkatonte, por u tundua pėr tė treguar se Ai nuk do tė mėkatonte.

Edhe diēka pėr t’u trajtuar: nė qoftė se Zoti Jezus mund tė ketė mėkatuar nė tokė, atėherė ėshtė akoma e mundur pėr Atė tė mėkatojė edhe nė Parajsė, ndėrkohė qė Ai ndėrmjetėson pėr ne. Ai nuk mund tė ketė mėkatuar nė tokė dhe nuk mund tė mėkatojė nė parajsė. Ai ėshtė Kryeprifti ynė i pėrsosur.

          b. Ai i tejkalon tė gjitha kufizimet e kohės. Ai ėshtė pėr tė gjitha kohėrat. Mėsimet e tij nuk janė tė vjetruara. Ato janė bashkėkohore! Librat e kolegjeve dhe universiteteve tona nuk janė mė shumė se dhjetėvjeēare, ato ndryshojnė vazhimisht. Fjala e Tij qėndron e sigurtė. Ai vetė tha: “Qielli dhe toka do tė kalojnė por fjalėt e mia nuk do tė humbasin”. S’ka asnjė dėshmi qė Ai ka shkruar njė libėr pėr jetėn e Tij, por akoma fjalėt e Tij janė tė vėrteta, sepse nuk kanė humbur!

          c. Ai i tejkalon tė gjitha kufizimet e tė gjitha kombėsive. Judenjtė ishin populli mė i veēantė dhe Zoti Jezus erdhi nga raca mė e veēantė njerėzore, por Ai i pėrket ēdo farefisi dhe kombi! Ai u pėrket tė gjithėve. Kinezi mendon pėr Tė si tė ishte kinez, kurse anglezi mendon pėr Tė si tė ishte anglez. Kur ne shpėtohemi, e shpallim Atė si tonin, pavarsisht se ēfarė race i pėrkasim.

Krishti ishte gėnjeshtar, budalla ose Zot! Asnjė modernist nuk thotė ndonjėherė se Ai ishte njė gėnjeshtar, Ai vetėm mendoi qė ishte Zot. Atėherė Ai duhet tė ketė qenė budalla. Sigurisht qė nuk ishte gėnjeshtar, as budalla. Ai ishte Biri i Perėndisė, Perėndia njeri!

B. Natyra hyjnore e Krishtit.

1. Profeci hyjnore. “Zoti i tha Zotėrisė time: ‘Ulu nė tė djathtėn time derisa t’i bėj armiqtė e tu stol tė kėmbėve tė tua’” (Psalmi 110:1). “Por ti, o Betlehem Epafrah, megjithėse je i vogėl midis mijėrave tė Judės, nga ti do tė dalė pėr mua ai qė do tė jetė sundues nė Izrael, origjinat e tė cilit janė nga kohėrat mė tė lashta, nga ditėt e pėrjetsisė” (Mikea 5:2). Shihni gjithashtu Isaia 7:14, 9:8, Jeremia 23:6 dhe Zanafilla 3:15.

2. Emra hyjnorė.

          a. Ai ėshtė quajtur Perėndi. “Atėherė Thomai u pėrgjigj dhe i tha: ‘Zoti im dhe Perėndia im!’” (Gjoni 20:28). “Krishti, i cili ėshtė pėrmbi ēdo gjė Perėndi, i bekuar pėrjetė. Amen” (Romakėve 9:5). “Por ne e dimė se Biri i Perėndisė erdhi dhe na dha tė kuptuarit, qė ne tė njohim atė qė ėshtė i Vėrteti; dhe ne jemi nė tė Vėrtetin, Birin e Tij Jezus Krisht; ky ėshtė i Vėrteti Perėndi dhe jeta e pėrjetshme” (1 Gjoni 5:20). Shihni edhe Mateu 1:23, Gjoni 1:1. Krahaso Psalmi 45:6-7 me Hebrenjve 1:8.

