Free Web Hosting by Netfirms
Web Hosting by Netfirms | Free Domain Names by Netfirms

AlbKristian.com - Faqe tė Krishtera Shqiptare

Kryefaqja


 

III. Puna e Frymės sė Shenjtė

A. E paraqitur nė Dhiatėn e Vjetėr.

Dikush ka thėnė qė Fryma e Shenjtė ėshtė pėrmendur tetėdhjetė e tetė herė nė Dhiatėn e Vjetėr. Megjithatė mėsimi i Frymės sė Shenjtė nuk ėshtė aq i qartė nė Dhiatėn e Vjetėr sa nė Dhiatėn e Re.

1. Shfaqja e Tij.

          a. Duke ardhur mbi njerėzit. “Dhe, me sytė e ngritur, Balaami pa Izraelin qė kishte fushuar sipas fiseve, dhe Fryma e Perėndisė e mbuloi atė” (Numrat 24:2). “Atėherė Fryma e Zotit erdhi mbi Jefteun dhe ai kaloi nėpėr Galaadin dhe Manasin, arriti nė Mitspah tė Galaadit dhe qė kėtej lėvizi kundėr bijve tė Amonit” (Gjyqtarėt 11:29). Shihni gjithashtu Gjyqtarėt 3:10 dhe 14:6.

          b. Duke veshur njerėzit. “Por Fryma e Zotit (Jehova) depėrtoi te (nė hebraisht do tė thotė u vesh me tė) Gideoni qė i ra borisė; dhe Abiezeritėt u thirrėn qė t’i shkonin pas” (Gjykatėsit 6:34). Shihni gjithashtu 2 Kronikave 24:20.

          c. E derdhur mbi njerėzit. “Mbi tokėn e popullit tim do tė rriten gjemba dhe ferra … deri sa mbi ne tė pėrhapet Fryma nga lart, shkretėtira tė bėhet pemishte dhe pemishtja tė konsiderohet si njė pyll” (Isaia 32:13, 15).

          d. Duke mbushur njerėzit. “Dhe e mbusha me Frymėn e Perėndisė, me dituri, me zgjuarsi, me njohuri dhe ēdo shkathtėsi” (Eksodi 31:3). Shihni gjithashtu Mikea 3:8.

          e. Duke pushuar mbi njerėzit. “Atėherė Zoti zbriti nė renė dhe i foli atij, mori nga Fryma qė qėndronte mbi tė dhe e ēoi mbi tė shtatėmbėdhjetė pleqtė; por kur Fryma u vu mbi ta, ata bėnė profeci, megjithėse mė vonė nuk bėnė mė” (Numrat 11:25). Shihni gjithashtu Numrat 11:26 dhe Isaia 11:2.

Fryma e Shenjtė nuk paraqitet sikur banonte brenda besimtarit. Fryma e Shenjtė i mbushte ata, por kurrė nuk mori vendbanesė brenda tyre.

Asnjė shenjtor i Dhiatės sė Vjetėr nuk u pagėzua me Frymėn e Shenjtė. Ky pagėzim fillestar nisi nė ditėn e Rrėshajve, pesėdhjetė ditė pas ngjalljes sė Krishtit prej sė vdekurish.

2. Shėrbimi i Tij.

          a. Nė lidhje me krijimin.

                    (1) Krijimi.

                             (a) I qiejve dhe i tokės. “Qiejtė u bėnė me anė tė fjalės sė Zotit dhe tėrė ushtria e tyre me anė tė frymės sė gojės sė tij. Ai mblodhi ujėrat nė njė tog dhe vendosi thellėsitė e tyre tė mėdha si rezervuare. Tėrė toka le tė ketė frikė nga Zoti dhe le tė dridhen para tij tėrė banorėt e botės. Sepse ai foli dhe gjėja bė; ai urdhėroi dhe gjėja u shfaq” (Psalmi 33:6-9). Shihni edhe Jobi 26:13.

                             (b) I kafshėve. “Sa tė shumta janė veprat e tua, o Zot! Ti i ke bėrė tė gjitha me dituri; toka ėshtė plot me pasuritė e tua. Ti dėrgon frymėn tėnde dhe ata krijohen, kėshtu ti ripėrtėrin faqen e dheut” (Psalmi 104:24-30).

