Free Web Hosting by Netfirms
Web Hosting by Netfirms | Free Domain Names by Netfirms

AlbKristian.com - Faqe tė Krishtera Shqiptare

Kryefaqja


 

VIII. Urdhėresat Nė Kishėn Lokale

Kisha ka dy urdhėresa: pagėzimi dhe darka e Zotit. Pagėzimi kremtohet nė fillim tė jetės sė krishterė, kurse darka e Zotit kremtohet gjatė gjithė jetės sė krishterė. Ne theksojmė faktin qė kėto janė urdhėresa tė Kishės dhe jo sakramente.

A. Pagėzimi.

Fjala “pagėzim” vjen nga fjala greke “baptizo”, qė do tė thotė tė zhytesh ose tė futesh nė diēka pėr t’u ngjyrosur. Kjo fjalė nuk ka kuptimin e spėrkatjes ose tė derdhjes.

1. Detyrim. (Mat. 28:18-20; Rom. 6:1-6; Kol. 2:12). Tė gjithė besimtarėt urdhėrohen pėr t’u pagėzuar. Njė njeri nuk duhet tė lutet qė tė kėrkojė vullnetin e Perėndisė pėr kėtė ēėshtje. Zoti e ka urdhėruar.

2. Shpjegimi. Pagėzimi ėshtė shpallje e hapur e besimit nė Krishtin nga besimtari, pėrpara njerėzve. Pagėzimi ėshtė shfaqja e jashtme e njė veprimi tė brendshėm dhe ėshtė njė shembėlltyrė e vdekjes, varrimit dhe ringjalljes sė Zotit Jezus Krisht. Zhytja e plotė portretizon plotėsisht vendin e vdekjes. Ka disa njerėz, edhe sot, qė kanė takuar vdekje fizike aktuale pas daljes nga ujėrat e pagėzimit. Ata qė kanė dalė nga fe tė tjera, e vlerėsojnė urdhėresėn e pagėzimit mė shumė sesa ata qė janė rritur nė familje tė krishtera. Pagėzimi nuk tregon vetėm vdekjen, varrimin dhe ringjalljen e Zotit Jezus Krisht, por tregon gjithashtu njėjtėsimin ose identifikimin e besimtarit me Krishtin. Pagėzimi ėshtė shpallja e plotė e vdekjes sė tij nė Krishtin (2 Korintasve 5:14); i vdekur pėr mėkat, i vdekur ndaj vetvetes dhe i vdekur pėr jetėn e vjetėr. Ai ėshtė gjithashtu shpallja e ringjalljes sė tij me Krishtin pas varrosjes sė jetės sė vjetėr; pėr tė ecur nė risinė e jetės me Atė.

Pagėzimi i tė gjithė besimtarėve, siē ėshtė dėshmuar nė Shkrim, paraqet vdekjen, varrosjen dhe ringjalljen e Krishtit. Pagėzimi i Gjon Pagėzorit e priste me dėshirė vdekjen dhe ringjalljen e Krishtit dhe pagėzimi ynė sot shikon prapa tek vdekja dhe ringjallja e Zotit tonė.

Por pagėzimi nuk ėshtė njė urdhėresė shėlbuese (qė tė shpėton). Njeriu shpėtohen vetėm me anė tė besimit. Kjo ndodh pėrpara pagėzimit. Megjithatė ėshtė e vėrtetė qė pagėzimi ėshtė njė shpallje publike e besimit pėrpara njerėzve dhe Perėndia nuk shikon ujėrat e pagėzimit, por shikon zemrėn e njeriut.

3. Pjesėmarrja. Kush duhet tė pagėzohet? Vetėm besimtari! “Ai qė beson dhe ėshtė pagėzuar, do tė jetė i shpėtuar; por ai qė nuk ka besuar, do tė jetė i dėnuar” (Marku 16:16). Nė fillim ėshtė besimi, pastaj pagėzimi. Pėrsėri mund tė pyesim: “A duhet tė pagėzohet njeriu qė tė shpėtohet?” Jo, sepse ky Shkrim thotė qė ai qė nuk beson, do tė dėnohet. Nė qoftė se pagėzimi me ujė do tė ishte thelbėsor, Zoti do tė kishte shtuar kėto fjalė: “Ai qė nuk ėshtė pagėzuar, ėshtė i dėnuar”. Apostulli Pal, duke u shkruar korintasve, tha: “E falėnderoj Perėndinė qė nuk kam pagėzuar asnjė nga ju, me pėrjashtim tė Krispit dhe tė Gait … Sepse Krishti nuk mė dėrgoi tė pagėzoj, por tė predikoj ungjillin, jo me dituri fjale, qė kryqi i Krishtit tė mos dalė i kotė” (1 Korintasve 1:14, 17). Nė qoftė se pagėzimi do tė ishte i domosdoshėm pėr shpėtim, Pali nuk do tė ishte mburrur nė faktin qė kishte pagėzuar kaq pak. Ai thekson qartė se pagėzimi nuk ka tė bėjė aspak me Ungjillin (Romakėve 1:16), sepse Krishti e kishte dėrguar jo qė tė pagėzonte, por qė tė predikonte.

