Free Web Hosting by Netfirms
Web Hosting by Netfirms | Free Domain Names by Netfirms

AlbKristian.com - Faqe tė Krishtera Shqiptare

Kryefaqja


 

III. Njeriu nė Gjendjen e tij tė Hirit

A. Qėndrimi i tij.

1. Nė Krishtin. “Sepse, ashtu sikur tė gjithė vdesin nė Adamin, kėshtu tė gjithė do tė ngjallen nė Krishtin” (1 Korintasve 15:22). Shihni gjithashtu 1 Korintasve 15:21, 45, 47 dhe Romakėve 5:12-21.

2. I pėrsosjes. “Duke na paracaktuar qė tė birėsohemi nė veten e tij me anė tė Jezus Krishtit, sipas pėlqimit tė vullnetit tė vet, nė tė cilin kemi shpengimin me anė tė gjakut tė tij, faljen e mėkateve sipas pasurisė sė hirit tė tij” (Efesianėve 1:4, 6). Nuk ka asnjė fajėsim kundėr Kreut dhe, ndėrsa ėshtė kėshtu, nuk mund tė ketė asnjė fajėsim pėr Trupin.

B. Gjendja e tij.

Me kėtė nėnkuptojmė gjendjen e tij frymėrore. Kjo ndryshon nga jeta e jobesimtarit. Nė jetėn e besimtarit ėshtė e pranishme drejtėsia e Zotit Jezus Krisht.

1. Njė krijesė e re. “Prandaj nėse dikush ėshtė nė Krishtin, ai ėshtė njė krijesė e re; gjėrat e vjetra kanė shkuar; ja, tė gjitha gjėrat u bėnė tė reja” (2 Korintasve 5:17). Shihni gjithashtu 2 Pjetri 1: 4; Galatasve 6:15 dhe Gjoni 3:16. Ripėrtėritja ėshtė njė rikrijim. Vetėm Perėndia mund tė krijojė; vetėm Perėndia mund tė rikrijojė.

2. I shpėtuar. “Qė na shpėtoi dhe na thirri me njė thirrje tė shenjtė, jo sipas veprave tona, por sipas qėllimit tė tij dhe sipas hirit, qė na u dha nė Krishtin Jezus pėrpara fillimit tė kohėve” (2 Timoteu 1:9). Shihni edhe Efesianėve 2:8-9.

3. Vdekje pėr mėkat. “Kėshtu edhe ju, konsideroheni veten tė vdekur pėr mėkatin, por tė gjallė pėr Perėndinė, nė Jezus Krishtin, Zotin tonė” (Romakėve 6:11). “Ai vet i barti mėkatet tona nė trupin e tij mbi drurin e kryqit qė ne, tė vdekur pėr mėkate, tė rrojmė pėr drejtėsi dhe me vurratat e tij ju u shėruat” (1 Pjetri 2:24).

4. Fėmijė i Perėndisė. “Por tė gjithė atyre qė e pranuan, ai u dha pushtetin tė bėhen bij tė Perėndisė, atyre qė besojnė nė emrin e tij” (Gjoni 1:12). “Sepse tė gjithė ju jeni bij tė Perėndisė me anė tė besimit te Jezus Krishti” (Galatasve 3:26).

5. Nėn pėlqimin e Perėndisė. “I bekuar qoftė Perėndia, Ati i Zotit tonė Jezus Krisht, qė na bekoi me ēdo bekim frymėror nė vendet qiellore nė Krishtin” (Efesianėve 1:3). Shihni gjithashtu Romakėve 5:2.

6. Pret Perėndinė dhe lavdinė. “Sepse qytetaria jonė ėshtė nė qiejt, prej nga edhe presim Shpėtimtarin, Zotin Jezus Krisht, i cili do ta transformojė trupin tonė tė pėrunjur, qė tė bėhet i ngjashėm me trupin e tij tė lavdishėm, sipas fuqisė sė tij qė t’i nėnshtrojė ndaj vetes tė gjitha gjėrat” (Filipianėve 3:20-21).

7. I sigurt pėr parajsėn. “Edhe Zoti do tė mė shpėtojė nga ēdo vepėr e keqe dhe do tė mė ruajė pėr mbretėrinė e tij qiellore. Lavdi atij nė shekuj tė shekujve. Amen” (2 Timoteu 4:18). Shihni edhe 1 Pjetri 1:4.

