Free Web Hosting by Netfirms
Web Hosting by Netfirms | Free Domain Names by Netfirms

AlbKristian.com - Faqe tė Krishtera Shqiptare

Kryefaqja


 

II. Hyjnia e Frymės sė Shenjtė

Ai ėshtė njė person hyjnor. Ai ėshtė Perėndi! Ai ėshtė i barabartė me Atin dhe Birin, i pėrjetshėm bashkė me Atin dhe Birin dhe jeton bashkė me Atin dhe Birin. Megjithatė Ai ėshtė i emėruar si personi i tretė i Trinisė. Nė jetėt tona, mund tė ketė njerėz tė barabartė nė status, por janė tė varur nga tė tjerėt nė pozitė. Ėshtė e njėjta gjė edhe me Frymėn e Shenjtė. Si njė qenie, Ai ėshtė i barabartė me Atin dhe Birin, por nė pozitė Ai eshtė i varur tek Ati dhe i jep pėrparėsi Birit. Mbajeni mend mirė qė nuk ka xhelozi nė Hyjninė.

A. Ai ėshtė identifikuar si Hyjni i Dhiatės sė Vjetėr.

Jezusi i Dhiatės sė Re ėshtė Perėndia (Jehova) i Dhiatės sė Vjetėr edhe Fryma e Shenjtė e Dhiatės sė Re ėshtė Jehova i Dhiatės sė Vjetėr. “Por kjo ėshtė besėlidhja qė do tė vendos me shtėpinė e Izraelit mbas atyre ditėve, thotė Zoti: ‘Do ta shtie ligjin tim nė mendjen e tyre dhe do ta shkruaj mbi zemrėn e tyre, dhe unė do tė jem Zoti i tyre dhe ata do tė jenė populli im’” (Jeremia 31:33). “Sepse me njė ofertė tė vetme, ai bėri tė pėrsosur pėrgjithnjė ata qė shenjtėrohen. Por edhe Fryma e Shenjtė na dėshmon; sepse mbasi pat thėnė mė parė: ‘Kjo ėshtė besėlidhja qė unė do tė tė bėj me ata pas atyre ditėve, thotė Perėndia, unė do t’i shtie ligjet e mia nė zemrat e tyre dhe do t’i shkruaj nė mendjet e tyre’” (Hebrenjve 10:14-16).

B. Ai ėshtė quajtur Perėndi.

1. Nė Veprat 5:3-4. “Por Pjetri i tha: ‘Anania, pse Satani ta mbushi zemrėn qė tė gėnjesh Frymė e Shenjtė dhe tė mbash njė pjesė tė ēmimit tė arės? Po tė mbetej e pashitur, a nuk do tė ngelte jotja? Dhe ato qė more nga shitja a nuk ishin vallė nė dispozicionin tėnd? Pse e shtive nė zemėr kėtė gjė? Ti nuk ke gėnjyer njerėzit, por Perėndinė!’”. Anania dhe Safira vdiqėn menjėherė sepse gėnjyen Frymėn e Shenjtė. Ata gėnjyen nė kohėn e shenjtėrimit tė gjėrave. Ata nuk vdiqėn sepse mbajtėn paratė e tyre, por sepse ata deklaruan qė kishin dhėnė gjithēka. Ata gėnjyen kishėn, pra, edhe Frymėn e Shenjtė.

2. 1 Korintasve 3:16. “A nuk e dini ju se jeni tempulli i Perėndisė dhe se Fryma e Perėndisė banon nė ju?” Ne jemi tempulli i Perėndisė sepse Fryma banon brenda nesh.

3. Nė 2 Korintasve 3:17. “Sepse Zoti ėshtė Fryma dhe atje ku ėshtė Fryma e Zotit, atje ėshtė liria”.

C. Ai zotėron tipare hyjnore.

1. Gjithėfuqishmėri. “Dhe engjėlli duke u pėrgjigjur, i tha: ‘Fryma e Shenjtė do tė vijė mbi ty dhe pushteti i Shumė tė Lartit do tė tė mbulojė me hijen e vet; prandaj i shenjti qė do tė lindė prej teje do tė quhet Bir i Perėndisė’” (Luka 1:35).

2. Gjithėdijshmėri. “Sepse Fryma heton ēdo gjė, edhe tė thellat e Perėndisė” (1 Korintasve 2:10). Shihni gjithashtu Luka 2:25-32.

3. Kudopranishmėri. “Ku do tė mund tė shkoja larg Frymės sate, ose ku do tė mund tė ikja larg pranisė sate? Nė rast se ngjitem nė qiell, ti je atje; nė rast se e shtrij shtratin tim nė Sheol, ti je edhe aty. Nė rast se marr krahėt e agimit dhe shkoj tė banoj nė skajin e detit, edhe aty dora jote do tė mė udhėheqė dhe dora jote e djathtė do tė mė kapė” (Psalmi 139:7-10).

4. Pėrjetshmėri. “Sa mė tepėr gjaku i Krishtit, i cili nėpėrmjet Frymės sė pėrjetshme ia dha veten e Vet tė panjollosur Perėndisė, do tė pastrojė ndėrgjegjen tonė nga veprat qė ēojnė nė vdekje, qė ne t’i shėrbejmė Perėndisė sė gjallė?” (Hebrenjve 9:14, CHC).

5. Dashuri. “Dhe ju bėj thirrje, o vėllezėr, pėr Zotin tonė Jezus Krisht dhe pėr dashurinė e Frymės, tė luftoni bashkė me mua nė lutje te Perėndia pėr mua” (Romakeve 15:30).

6. Shenjtėri. “Dhe mos e trishtoni Frymėn e Shenjtė tė Perėndisė, me tė cilin u vulosėt pėr ditėn e shpengimit” (Efesianėve 4:30).