Ėshtė e pamundur tė pagėzosh njė jobesimtar, sepse, nėse ai ėshtė jobesimtar pėrpara se tė zhytet nė ujė, do tė jetė jobesimtar edhe kur tė dalė nga ujėrat e pagėzimit.

Cili ėshtė kufiri i moshės pėr pagėzim? Disa prindėr mendojnė qė mosha dymbėdhjetė vjeē ėshtė mosha mė e re kur duhet tė pagėzohet njė fėmijė. Por ky gjykim nuk ka themel biblik. Mund tė jetė njė trashėgim nga zakoni hebre i birėsimit. Bibla thekson qartė qė pagėzimi ėshtė pėr tė gjithė besimtarėt, pavarėsisht nga mosha apo gjinia.

B. Darka e Zotit.

“Sepse unė mora nga Zoti atė qė ju transmetova edhe juve; se Zoti Jezus, nė atė natė qė po tradhtohej, mori bukėn dhe, si falėnderoi, e theu dhe tha: ‘Merrni, hani; ky ėshtė trupi im qė ėshtė thyer pėr ju; bėni kėtė nė pėrkujtimin tim’. Gjithashtu, pas darkės, mori edhe kupėn, duke thėnė: ‘Kjo kupė ėshtė besėlidhja e re nė gjakun tim; bėni kėtė sa herė qė tė pini, nė pėrkujtimin tim’. Sepse sa herė tė hani nga kjo bukė ose tė pini nga kjo kupė, ju shpallni vdekjen e Zotit, derisa ai tė vijė. Prandaj ai qė ha nga kjo bukė ose pi nga kjo kupė e Zotit padenjėsisht, do tė jetė fajtor i trupit dhe i gjakut tė Zotit. Por secili tė shqyrtojė vetveten dhe kėshtu tė hajė nga buka e tė pijė nga kupa” (1 Korintasve 11:23-28).

1. Zanafilla. Nga Shkrimi i mėsipėrm mbetet pak fare dyshim se kush e themeloi Darkėn e Zotit. Nuk ka ndonjė dėshmi qė tė tregojė se kjo urdhėresė u mbajt pėrpara se Zoti Jezus ta pėruronte. Ne marrim bukėn dhe kupėn sikur tė ishte nga vetė duart e Tij tė ēmuara. Teoria qė Krishti nuk jetoi kurrė, hidhet poshtė nga Darka e Zotit. Ajo ėshtė e Tij dhe vetėm e Atij.

2. Detyrimi. Fjalėt “bėjeni kėtė” janė njė urdhėr i Zotit dhe fjala “tė gjithė” (Mateu 26:27) mund tė pėrkthehet mė mirė “tė gjithė ju”. Kjo urdhėresė ėshtė pėr krejt Trupin e Krishtit.

3. Pjesėmarrja.

          a. Kush? Askush pėrveē njė fėmije tė Perėndisė qė ėshtė i pagėzuar s’duhet tė marrė pjesė nė Darkėn e Zotit. Ata qė u ulėn me Tė nė darkėn e fundit, qenė pagėzuar. Pagėzimi ėshtė njė simbol i fillimit tė njė jete tė re dhe Darka e Zotit ėshtė njė simbol i mbajtjes sė asaj jete.

          b. Sa shpesh? Disa kisha e festojnė Darkėn e Zotit ēdo tė dielė, disa njėherė nė muaj, disa katėr herė nė vit dhe disa tė tjerė njė herė nė vit. Disa nuk e festojnė kurrė darkėn e Zotit. Cila ėshtė mbėshtetja e Shkrimit pėr kėtė kremtim? “Sa herė tė hani nga kjo bukė …” (1 Korintasve 11:26): pra, nuk ka asnjė rregull tė vendosur dhe tė prerė.