C. Dy natyrat e tij.

 “Sepse mishi ka dėshira kundėr Frymės dhe Fryma ka dėshira kundėr mishit; dhe kėto janė tė kundėrta me njėra-tjetrėn, qė ju tė mos bėni ato qė dėshironi” (Galatasve 5:17). Ky Shkrim nuk mund tė pėrshkruante askėnd tjetėr, pėrveē njeriut tė shpėtuar. Mėkatari ka vetėm njė natyrė; njė bir i Perėndisė ka dy natyra. Ēdo besimtar i vėrtetė ka pėrjetuar betejėn pė tė cilėn flet Pali. Kjo betejė ėshtė e shfaqur nga shtėpia e Abrahamit. Ai kishte dy djem, Ismaeli, i madhi, dhe Isaku, mė i riu. Ismaeli qėndron si i linduri nė mish, kurse Isaku si i linduri nga Fryma. Problemi filloi kur Isaku erdhi nė shtėpi. Problemi hyn nė jetėn e njė tė krishteri kur Krishti hyn brenda.

1. Pėrshkrimi i natyrės sė vjetėr

          a. Emra dhe karakteristika.

                    (1) Mishi. “Ē’ka lindur nga mishi ėshtė mish; por ē’ka lindur nga Fryma ėshtė frymė” (Gjoni 3:6). Shihni gjithashtu Romakėve 7:18, 23 dhe 8:9. Me fjalėn “mish” nuk nėnkuptojmė muskuj apo kocka qė janė pjesė e trupit njerėzor, por mė tepėr natyrėn mishore qė tė gjithė e kanė qė nga lindja. Nuk jemi ne nė mish, mishi ėshtė nė ne. Asnjėrit nuk i ka lindur ndonjėherė njė foshnjė e parėnė nė mėkat. “Nė fakt unė e di se nė mua, domėthėnė nė mishin tim, nuk banon asgjė e mirė” (Romakėve 7:18a). Shihni gjithashtu Gjoni 3:63 dhe Romakėve 8:8. Nuk ka njeri qė lind me njė shkėndijė hyjnore brenda tij.

                    (2) Njeriu natyror. “Dhe njeriu natyror nuk i rrok gjėrat qė janė tė Frymės sė Shenjtė; sepse pėr tė janė marrėzi dhe nuk mund t’i njohė; sepse ato gjykohen frymėrisht” (1 Korintasve 2:14). Kėshtu ėshtė njeriu nga natyra, nga lindja natyrore.

                    (3) Njeriu i vjetėr. “Duke ditur kėtė: se njeriu ynė i vjetėr u kryqėzua me tė, qė trupi i mėkatit mund tė jetė anuluar dhe qė ne tė mos i shėrbejmė mė mėkatit” (Romakėve 6:6). Shihni pėr kėtė edhe Efesianėt 4:22 dhe Kolosianėt 3:9. Ky ėshtė njeriu i vjetėr, ashtu siē ishim edhe ne dikur: tė shthurur, plot dėshira dhe lakmi tė kėqija.

                    (4) Njeriu i jashtėm. “Prandaj nuk na lėshon zemra, por, edhe pse njeriu ynė i jashtėm shkon nė shkatėrrim, ai i brendshėm pėrtėrihet nga dita nė ditė” (2 Korintasve 4:16).

                    (5) Zemra. “Sepse nga brenda, domethėnė nga zemra e njeriut, dalin mendimet e mbrapshta, shkeljet e kurorės, kurvėrimi, vrasjet, vjedhjet, lakmitė, ligėsitė, mashtrimet, pafytyrėsia, smira, blasfemia, kryelartėsia, budallallėku. Tė gjitha kėto tė mbrapshta dalin nga brenda dhe e ndotin njeriut” (Marku 7:21-23). Dėgjojmė shumė pėr njerėz qė e kanė ndryshuar zemrėn, por kjo ėshtė e pamundur, sepse vetėm Perėndia mund tė japė njė zemėr tė re.