          b. Ai ėshtė quajtur Biri i Perėndisė. Kjo tregon njėjtėsi me Perėndinė. “Prej shumė vetėve dilnin shumė demonė qė bėrtitnin dhe thoshin: ‘Ti je Krishti, Biri i Perėndisė’. Por Ai i qortonte dhe nuk i lejonte tė flisnin, sepse ata e dinin se ai ishte Krishti” (Luka 4:41). “Nė tė vėrtetė, nė tė vėrtetė po ju them: Po vjen ora, madje ka ardhur, kur tė vdekurit do tė dėgjojnė zėrin e Birit tė Perėndisė, dhe ata qė e kanė dėgjuar do tė jetojnė” (Gjoni 5:25). “Sepse atė qė ishte e pamundur pėr ligjin, sepse ishte pa forcė pėr shkak tė mishit, Perėndia, duke dėrguar Birin e vet nė shėmbėllim mishi mėkatar, edhe pėr mėkat, e dėnoi mėkatin nė mish” (Romakėve 8:3). Shikoni kėto vargje: Marku 1:1, Mateu 27:40-43, Gjoni 19:7, 10:36, 11:4.

          c. Ai ėshtė quajtur Zot. “Biri i njeriut ėshtė Zot edhe i sė shtunės” (Mateu 12:8). “Ju mė thėrrisni Mėsues dhe Zot dhe mirė bėni, sepse jam” (Gjoni 13:13). “Dhe ata i thanė: ‘Beso nė Zotin Jezus Krisht dhe do tė shpėtohesh ti, dhe shtėpia jote’” (Veprat 16:31). “Dhe mbi rrobėn e vet dhe mbi kofshėn ishte shkruar njė emėr: MBRETI I MBRETĖRVE dhe ZOTI I ZOTĖRVE” (Zbulesa 19:16).

          d. Ai ėshtė quajtur me emra tė tjerė hyjnorė. “Dhe kur e pashė, rashė para kėmbėve tė tij si vdekur. Dhe ai vuri dorėn e tij tė djathtė mbi mua, duke mė thėnė: ‘Mos u tremb! Unė jam i pari dhe i fundit’” (Zbulesa 1:17). Shihni gjithashtu Zbulesa 22:13.

3. Barazia hyjnore. “Tani, pra, mė pėrlėvdo, o Atė, pranė teje, me lavdinė qė unė e kisha pranė teje para se tė bėhej bota” (Gjoni 17:5). “Ai qė mė sheh mua, ka parė atė qė mė ka dėrguar” (Gjoni 12;45). “Edhe pse ishte nė trajtė Perėndie, nuk e ēmoi si njė gjė ku tė mbahej fort pėr tė qenė barabar me Perėndinė” (Filipianėve 2:6). “Sepse tek ai banon trupėrisht e gjithė plotėsia e Hyjnisė” (Kolosianėve 2:9).

4. Marrėdhėnie hyjnore. Emri i Tij ėshtė i ēiftėzuar me emrin e tė Atit. “Unė dhe Ati im jemi njė” (Gjoni 10:30). “Hiri i Zotit Jezus Krisht, dhe dashuria e Perėndisė, dhe bashkėsia e Frymės sė Shenjtė, qoftė me ju tė gjithė. Amen” (2 Korintasve 13:14). “Dhe vetė Zoti ynė Jezus Krisht dhe Perėndia Ati ynė, qė na deshi dhe na dha me anė tė hirit njė ngushėllim tė pėrjetshėm dhe njė shpresė tė mirė, ngushėlloftė zemrat tuaja dhe ju forcoftė nė ēdo fjalė e punė tė mirė” (2 Thesalonikasve 2:16-17).

5. Adhurimi hyjnor. Adhurimi i pėrket vetėm Perėndisė. Krishti mori adhurim tė vėrtetė, prandaj Krishti ėshtė Perėndi! “Dhe erdhėn dijetarė … duke thėnė: ‘Ku ėshtė mbreti i judenjve, qė ka lindur? Sepse pamė yllin e tij nė lindje dhe erdhėm pėr tė adhuruar’. Dhe mbasi hynė nė shtėpi, e panė fėmijėn me Marien, nėnėn e tij, dhe ranė pėrmbys dhe e adhuruan. Pastaj hapėn thesaret e tyre dhe dhuruan ar, temjan e mirrė” (Mateu 2:2, 11).