D. Ai kryen veprat e Perėndisė.

1. Krijimi. “Nė fillim Perėndia krijoi qiejt dhe tokėn. Toka ishte pa trajtė, e zbrazėt dhe errėsira mbulonte sipėrfaqen e humnerės; dhe Fryma e Perėndisė fluturonte mbi sipėrfaqen e ujėrave” (Zanafilla 1:1-2). “Ti dėrgon frymėn tėnde dhe ata krijohen, kėshtu ti ripėrtėrin faqen e dheut” (Psalmi 104:30). “Fryma e Perėndisė mė ka krijuar dhe fryma e tė Plotfuqishmit mė jep jetė” (Jobi 33:4).

2. Pėrtėritja. “Jezusi iu pėrgjigj dhe tha: ‘Nė tė vėrtetė, nė tė vėrtetė po tė them qė nėse njė nuk ka rilindur nuk mund ta shohė mbretėrinė e Perėndisė’ … Jezusi u pėrgjigj: ‘Nė tė vėrtetė, nė tė vėrtetė po tė them se kush nuk ka lindur nga uji dhe nga Fryma, nuk mund tė hyjė nė mbretėrinė e Perėndisė. Ē’ka lindur nga mishi ėshtė mish; por ē’ka lindur nga Fryma ėshtė frymė. Mos u mrekullo qė tė thashė: <<Duhet tė lindni pėrsėri>>. Era fryn ku tė dojė dhe ti ia dėgjon zėrin, por ti nuk e di nga vjen dhe ku po shkon; kėshtu ėshtė edhe ēdo njėri qė ka lindur nga Fryma’” (Gjoni 3:3-8).

3. Ringjallja. “Dhe nė qoftė se fryma e atij qė ringjalli Krishtin prej sė vdekurish do t’ju japė jetė edhe trupave tuaj vdekatarė me anė tė Frymės sė tij qė banon nė ju” (Romakėve 8:11).

4. Shndėrrimi. “Nėse Krishti ėshtė nė ju, trupi patjetėr ėshtė i vdekur pėr shkak tė mėkatit, por Fryma ėshtė jetė pėr shkak tė drejtėsisė” (Romakėve 8:10).

5. Shpėtimi. “Por u latė, por u shenjtėruat, por u shfajėsuat nė emėr tė Zotit Jezus dhe me anė tė Frymės sė Perėndisė tonė” (1 Korintasve 6:11).

E. Ai ushtron sovranitetin e Perėndisė.

“Dhe tė gjitha kėto i bėn i njėjti dhe i vetmi Frymė, duke i ndarė gjithsecilit dhunti veē e veē ashtu si do vetė” (1 Korintasve 12:11). Shihni gjithashtu Zakaria 4:6.

F. Ai duhet tė njihet si Perėndi.

1. E paraqitur nė Dėrgimin (misionin) e Madh. “Pastaj Jezusi u afrua dhe u foli atyre duke thėnė: ‘Mua mė ėshtė dhėnė ēdo pushtet nė qiell e nė tokė. Shkoni pra, dhe bėni dishepuj nga tė gjithė popujt duke i pagėzuar nė emėr tė Atit e tė Birit e tė Frymės sė Shenjtė dhe duke i mėsuar tė zbatojnė gjėrat qė unė ju kam urdhėruar. Dhe ja, unė jam me ju gjithė ditėt, deri nė mbarim tė botės. Amen’” (Mateu 28:18-20).

2. E paraqitur nė bekimin apostullor. “Hiri i Zotit Jezus Krisht, dashuria e Perėndisė dhe bashkėsia e Frymės sė Shenjtė qofshin me ju tė gjithė. Amen” (2 Korintasve 13:13).

3. E paraqitur nga emėrimet biblike. “Kush ka veshė, le tė dėgjojė atė qė u thotė Fryma kishave” (Zbulesa 3:22).

4. E paraqitur nga veprimtaria e kishės. “Ka larmi dhuntish, por i njėjti Frymė. Ka edhe larmi shėrbimesh, por i njėjti Zot. Dhe ka larmi veprimtarish por ėshtė i njėjti Perėndi i cili i bėn tė gjitha gjėrat nė tė gjithė” (1 Korintasve 12:4-6).

G. Duhet tė mbėshtetemi tek Ai si tek Perėndia.

“Tani kur t’ju ēojnė pėr t’ju dorėzuar nė duart e tyre, mos u shqetėsoni qė mė parė pėr atė qė do tė duhet tė thoni dhe mos e paramendoni; por thoni ēfarė t’ju jepet nė atė ēast, sepse nuk jeni ju qė flisni, por Fryma e Shenjtė” (Marku 13:11). Shihni gjithashtu Romakėt 8:26.

H. Mund tė mėkatosh kundėr Tij, pra, kundėr Perėndisė.

“Por Pjetri i tha: ‘Anania, pse Satani ta mbushi zemrėn qė tė gėnjesh Frymėn e Shenjtė dhe tė mbash njė pjesė tė ēmimit tė arės? Po tė mbetej e pashitur, a nuk do tė ngelte e jotja? Dhe ato qė more nga shitja a nuk ishin vallė nė dispozicionin tėnd? Pse e shtive nė zemėr kėtė gjė? Ti nuk ke gėnjyer njerėzit, por Perėndinė!’” (Veprat e Apostujve 5:3-4).


Kthehu tek faqja: Doktrinat e Biblės

pixelburg.gif (801 bytes)

Copyright © 2002  AlbKristian.com - Faqe tė Krishtera Shqiptare
Njė Projekt i Shėrbesės 'Shqiptarėt pėr Krishtin'.