                    (6) Mendja mishėrore. “Nė fakt mendja e kontrolluar nga mishi ėshtė armiqėsi kundėr Perėndisė, sepse nuk i nėnshtrohet ligjit tė Perėndisė dhe as nuk mundet” (Romakėve 8:7).

                    (7) Mėkati. “Prandaj, ashtu si me anė tė njė njeriu tė vetėm mėkati hyri nė botė dhe me anė tė mėkatit vdekja, po ashtu vdekja u shtri tek tė gjithė njerėzit, sepse tė gjithė mėkatuan” (Romakėve 5:12). Fjala “mėkat” ka lidhje me natyrėn e rėnė tė njeriut, ndėrsa fjala “mėkatet” ka tė bėjė me veprime tė kėsaj natyre.

          b. Karakteri dhe fundi.

                    (1) Ėshtė njė natyrė e Adamit. Kjo do tė thotė qė Adami ra dhe, si rrjedhim, fėmijėt e tij janė bij tė rėnė tė njė ati tė rėnė.

                    (2) Ėshtė njė natyrė e trashėguar. Ne marrim natyrėn tonė tė rėnė nga Adami.

                    (3) Ėshtė njė natyrė e keqe. Kapitulli i tetė i Romakėve na mėson pėr kėtė pikė.

                    (4) Ėshtė njė natyrė e pandryshueshme. “Ē’ka lindur nga mishi ėshtė mish” (Gjoni 3:6a). Edhe natyra e tij e rėnė mbetet nė njeriun pėr aq gjatė sa ai jeton. Kjo do tė zhduket vetėm nė ringjalljen e tė vdekurve nė Krishtin dhe nė transformimin e atyre qė janė tė gjallė nė Krishtin, nė shfaqjen e Tij tė dytė.

                    (5) Fundi i tij ėshtė vdekja. “Sepse paga e mėkatit ėshtė vdekja” (Romakėve 6:23a). Shihni gjithashtu Romakėve 8:5-13.

2. Pėrshkrimi i natyrės sė re.

          a. Emrat dhe karakteristikat e saj.

                    (1) Frymė. “Ē’ka lindur nga mishi ėshtė mish; por ē’ka lindur nga Fryma ėshtė frymė” (Gjoni 3:6).

                    (2) Natyrė hyjnore. “Na u dhuruan premtimet e ēmueshme dhe shumė tė mėdha, qė nėpėrmjet tyre tė bėheni pjestarė tė natyrės hyjnore, duke i shpėtuar prishjes qė ėshtė nė botė pėr shkak tė lakmisė” (2 Pjetri 1:4). Shihni edhe 1 Gjoni 3:9 dhe 5:18-19.

                    (3) Njeriu i ri. “Tė visheni me njeriun e ri, tė krijuar sipas Perėndisė nė drejtėsinė dhe shenjtėrinė e sė vėrtetės” (Efesianėve 4:24). Shihni gjithashtu Kolosianėve 3:10 dhe 2 Korintasve 5:17.

                    (4) Njeriu i brendshėm. “Edhe pse njeriu ynė i jashtėm shkon nė shkatėrrim, ai i brendshėm pėrtėrihet nga dita nė ditė” (2 Korintasve 4:16). “Nė fakt unė gjej kėnaqėsi nė ligjin e Perėndisė sipas njeriut tė brendshėm” (Romakėve 7:22). Shihni gjithashtu Efesianėve 3:16.

                    (5) Mendja e tij. “I falemnderit Perėndisė me anė tė Jezus Krishtit, Zotit tonė. Unė vetė, pra, me mendjen, i shėrbej ligjit tė Perėndisė, por me mishin, ligjit tė mėkatit” (Romakėve 7:25).

          b. Karakteri dhe fundi i saj.

                    (1) Ėshtė njė natyrė nė Krishtin.

                    (2) Ėshtė njė natyrė e kumtuar.

                    (3) Ėshtė njė natyrė e shenjtė.

                    (4) Ėshtė njė natyrė e pandryshueshme.

                    (5) Ėshtė njė natyrė jo e humbur.

Vargjet 1 dhe 2 tek 1 Gjoni 2 flasin pėr lidhjen e shenjtorit me Atin. Edhe kur shenjtori mėkaton, ėshtė njė ēėshtje familjare.