                             (c) I njeriut. “Fryma e Perėndisė mė ka krijuar dhe fryma e tė Plotfuqishmit mė jep jetė” (Jobi 33:4). Shihni gjithashtu Zanafilla 1:26-27 dhe 2:7.

                    (2) Ripėrtėritja.

                             (a) E tokės sė rėnė[1]. “Dhe Fryma e Perėndisė fluturonte mbi sipėrfaqen e ujėrave” (Zanafila 1:2b).

                             (b) E njeriut tė rėnė. “Atėherė ai mė tha: ‘Profetizoji frymės, profetizo bir njeriu dhe i thuaj frymės: Kėshtu thotė Zoti, Zoti: Frymė, eja nga tė katėr erėrat dhe fryj mbi kėta tė vrarė, qė tė jetojnė’. Kėshtu profetizova, si mė kishte urdhėruar dhe shpirti hyri nė to dhe u kthyen nė jetė dhe u ngritėn nė kėmbė; ishte njė ushtri e madhe, shumė e madhe” (Ezekieli 37: 9-10). Shihni gjithashtu Isaia 55:3.

                    (3) Ruajtja. “Ti dėrgon frymėn tėnde dhe ata krijohen, kėshtu ti ripėrtėrin faqen e dheut” (Psalmi 104:30).

          b. Nė lidhje me Satanin. Qė nga fillimi, Fryma e Shenjtė ka qenė kundėrshtari i Satanit. “Dhe Zoti tha: ‘Fryma ime nuk do tė hahet gjithnjė me njeriun, sepse nė shthurjen e tij ai nuk ėshtė veēse mish; ditėt e tij do tė jenė pra, njėqind e njėzet vjet’” (Zanafilla 6:3).

          c. Nė lidhje me Izraelin.

                    (1) Etėrit e tij. (Abrahami, Isaku dhe Jakobi dhe tė tjerė). “Dhe Faraoni u tha nėpunėsve tė tij: ‘A mund tė gjejmė njė njeri si ky, tek i cili tė gjendet Fryma e Perėndisė?’” (Zanafilla 41:38).

                    (2) Themeluesit e tij. (Moisiu dhe ndihmėsit e tij). “Atėherė Zoti i tha Moisiut: ‘Mblidhmė shtatėdhjetė njerėz nga pleqtė e Izraelit, qė ti njeh si pleq tė popullit dhe funksionarė tė tij; silli nė ēadrėn e mbledhjes dhe tė rrinė aty me ty. Unė do tė zbres dhe aty do tė flas me ty: do tė marr pastaj nga Fryma qė ėshtė mbi ty dhe do t’ua kaloj atyre me qėllim qė ta mbajnė bashkė me ty barrėn e popullit dhe tė mos e mbash ti vetėm’” (Numrat 11:16-17). Shihni gjithashtu Numrat 27:18-19, Ligji i Pėrtėrirė 34:9 dhe Nehemia 9:20.

          (3) Gjykatėsit e tij. “Fryma e Zotit ishte mbi tė dhe ai ishte njė gjyqtar i Izraelit; doli pėr tė luftuar …” (Gjyqtarėt 3:10a).

                    (4) Mbretėrit e tij. Saul: “Me tė dėgjuar kėto fjalė, Fryma e Perėndisė pėrfshiu Saulin, zemėrimi i tė cilit u rrit me tė madhe” (1 Samueli 11:6). Shihni gjithashtu 1 Samueli 6:14, njė frymė e keqe u dėrgua nga Perėndia si gjykim mbi Saulin. Davidi: “Atėherė Samueli mori bririn e vajit dhe e vajosi para vėllezėrve tė tij; qė nga ajo ditė Fryma e Zotit zbriti tek Davidi. Pastaj Samueli u ngrit dhe shkoi nė Ramah” (1 Samueli 16:13). Shihni Psalmet 51:11-12 dhe 143:10.

                    (5) Priftėrinjtė e tij. “Atėherė Fryma e Perėndisė erdhi mbi Zakarian, birin e priftit Jehojada, qė u ngrit pėrpara popullit” (2 Kronikave 24:20a).