Dijetarėt nuk kishin ardhur pėr tė adhuruar Marien, por Krishtin Jezus. Nė vitet e mėvonshme Ai pranoi adhurim. “Atėherė ata qė ishin nė barkė erdhėn dhe e adhuruan duke thėnė: ‘Me tė vėrtetė ti je Biri i Perėndisė’” (Mateu 14:33). Shihni gjithashtu Mateu 9:18 dhe Luka 24:52. Nė qoftė se Krishti nuk do kishte qenė Perėndi, atėherė ky adhurim do tė kishte qenė idhujtari. Urdhėrimi i Perėndisė ėshtė qė Biri tė adhurohet. “Dhe akoma kur ta shtjerė tė Parėlindurin nė botė, thotė: ‘Le ta adhurojnė tė gjithė engjėjt e Perėndisė’” (Hebrenjve 1:6). “Qė tė gjithė ta nderojnė Birin ashtu si nderojnė Atin; kush nuk nderon Birin, nuk nderon as Atin qė e ka dėrguar” (Gjoni 5:23). E vėrteta pėr tė gjitha kohėrat ėshtė qė tė krishterėt e kanė adhuruar Krishtin si Perėndi. Njerėzit tė rilindur nuk do tė kishin qenė tė kėnaqur me adhurimin e njė njeriu tė thjeshtė.

6. Tipare hyjnore.

          a. Plotfuqishmėria. “Prandaj Jezusi u afrua dhe u foli atyre duke thėnė: ‘Mua mė ėshtė dhėnė ēdo pushtet nė qiell e nė tokė’” (Mateu 28:18). Ai ka pushtet mbi vdekjen: “Jezusi i tha: ‘Unė jam ringjallja dhe jeta; ai qė beson nė mua, edhe sikur tė duhej tė vdesė do tė jetojė. Dhe ai qė jeton nė mua, nuk do tė vdesė kurrė pėrjetė. A e beson kėtė?’” (Gjoni 11:25-26). Ai ka pushtet mbi natyrėn: “Sepse me tė u krijuan tė gjitha gjėrat, ato qė janė nė qiejtė dhe ato mbi dhe, gjėrat qė duken dhe ato qė nuk duken; frone, zotėrime, principata dhe pushtete; tė gjitha gjėrat janė krijuar me anė tė tij dhe nė lidhje me tė. Ai ėshtė pėrpara ēdo gjėje dhe tė gjitha gjėrat qėndrojnė nė tė” (Kolosianėve 1:16-17). Ai ka pushtet mbi demonėt: “Atėherė tė gjithė i pushtoi habia dhe i thoshin njėri-tjetrit: ‘Ē’fjalė ėshtė kjo, vallė? Ai i urdhėron me autoritet dhe pushtet frymėrat e ndyra dhe ata dalin!’” (Luka 4:36).

          b. Gjithėdijshmėria. “Tani e njohim se ti din gjithēka edhe s’ke nevojė qė ndokush tė tė pyesė, prandaj ne besojmė se ke dalė nga Perėndia” (Gjoni 16:30). “Dhe ai [Pjetri] u pėrgjigj: ‘Zot, ti di ēdo gjė, ti e di se unė tė dua’. Jezusi i tha: ‘Kulloti delet e mia’” (Gjoni 21:17b). Shihni gjithashtu Mateu 9:4, Marku 2:8, Luka 6:8, 9:47, Gjoni 1:48-49 dhe Gjoni 4:16-19.

Kjo pyetje e mėsuesve tė Jeruzalemit vėrteton gjithėdijshmėrinė e Zotit Jezus: “Si i ditka ky shkronjat pa pasur studiuar?” (Gjoni 7:15). Kjo na bėn tė kuptojmė se Jezus Krishti nuk mori kurrė mėsim nga njeriu. Ai nuk kishte nevojė pėr shkollė. Dishepujt e tij u ulėn tek kėmbėt e Tij, tek kėmbėt e kujt u ul Ai? Tek kėmbėt e askujt! Pali ishte njė student i Gamalielit, po Jezusin kush e mėsoi? Askush! Krishti tha, “Mėsoni nga unė”. A tha Ai ndonjėherė: “Mė mėsoni”? Kurrė! Nganjėherė marim kėshillė pėr tė shkuar tek njė autoritet mė i lartė, por tek cili autoritet shkoi Ai? Tek askush, sepse Ai kishte gjithė autoritetin. A tha Jezusi ndonjėherė, “Nuk mė kujtohet, duhet ta shikoj pak?” Kurrė! Ai nuk u kap kurrė nė gabim. Tek Marku 12:13 kemi kėto fjalė: “Pastaj i dėrguan disa farisenj dhe herodianė pėr ta zėnė nė gabim nė fjalė”. Ata u pėrpoqėn t’i bėnin kurth nė fjalė me fjalėt e tij, por Ai ishte gjithė menēuri dhe i vuri tė gjithė kundėrshtarėt e tij nė ngatėrrim.