                    (6) Fundi i tij ėshtė ringjallja dhe rrėmbimi. “Ja, unė po ju them njė tė fshehtė: tė gjithė nuk do tė vdesim, por tė gjithė do tė shndėrrohemi nė njė moment, sa hap e mbyll sytė, nė tingullin e burisė sė fundit; sepse do tė bjerė buria, tė vdekurit do tė ringjallen tė paprishshėm dhe ne do tė shndėrrohemi, sepse ky trup qė prishet duhet tė veshė mosprishjen dhe ky i vdekshėm tė veshė pavdekėsinė … Por ta falėnderojmė Perėndinė qė na jep fitoren me anė tė Zotit tonė Jezus Krisht” (1 Korintasve 15:51-53, 57).

3. Konflikti midis dy natyrave.

          a. Pėrvoja e besimtarit. Ēdo fėmijė i Perėndisė ka dy natyra; njeriu i pashpėtuar ka vetėm njė natyrė. Natyra e vjetėr nuk mund tė zhduket aq kohė sa besimtari jeton nė mish, prandaj kemi luftė mes natyrės sė re dhe tė vjetrės. “Sepse mishi ka dėshira kundėr Frymės dhe Fryma ka dėshira kundėr mishit dhe kėto janė tė kundėrta me njėra-tjetrėn, qė ju tė mos bėni ato qė dėshironi” (Galatasve 5:17). Romakėve 7:15-25 ėshtė njė shembull tjetėr i mrekullueshėm qė ilustron kėtė tė vėrtetė. Megjithatė dikush mund tė thotė qė kėto vargje shfaqin konfliktin nė jetėn e Palit para se ai tė shpėtohej, por njė varg nė kėtė pjesė tregon shumė qartė qė ky konflikt, i pėrshkruar nė njė mėnyrė kaq tė gjallė, ndodhi pasi ai ishte shpėtuar: “Nė fakt unė gjej kėnaqėsi nė ligjin e Perėndisė sipas njeriut tė brendshėm” (Romakėve 7:22). Asnjė njeri i pashpėtuar nuk kėnaqet kurrė nė ligjin e Perėndisė. Gjithashtu, vetėm njeriu i shpėtuar e ka njeriun e brendshėm, qė ėshtė natyra e re.

          b. Pėrgjegjėsia e besimtarit.

                    (1) Nė lidhje me natyrėn e vjetėr.

                             (a) Pranoje vlerėsimin e Perėndisė pėr tė. “Duke ditur kėtė: se njeriu ynė i vjetėr u kryqėzua me tė, qė trupi i mėkatit mund tė jetė anuluar dhe qė ne tė mos i shėrbejmė mė mėkatit. Nė fakt, ai qė ka vdekur ėshtė shfajėsuar nga mėkati. Tani nėse vdiqėm me Krishtin, ne besojmė gjithashtu qė do tė jetojmė me tė, duke ditur se Krishti, qė u ringjall prej sė vdekurish, nuk vdes mė; vdekja s’ka mė pushtet mbi tė. Sepse nė atė qė vdiq, vdiq pėr mėkatin njė herė e pėrgjithmonė; por nė atė qė rron, rron pėr Perėndinė. Kėshtu edhe ju, konsideroheni veten tė vdekur pėr mėkatin, por tė gjallė pėr Perėndinė, nė Jezus Krishtin, Zotin tonė” (Romakėve 6:6-11). Duhet theksuar e vėrteta, qė nuk thuhet kurrė, qė njeriu i vjetėr ėshtė i kryqėzuar besimtarin, por ėshtė i kryqėzuar me Krishtin. Ėshtė njė realitet! Pranoje! Nuk ėshtė ēėshtje ndjenjash, por besimi. E gjithė kjo e vėrtetė ėshtė sipas mendimit tė Perėndisė. Sa pėr mendimin e besimtarit, ai e di qė natyra e vjetėr, njeriu i vjetėr, nuk ėshtė i vdekur; ai ėshtė shumė i gjallė. Shkrimi thotė: “Konsiderojeni veten tė vdekur pėr mėkatin”. Nėse natyra e vjetėr do tė ishte e vdekur, besimtari nuk do tė duhej ta konsideronte veten tė tillė!