          c. Nė ē’mėnyrė? Disa besimtarė ngatėrrohen shumė nė lidhje me denjėsinė e tyre pėr tė marrė pjesė nė Darkėn e Zotit, pasi lexojnė 1 Korintasve 11:27-29. Ata vėnė re fjalėn “padenjėsisht” dhe menjėherė kalojnė nė mend mėkatet e tyre tė kaluara, qėkur janė bėrė besimtarė dhe kanė frikė se do tė hanė dhe do tė pinė dėnim pėr vetveten nėse marrin pjesė. Le tė theksojmė qė fjala “padenjėsisht” ėshtė njė ndajfolje dhe cilėson fjalėn “pi”, qė do tė thotė tė pish nė njė “mėnyrė tė padenjė”. Pėr sa i pėrket tė qenit i denjė, cili prej nesh mund ta quante veten tė denjė? Asnjė! Kjo i drejtohet aktit tė pjesėmarrjes. Konteksti do tė japė njė shpjegim tė pėrkryer. Nė kishėn e hershme mbaheshin “gosti tė dashurisė” (Juda 12, CHC) apo agape. Tė pasurit sillnin ushqimin e tyre dhe verė, kurse skllevėrit e kthyer nuk sillnin gjė. Ndėrsa festa pėrparonte, besimtari i pasur, duke mbajtur ushqimin dhe pijen e tij pėr vete, sė shpejti dehej. Ishte e qartė qė skllavi i varfėr nuk kishtė asgjė dhe mbetej esėll. Darka e Zotit trajtohej si mbyllja e festės. Besimtari i dehur nuk mund ta vlerėsonte Darkėn e Zotit. Nė dehjen e tij, kupa e Darkės sė Zotit nuk ishte gjė tjetėr pėr tė veēse njė gllėnkė tjetėr vere. Ai nuk mund ta dallonte trupin dhe gjakun e Zotit, dhe kėshtu e pinte “padenjėsisht”. Ky fakt ēoi nė shumė vdekje para kohe nė Kishėn e Korintit: “Pėr kėtė arsye ka nė mes jush shumė tė dobėt e tė sėmurė dhe shumė vdesin” (1 Korintasve 11:30).

Nėse i krishteri ndihet i padenjė, kjo ėshtė njė tregues i mirė qė ai ėshtė i denjė dhe e kundėrta. Mė mirė tė rrijė larg njeriu qė gjen disa cilėsi nė vetvete pėr ta bėrė atė tė denjė qė tė marrė pjesė nė Darkėn e Zotit. Tryeza nuk ėshtė shtruar pėr tė drejtėt, por pėr tė padrejtėt, qė janė tė shfajėsuar me anė tė besimit.

4. Pėrbėrja. Elementet e Darkės sė Zotit janė: buka dhe fryti i hardhisė. Buka ishte pa maja, ashtu siē pėrdorej nė festimin e Pashkės, nga e cila Zoti pėruroi Darkėn e Zotit.

5. Interpretimi.

          a. Transubstancimi. Ky interpretim mbahet lart nga kisha katolike romake qė pohon se me anė tė shenjtėrimit tė priftit, buka dhe vera nuk mbeten mė tė tilla, por bėhen trupi dhe gjaku i vėrtetė i Zotit Jezus Krisht. Ky besim thotė qė kur Zoti tha: “Nė tė vėrtetė, nė tė vėrtetė po ju them se, po tė mos hani mishin e Birit tė njeriut dhe tė mos pini gjakun e tij, nuk keni jetėn nė veten tuaj” (Gjoni 6:53), Ai nėnkuptonte mishin dhe gjakun e vėrtetė tė Krishtit, prandaj, mesha ėshtė ai rit qė e kthen bukėn dhe verėn nė mishin dhe gjakun e vėrtetė tė Krishtit. Vetėm prifti e pin verėn dhe asnjė pikė e gjakut tė Krishtit nuk duhet tė derdhet. Buka ėshtė nė formėn e njė vaferi, kėshtu qė asnjė thėrrime e trupit tė Tij tė mos humbasė. Nė pėrgjigje tė kėsaj ne pyesim: “Si mundet qė Krishti, duke qenė nė trupin e Tij tė pėrkryer, tė mbante pjesė tė trupit tė Tij nė dorė kur tha: ‘Ky ėshtė trupi im’?”

          b. Konsubstancimi. Luteranėt dhe Kisha e Anglisė besojnė kėtė interpretim qė thekson se, ndėrsa buka mbetet bukė dhe vera mbetet verė, trupi dhe gjaku janė tė pranishėm nė njė kuptim frymėror, trupi dhe gjaku janė tė pranishėm vetėm nė ēastin kur merren, por, kur janė marrė, nuk janė mė trupi dhe gjaku i Krishtit.

          c. Simbolika. Ky ėshtė interpretimi i vėrtetė qė thotė se buka dhe vera janė vetėm simbole tė trupit dhe gjakut tė Krishtit, qė u flijuan nė kryqin e Kalvarit pėr shlyerjen e mėkateve. “Bėjeni kėtė nė pėrkujtimin tim”; festohet nė kujtesė tė bekuar dhe e gjitha mbaron kėtu.