                    (1) Si i mėsoi Ai tė tjerėt.

                             (a) Me thjeshtėsi. Ilustrimet e Tij ishin tė ēastit. Ai i tėrhiqte nga vetė jeta. Ai nuk kishte nevojė pėr njė kompjuter.

                             (b) Me autoritet. Ju nuk e keni dėgjuar kurrė Zotin Jezus duke thėnė: “Ne gjithashtu mund tė supozojmė”. Shihni Mateu 7:29 dhe Marku 1:22.

                    (2) Ēfarė na mėsoi Ai.

                             (a) Doktrinė. Mėsimi i tij nuk vlerėsohet sot. Modernistėt e zėvendėsojnė doktrinėn me etikėn, domethėnė me parimet morale. Ata besojnė nė shpėtimin me anė tė tė jetuarit me parime tė ndershme.

                             (b) Ndershmėri. Krishti, nė tė vėrtetė, i mėsoi njerėzit tė jenė tė ndershėm, por doktrina ishte mbi gjithēka. Ndershmėria duhet tė ketė doktrinėn si themel.

          c. Gjithurtėsi. “[Tek Krishti] janė fshehur tė gjitha thesaret e diturisė dhe tė njohjes” (Kolosianėve 2:3).

          d. Kudopranishmėri. “Dhe ja, unė jam me ju gjithė ditėt deri nė mbarim tė botės” (Mateu 28:20). “Askush nuk u ngjit nė qiell pėrveē atij qė zbriti nga qielli, pra, Birit tė njeriut qė ėshtė nė qiell” (Gjoni 3:13).

          e. Pandryshueshmėri. “Ata do tė prishen, por ti mbetesh; edhe tė gjithė do tė vjetrohen si rrobė, dhe ti do t’i mbėshtjellėsh si njė mantel edhe do tė ndėrrohen, por ti je po ai dhe vitet e tua nuk do tė shterren kurrė” (Hebrenjve 1:11,12). “Kurse ai, mbasi qėndron pėr jetė tė jetės, ka priftėri tė patjetėrsueshme” (Hebrenjve 7:24). “Krishti ėshtė i njėjtė dje, sot dhe pėrjetė” (Hebrenjve 13:8). Jezusi mund tė ndryshojė pozicionin e Tij, por Personi i tij nuk ndryshon.

          f. Pėrjetėsi. “Nė fillim ishte Fjala, dhe Fjala ishte me Perėndinė dhe Fjala ishte Perėndi. Ai (fjala) ishte nė fillim me Perėndinė” (Gjoni 1:1-2). “Por ti, o Betlehem Epafrah, megjithėse je i vogėl midis mijėrave tė Judės, nga ti do tė dalė pėr mua ai qė do tė jetė sundues nė Izrael, origjinat e tė cilit janė nga kohėrat mė tė lashta, nga ditėt e pėrjetėsisė” (Mikea 5:2). “Jezusi u tha atyre: ‘Nė tė vėrtetė, nė tė vėrtetė unė po ju them; para se tė kishte lindur Abrahami, Unė jam’” (Gjoni 8:58). “Mos u frikėso; Unė jam i pari dhe i fundit” (Zbulesa 1:17c).

          g. Shenjtėri. “Ai nuk bėri asnjė mėkat dhe nuk u gjet asnjė mashtrim nė gojėn e tij” (1 Pjetri 2:22). “Dhe ju e dini se ai u shfaq pėr tė hequr mėkatet tona, dhe nė tė nuk ka mėkat” (1 Gjoni 3:5). Shihni gjithashtu Hebrenjve 7:26.

          h. Dashuri. Pali lutet pėr efesianėt: “tė njihni dashurinė e Krishtit qė tejkalon ēdo njohuri, qė tė mbusheni me tėrė plotėsinė e Perėndisė” (Efesianėve 3:19). Kjo dashuri:

                    (1) Ėshtė vetvetishme.