                    (6) Profetėt e tij. “E bėnė zemrėn e tyre si diamanti, pėr tė mos dėgjuar ligjin dhe fjalėt qė Zoti i ushtrive u dėrgonte atyre me anė tė Frymės sė tij, me anė tė profetėve tė sė kaluarės. Kėshtu u krijua njė indinjatė e madhe te Zoti i ushtrive” (Zakaria 7:12). Shihni edhe Nehemia 9:30, Ezekieli 3:2, Danieli 5:1-14 dhe Mikea 3:8.

                    (7) Shenjtėrorja e tij.

                             (a) Tabernakulli. Asgjė nuk u bė nga menēuria ose aftėsia njerėzore. “Dhe e mbushi me Frymėn e Perėndisė, me dituri, me zgjuarsi, me njohuri dhe me gjithfarė aftėsish” (Eksodi 35:31). Shihni gjithashtu Eksodi 28:3 dhe 31:1-5.

                             (b) Tempulli. “Atėherė Davidi i dha birit tė tij Solomonit projektin e portikut tė tempullit, tė godinave tė tij, tė dhomave tė tij, tė thesareve tė tij, tė dhomave tė sipėrme, tė dhomave tė brendshme dhe tė vendit tė pajtuesit, si dhe projektin e tė gjitha gjėrave qė kishte nė mendje pėr Frymėn lidhur me oborret e shtėpisė sė Zotit, me tė gjitha dhomat anėsore, me thesaret e shtėpisė sė Perėndisė dhe me thesaret e sendeve tė shenjtėruara” (1 Kronikave 28:11-12).

          d. Nė lidhje me Mesinė. “Fryma e Zotit, Zoti ėshtė mbi mua, sepse Zoti mė ka vajosur pėr t’u dhėnė njė lajm tė mirė tė pėrulurve; mė ka dėrguar tė lidh plagėn e atyre qė e kanė zemrėn tė thyer, tė shpall ēlirimin e atyre qė janė nė robėri, hapjen e burgut tė burgosurve, tė shpall vitin e hirit tė Zotit dhe ditėn e hakmarrjes tė Perėndisė tonė, pėr tė ngushėlluar tėrė ata qė pikėllohen” (Isaia 61:1-2). Shihni gjithashtu Isaia 11:2.

          e. Nė lidhje me mijėvjeēarin. “Mbas kėsaj do tė ndodhė qė unė do tė pėrhap Frymėn time mbi ēdo mish, bijtė tuaj dhe bijat tuaja do tė profetizojnė, pleqtė tuaj do tė shohin ėndėrra, tė rinjtė do tė kenė vegime. Nė ato ditė do tė pėrhap Frymėn time edhe mbi shėrbėtorėt dhe shėrbėtoret” (Joeli 2:28-29). “Mbas kėsaj” do tė thotė pas rivendosjes sė Izraelit. Shihni edhe Ezekieli 36:25-28 dhe 37:14.

          f. Nė lidhje me frymėzimin. “Kėto janė fjalėt e fundit tė Davidit. Kėshtu thotė Davidi, bir i Isait, kėshtu thotė njeriu qė u ngrit lart, i vajosuri i Perėndisė sė Jakobit, kėngėtari i ėmbėl i Izraelit: ‘Fryma e Zotit ka folur nėpėmjet meje dhe fjala e tij ka qenė mbi buzėt e mia’” (2 Samueli 23:1-2). Shihni pėr kėtė edhe Numrat 24:2, Veprat 1:16, 4:25, 1 Pjetri 1:10-12, 2 Pjetri 1:21 dhe 2 Timoteu 3:16-17.

 

[1] Njeriu edhe toka “ranė” prej gjendjes sė pėrsosur pas mėkatit tė Adamit nė kopėsht. Toka u mallkua dhe njeriu ėshtė nėn mėkat, duke perjetuar pasojat e mėkatit (dhimbje, sėmundje, vuajtje dhe vdekje) (shėnim i pėrkthyesve).

Pjesa e Dytė - b - vazhdimi


Kthehu tek faqja: Doktrinat e Biblės

pixelburg.gif (801 bytes)

Copyright © 2002  AlbKristian.com - Faqe tė Krishtera Shqiptare
Njė Projekt i Shėrbesės 'Shqiptarėt pėr Krishtin'.