6. Kufizimi. Sa gjatė duhet ta vazhdojė kisha kėtė kremtim? Derisa Ai tė vijė pėrsėri. Cila ėshtė pėrgjigjja jonė pėr tallėsin i cili pėrqesh Ardhjen e Dytė dhe pyet: “Ku ėshtė premtimi i ardhjes sė Tij?” Ne i drejtohemi Tryezės sė Zotit dhe pėrgjigjemi: “Aty ėshtė premtimi i ardhjes sė Tij”.

7. Vlerėsimi.

          a. Vlera e Darkės sė Zotit nga ana doktrinore.

                    (1) Personi i Krishtit.

                             (a) Njerėzia e Tij (karakteri njerzor). Njerėzia e Tij ėshtė aq reale sa edhe Hyjnia e Tij. Simbolet flasin pėr trupin dhe gjakun e tij tė vėrtetė dhe ėshtė shumė thelbėsore qė Ai ėshtė njerėzor, pėrderisa shlyerja duhet tė jetė nė natyrėn e atij qė mėkatoi (“Krishti vdiq pėr ne”).

                             (b) Hyjnia e Tij. Hyjnia e Tij ėshtė shprehur nė fjalėt “Darka e Zotit”. Tė gjithė titujt e Hyjnisė janė nė kėtė fjalė: “Zot”.

                    (2) Puna e Krishtit.

                             (a) Vdekja e Tij. Elementet e Darkės sė Zotit e paraqesin kėtė fakt, sespe trupi dhe gjaku janė sė bashku nė jetė, por ndahen nė vdekje.

                             (b) Ringjallja dhe ardhja e Tij e dytė. “Derisa unė tė vij” nuk do tė thotė: “derisa unė tė vij nga varri”, por “derisa unė tė vij nga qielli”.

                    (3) Udha e shpėtimit.

                             (a) Vė nė dukje fajin dhe pafuqishmėrinė tonė.

                             (b) Thekson zėvendėsimin (“I thyer pėr ju”).

                             (c) Na kujton qė shpėtimi ėshtė falas (“Dhėnė pėr ju”).

                             (d) Shpall qė dhurata e shpėtimit duhet tė pranohet (“Merrni, pini dhe hani”).

          b. Vlera e Darkės nga ana e pėrkushtimit tonė vetjak.

                    (1) Vijmė me rrėfim.

                    (2) Vijmė me lutje.

                    (3) Vijmė me shenjtėrim.

                    (4) Vijmė me pėrulėsi.

                    (5) Vijmė me falenderim.

                    (6) I gjithė njeriu ėshtė i pėrfshirė.

                             (a) Veshė pėr tė dėgjuar ftesėn e Tij.

                             (b) Sy pėr tė parė simbolet e saj.

                             (c) Duar qė mbajnė elementet.

                             (d) Goja ha elementet.

                             (e) Trupi qė e pėrvetėson elementin, pra ky bėhet pjesė e jona.

          c. Vlera praktike e Darkės sė Zotit.

                    (1) Ajo ėshtė njė burim dėshmie.

                    (2) Darka ėshtė njė burim fuqizimi pėr besimin.

                    (3) Ajo ėshtė njė burim qė nxit dashurinė tonė ndaj Tij.

                    (4) Darka e Zotit ėshtė njė burim pėr nxitjen e dashurisė ndaj njėri-tjetrit.

                    (5) Kjo darkė ėshtė njė burim qė nxit bashkėsi. Kjo bashkėsi ėshtė me njėri-tjetrin, rreth Tryezės sė Zotit, duke qenė Krishti qendra.

                    (6) Darka e Zotit ėshtė njė burim i nxitjes sė shenjtėrisė.

          d. Vlera e darkės nga ana profetike. Nė qoftė se Zoti Jezus nuk do tė vijė pėr herė tė dytė, pse ta festojmė Darkėn e Zotit? Ai po vjen! Mbani mend se si pėrgjigje pėr ata qė pyesin “Ku ėshtė premtimi i ardhjes sė Tij?”, ne i drejtohemi Darkės sė Zotit.


Kthehu tek faqja: Doktrinat e Biblės

pixelburg.gif (801 bytes)

Copyright © 2002  AlbKristian.com - Faqe tė Krishtera Shqiptare
Njė Projekt i Shėrbesės 'Shqiptarėt pėr Krishtin'.