                    (2) Ėshtė e pėrjetshme.

                    (3) Ėshtė e pakufizuar.

                    (4) Ėshtė e pashtershme.

                    (5) Ėshtė e pamposhtshme. Shihni Efesianėve 5:25; Zbulesa 1:5.

          i. Drejtėsi. “Por ju e mohuat tė Shenjtin, tė Drejtin, dhe kėrkuat qė t'ju jepej njė vrasės” (Veprat e Apostujve 3:14).

7. Pushtete hyjnore.

          a. Krijimi. I gjithė krijimi vjen nga veprimi i Perėndisė. Krishti krijoi, prandaj Ai ėshtė Perėndi. “Edhe ti, o Perėndi, nė krye themelove tokėn dhe qiejt janė vepėr e duarve tė tua” (Hebrenjve 1:10). Shihni gjithashtu Gjoni 1:3, Kolosianėve 1:16, Efesianėve 3:9, Gjoni 1:10.

          b. Ruajtja. “Ai duke qenė shkėlqimi i lavdisė sė tij dhe vula e qenies sė tij dhe duke mbajtur tė gjitha me fjalėn e fuqisė sė tij, mbasi e bėri vetė pastrimin nga mėkatet tona, u ul nė tė djathtėn e Madhėrisė nė vendet e larta” (Hebrenjve 1:3). “Ai ėshtė pėrpara ēdo gjėje dhe tė gjitha gjėrat qėndrojnė nė tė” (Kolosianėve 1:17).

          c. Ndjesa. “Prandaj i tha asaj: ‘Mėkatet e tua tė janė falur’” (Luka 7:48). Shihni gjithashtu Marku 2:5-10.

          d. Ringjallja. “Ky ėshtė vullneti i Atit tim qė mė ka dėrguar; qė unė tė mos humbas asnjė nga tė gjithė ata qė ai mė ka dhėnė, por t’i ringjall nė ditėn e fundit. Ky ėshtė vullneti i Atit tim; qė kushdo qė sheh Birin dhe beson nė tė, tė ketė jetė tė pėrjetshme, dhe unė do ta ringjall atė nė ditėn e fundit” (Gjoni 6:39, 40).

          e. Transformimi. “Shumė tė dashur, tani jemi bij tė Perėndisė, por ende nuk ėshtė shfaqur ē’do tė jemi; por e dimė se, kur tė shfaqet ai, do tė jemi tė ngjashėm me tė, sepse do ta shohim se si ėshtė ai” (1 Gjoni 3:2). Shihni gjithashtu Filipianėve 3:21.

          f. Gjykimi. “Sepse Ati nuk gjykon asnjė, por tė gjithė gjyqin ia dha Birit” (Gjoni 5:22). Shihni edhe Veprat e Apostujve 17:31, Mateu 16:27, Mateu 25:31, Romakėve 2:16, 14:10, 2 Korintasve 5:10 dhe Zbulesa 22:12.

          g. Shpėtimi. “Unė ju jap atyre jetėn e pėrjetshme dhe nuk do tė humbasin kurrė, e askush nuk do t’i rrėmbejė nga dora ime” (Gjoni 10:28). Shihni edhe te Gjoni 5:25, 6:47, 10:10 dhe 17:2.