                             (b) Mos i bėj asnjė pėrkujdesje mishit. “Por vishuni me Zotin Jezus Krisht dhe mos tregoni kujdes pėr mishin, qė t’ia kėnaqni lakmitė” (Romakėve 13:14). Me fjalė tė tjera: mos e ushqeni mishin. Le tė tretet nė uri.

                             (c) Bėni qė tė vdesė mishi. “Bėni, pra, tė vdesin gjymtyrėt tuaja qė janė mbi tokė: kurvėrinė, ndyrėsinė, pasionet, dėshirat e kėqija dhe lakminė, qė ėshtė idhujtari” (Kolosianėve 3:5). Njė shprehje mjaft e goditur ėshtė “i vritni gjymtyrėt tuaja”. Fjalėt “gati pėr tė vdekur” (Hebrenjtė 11:12) janė e njėjta terminologji.

                             (d) Kurrė mos u mundoni ta pėrmirėsoni. “As mos i jepni gjymtyrėt tuaja nė shėrbim tė mėkatit si mjete paudhėsie, por tregoni veten tuaj te Perėndia, si tė gjallė prej sė vdekurish dhe gjymtyrėt tuaja si mjete drejtėsie pėr Perėndinė” (Romakėve 6:13).

                             (e) Zhvisheni. “Qė tė zhvisheni, pėr sa i takon sjelljes sė mėparshme, nga njeriu i vjetėr qė korruptohet me anė tė lakmive tė gėnjeshtrės” (Efesianėve 4:22). E njėjta fjalė ėshtė pėrkthyer si “i vunė … te kėmbėt” tek Veprat e Apostujve 7:58.

                    (2) Nė lidhje me natyrėn e tij tė re.

                             (a) Ta konsiderojmė veten si tė gjallė. “Kėshtu edhe ju, konsideroheni veten tė vdekur pėr mėkatin, por tė gjallė pėr Perėndinė, nė Jezus Krishtin, Zotin tonė” (Romakėve 6:11).

                             (b) Ecim nė risinė e jetės. “Ne nė fakt jemi vepra e tij, e krijuar nė Krishtin Jezus pėr veprat e mira qė Perėndia pėrgatiti qė mė parė, qė ne tė ecim nė to” (Efesianėve 2:10). Shihni gjithashtu Romakėve 6:14 dhe 7:6.

                             (c) Ta ushqejmė e ta pėrtėrijmė. “Posi foshnja tė sapolindura, tė dėshironi fort qumėshtin e pastėr tė fjalės, qė tė rriteni me anė tė tij” (1 Pjetri 2:2). Duhet ta ushqejmė natyrėn e re me anė tė shpalosjes sė Fjalės dhe jo nga nxitja e njeriut. Ne kemi dy natyra dhe ėshtė mirė tė marrim parasysh qė ushqimi pėr njėrėn do tė lėrė pa ushqim tjetrėn. Ėshtė individi i krishterė qė duhet tė vendosė se cili njeri, i riu apo i vjetri, do tė ushqehet. Ai nuk mund t’i ushqejė tė dy nė tė njėjtėn kohė.

                             (d) Vishni njeriun e ri. “Dhe tė visheni me njeriun e ri, tė krijuar sipas Perėndisė nė drejtėsinė dhe shenjtėrinė e sė vėrtetės” (Efesianėve 4:24).

                             (e) Mbėshtetu pėr fuqi tek Fryma qė banon brenda. “Dhe mos e trishtoni Frymėn e Shenjtė tė Perėndisė, me tė cilin u vulosėt pėr ditėn e shpengimit” (Efesianėve 4:30). “Pėr ēfarė mbetet, vėllezėrit e mi, forcohuni nė Zotin dhe nė forcėn e fuqisė sė tij” (Efesianėve 6:10). “Jo pėr fuqinė dhe as pėr forcėn, por pėr Frymėn time”, thotė Zoti i ushtrive” (Zakaria 4:6b).


Kthehu tek faqja: Doktrinat e Biblės

pixelburg.gif (801 bytes)

Copyright © 2002  AlbKristian.com - Faqe tė Krishtera Shqiptare
Njė Projekt i Shėrbesės 'Shqiptarėt pėr Krishtin'.