Free Web Hosting by Netfirms
Web Hosting by Netfirms | Free Domain Names by Netfirms

AlbKristian.com - Faqe tė Krishtera Shqiptare

Kryefaqja


 

EKLEZIOLOGJIA

Ekleziologjia ėshtė doktrina e kishės.

I. Kuptimi i Fjalės

Fjala “kishė” nuk ka kuptimin e ndėrtesės ku takohet grupi i njerėzve. Kisha nuk ėshtė as sistemi i Papatit, siē thonė katolikėt. Tė tjerė mendojnė qė ėshtė njė shoqėri, njė klub ose thjesht njė organizatė. Kisha nuk ėshtė njė organizatė, por njė organizėm.

Megjithėse mund tė duket e ēuditshme pėr shumė studiues tė Fjalės, megjithatė ėshtė e vėrtetė qė fjala “kishė” nuk mund tė gjendet nė Dhiatėn e Re. Kjo fjalė ėshtė njė pėrshtatje dhe jo njė pėrkthim, mė saktė, ėshtė njė pėrshtatje e fjalės greke “eklezia”, qė do tė thotė njė shoqėri e thirrur ose asamble. Nė qoftė se do t’i quanim gjėrat biblike sipas emrave biblikė, saktėsisht do ta quanim Bashkėsia (asambleja) e Perėndisė nė Krishtin dhe jo Kisha e Perėndisė nė Krishtin.

Fjala “eklezia” ka gjithmonė kuptimin “njė shoqėri e thirrur” ose “asamble”. U drejtohet tė gjithė njerėzve dhe jo vetėm besimtarėve nė Krishtin. Kemi tri burime nė Bibėl qė u drejtohen tre llojeve tė ndryshme njerėzish. Asnjė nga ata nuk janė tė lidhur, por janė shoqėri tė thirrura, ose “asamble”.

A. Njė turmė.

“Dhe Pali donte t’i dilte popullit, por dishepujt nuk e lejonin. Edhe disa Aziarkė, qė ishin miq tė tij, i ēuan pėr ta lutur tė mos dilte nė teatėr. Ndėrkaq disa bėrtisnin njė gjė, tė tjerė njė tjetėr, saqė mbledhja [asambleja ose eklezia, jo njė turmė besimtarėsh] ishte trazuar dhe mė tė shumtėt nuk dinin pėrse ishin mbledhur … Kancelari i qytetit, mbasi e qetėsoi turmėn, tha … : ‘Sepse i prutė kėta njerėz qė nuk janė as sacrilegji, as blasfemues tė perėndeshės suaj … nėse keni ndonjė kėrkesė tjetėr pėr tė bėrė, tė zgjidhet nė kuvendin [kjo ėshtė e njėjta fjalė eklezia por nuk ka kuptimin e besimtarėve] sipas ligjit ... Dhe, si i tha kėto, e shpėrndau mbledhjen [asamblenė ose pėrsėri eklezia]” (Veprat 19:30-41).

B. Bijtė e Izraelit.

Sigurisht, bijtė e Izraelit ishin njė shoqėri e thirrur nga Egjipti, por e dimė qė ata nuk ishin trupi i Krishtit. Krishti ende nuk ishte shfaqur nė mish. “Ky ėshtė ai qė nė kuvend [eklezia], nė shkretėtirė, ishte me engjėllin qė i fliste mbi malin Sinai dhe me etėrit tanė; dhe mori fjalėt e jetės pėr tė na e pėrēuar neve” (Veprat 7:38).

C. Trupi i Krishtit.

Me kėtė togfjalėsh kuptojmė trupin e besimtarėve nė Jezus Krishtin. Dhiata e Re ėshtė e mbushur me referime ndaj fjalės “eklezia”, shoqėri ose asamble, e thirrur nga bota pėr Krishtin. Vargjet e mėposhtme janė disa prej tyre: Perėndia “vuri ēdo gjė nėn kėmbėt e tij, edhe ia dha pėr krye pėrmbi ēdo gjė kishės, e cila ėshtė trupi i tij, plotėsia i atij qė mbush ēdo gjė nė tė gjithė” (Efesianėve 1:22-23). “Ju, burra, t’i doni gratė tuaja, sikurse edhe Krishti ka dashur kishėn dhe e ka dhėnė veten e vet pėr tė … Ky mister ėshtė i madh; tani unė e them nė lidhjen me Krishtin dhe me kishėn [eklezia, qė do tė thotė njė grup i thirrur ose asamble]” (Efesianėve 5:25, 32).


Kthehu tek faqja: Doktrinat e Biblės

pixelburg.gif (801 bytes)

Copyright © 2002  AlbKristian.com - Faqe tė Krishtera Shqiptare
Njė Projekt i Shėrbesės 'Shqiptarėt pėr Krishtin'.