C. Shkrirja e tė dy natyrave nė njė person.

Njeriu nuk mund ta kuptojė. Kjo ėshtė njė provė qė Bibla ėshtė Fjala e Perėndisė, sepse, nė qoftė se njeriu ėshtė autori i saj, ai do t’i kishte lėnė jashtė dy natyrat e Krishtit. Kėto janė fakte tė pėrjetshme dhe Perėndia nuk kėrkon t’i shpjegojė, por bėn njė deklarim tė thjeshtė: Krishti kishte natyrė njerėzore dhe natyrė hyjnore. Tė dyja janė tė plota. Nuk ėshtė biblike tė thuash qė Krishti ėshtė Perėndi dhe njeri, por ėshtė mė mirė tė thuash qė Ai ėshtė Perėndia-Njeri. Njė tip i natyrės sė Tij dyshe mund tė gjendet nė dėrrasat e tabernakullit. Dėrrasat ishin prej druri dhe ari. Pra, kishte njė dėrrasė me dy lėndė dhe jo dy dėrrasa. Druri nuk u bė ndonjėherė ar dhe as ari nuk u bė dru. Krishti kishte vetėm njė personalitet dhe jo dy. Dy natyra nė njė personalitet. Ne pėrpiqemi ta bėjmė Gjonin qė tė thotė “Fjala u bė njė njeri” por, ai thotė “Fjala u bė mish” (Gjoni 1:14). Nė qoftė se e bėjmė Krishtin me dy personalitete, atėherė e bėjmė Hyjninė me katėr dhe jo trini.

D. Gabime nė lidhje me dy natyrat e Krishtit.

1. Ebionitizmi. Ky drejtim ishte mbizotėrues gjatė shekullit tė parė tė kishės sė krishterė, qė mohonte hyjninė e Krishtit. Thuhej qė Krishti kishte njė marrėdhėnie me Perėndinė vetėm pas pagėzimit tė Tij.

2. Korintianizmi. Kjo rrymė ishte shumė e pėrhapur gjatė ditėve tė apostullit Gjon. Sipas kėsaj rryme, Krishti nuk kishte hyjni fare derisa u pagėzua.

3. Docetizmi. Drejtimi nė fjalė zuri rrėnjė nė kishė gjatė pjesės sė dytė tė shekullit tė dytė. Thuhej se Krishti nuk kishte patur njė trup njerėzor. Ai pati njė trup, njė trup qiellor. Kėshtu, docetizmi mohonte natyrėn njerėzore tė Krishtit. Njė gabim i tillė ėshtė “fryma e anti-Krishtit” (1 Gjoni 4:1-3).

4. Arianizmi. Kjo rrymė mohonte natyrėn hyjnore tė Krishtit. Arianizmi theksonte se ka qenė njė kohė kur Biri nuk ka ekzistuar fare, njė kohė kur Perėndia jetoi dhe mė pas Ai pati Birin e Tij pas Vetes. Kėshtu mohonte ekzistencėn e pėrjetshme tė Krishtit.

5. Apolinarianizmi. Kjo rrymė theksonte se Krishti kishte njė trup tė paplotė njerėzor. Apolinarianėt arsyetonin se mėkati ishte mbjellė nė shpirtin e tė gjithė njerėzve. Perėndia nuk kishte mėkat, prandaj Krishti nuk kishte shpirt dhe, si pasojė, Ai kishte njė trup tė paplotė njerėzor.

6. Nestorianizmi. Nestorianėt morėn dy natyrat e Krishtit dhe bėnė dy persona prej tyre. Me fjalė tė tjera, kjo do tė thotė qė Perėndia erdhi dhe banoi nė njė njeri tė pėrsosur, prandaj Perėndia ishte nė Krishtin, nė vend qė Krishti tė ishte Perėndi.

7. Euticianizmi. Euticianėt morėn dy natyrat e Krishtit dhe i bashkuan duke bėrė njė natyrė tė re.

8. Monothelitizmi. Ky besim kėmbėngulte nė besimin qė Krishti kishte dy natyra, por vetėm njė vullnet.

9. Unitarianizmi. Unitarianėt e mohojnė Trininė. Kėshtu, ata mohojnė edhe hyjninė e Krishtit sė bashku me tė.

10. Shkenca e Krishterė. Ky besim ėshtė njė mohim i natyrės njerėzore tė Krishtit.

11. Agimi Mijėvjeēar. Ky besim mohon qenien vetjake tė Zotit tonė Jezus Krisht.


Kthehu tek faqja: Doktrinat e Biblės

pixelburg.gif (801 bytes)

Copyright © 2002  AlbKristian.com - Faqe tė Krishtera Shqiptare
Njė Projekt i Shėrbesės 'Shqiptarėt pėr Krishtin'.