Free Web Hosting by Netfirms
Web Hosting by Netfirms | Free Domain Names by Netfirms

AlbKristian.com - Faqe tė Krishtera Shqiptare

Kryefaqja


 

II. Ringjallja Trupore

A. Fakti i ringjalljes.

1. E parashikuar nė Dhiatėn e Vjetėr. Terma tė tillė si “nė ditėt e fundit”, “zgjuar dhe gjallė”, janė tregues tė ringjalljes. Dhiata e Vjetėr pėrmban lloje tė ndryshme ringjalljesh. Jozefi u konsiderua i vdekur, por ai iu kthye atit tė tij. Jona ishte nė barkun e peshkut pėr tre ditė e pėr tre netė dhe mė pas u lirua. Danielin e hodhėn nė gropėn e luanėve, njė vend vdekjeje, por doli i gjallė. Izraeli vdiq nė shkretėtirė dhe njė Izrael i ri shkoi nė Kanan. Tė gjitha kėto janė figura tė ringjalljes. Shkrimet e mėposhtme e vėrtetojnė ringjalljen. “Tė vdekurit e tu do tė rijetojnė, bashkė me kufomėn time, do tė ringjallen. Zgjohuni dhe gėzohuni, o ju qė banoni nė pluhur! Sepse vesa jote ėshtė si vesa e njė drite qė shkėlqen dhe toka do tė nxjerrė nė dritė tė vdekurit” (Isaia 26:19). Shihni edhe Jobi 19:26-27; Psalmi 16:9, 11; Danieli 6:23; 12:2; Mateu 12:40.

2. E shfaqur nė Dhiatėn e Re. “Sepse, ashtu sikur tė gjithė vdesin nė Adamin, kėshtu tė gjithė do tė ngjallen nė Krishtin” (1 Korintasve 15:22). “Duke pasur shpresė nė Perėndinė, tė cilėn edhe kėta e kanė, se do tė ketė njė ringjallje tė tė vdekurve, qoftė tė tė drejtėve, qoftė tė tė padrejtėve” (Veprat 24:15). Shihni gjithashtu Mateu 22:30-32; Luka 14:13-14; 20:35-36; Gjoni 5:28-29; 6:39, 40, 44, 54; 1 Thes. 4:14-16; 2 Timoteu 1:10. Krishti nuk erdhi pėr tė shpėtuar vetėm shpirtin tim, por krejt mua: shpirtin, frymėn dhe trupin tim. Unė i tėri duhet tė shpėtohem.

B. Natyra e ringjalljes.

Vdekja nuk paraqitet kurrė si shpresa e besimtarit. Nė Korint (1 Korintasve 15) disa kishin deklaruar qė nuk kishte ringjallje trupore, por nė kapitullin e mėsipėrm Pali i qorton ata pėr kėtė mėsim tė rremė dhe u vėrteton atyre qė ka njė ringjallje (me anė tė ringjalljes sė vetė Krishtit): nė qoftė se njė njeri nuk beson nė ringjalljen e njeriut, atėherė ėshtė e pamundur tė besojė nė ringjalljen e Krishtit. Nėse Krishti nuk pati ringjallje, nuk ka Ungjill dhe, nėse nuk ka Ungjill, ne nuk jemi tė shpėtuar.

Satani ka qenė gjithmonė kundėr Fjalės dhe ai ka shumė armė tė drejtuara mbi tė. Zbulesa qė ai pėrēmon mė shumė, ėshtė ajo e ringjalljes. Zbulesa mė e urryer e tij ėshtė ringjallja. Materializmi e mohon krejtėsisht ringjalljen. Spiritualizmi e mohon ringjalljen trupore. Ne si besimtarė nuk duhet tė dyshojmė kurrė nė ringjalljen. “E harrova Perėndinė kur thashė: si mund tė ndodhė kjo?” Ringjallja ėshtė e vėrtetė, pavarėsisht nėse njeriu mund ta besojė, ta kuptojė ose jo.

Disa njerėz nuk mund ta besojnė se mishi dhe kockat do tė jenė tė pėrsosur. Kur flasim pėr ringjalljen e Krishtit, ata mendojnė qė ishte njė ringjallje frymėrore. Ne e dimė me anė tė kėsaj thėnieje qė ata nuk e dinė se pėr ēfarė flasin. Nuk u vu nė varr fryma e Jezus Krishtit, por vetėm trupi i Tij. Ushtarėt romakė nuk u vunė tek varri pėr tė ruajtur frymėn e Tij, por pėr tė ruajtur trupin e Tij. Ishte trupi i Tij ai qė ata ruajtėn. Ishte trupi i Tij qė u ngrit prej sė vdekurish!

Njė Shkrim qė pėrdoret nga ata qė besojnė vetėm nė njė ringjallje frymėrore, ėshtė 1 Korintasve 15:44: “Mbillet trup natyror dhe ringjallet trup frymėror. Ka trup natyror, ka edhe trup frymėror”. Vini re qė vargu nuk thotė “njė trup fryme” por “njė trup frymėror”. Trupi natyror kontrollohet nga shpirti, trupi frymėror do tė kontrollohet nga Fryma dhe kėshtu vjen trupi frymėror.

1. Teoritė e propozuara.

          a. Teoria e embrionit. Ky ėshtė njė besim i vjetėr hebre i gjetur tek Talmudi[1]. Sipas tij, tek njeriu ėshtė njė kockė e vogėl e quajtur “luz”, tė cilėn vdekja nuk mund ta shkatėrrojė, dhe nga nga ky embrion trupi do tė ringjallet. Disa tė krishterė i mbahen kėsaj teorie, duke pėrdorur 1 Korintasve 15:36-37 pėr mbėshtetje.

          b. Teoria e identitetit. Ky ėshtė besimi qė trupi nė ringjallje do tė ngrihet ashtu siē ishte varrosur. Njė trup i varrosur pa njė dorė, do tė ngrihet pa njė dorė. Njė foshnjė e varrosur, do tė ngrihet foshnjė. Ai qė ėshtė varrosur budalla, budalla do tė ngrihet. Myslimanėt i mbahen kėsaj teorie. Nė qoftė se kjo ėshtė e vėrtetė, ne nuk do tė jemi si Jezusi.

          c. Teoria e rimishėrimit. Kjo ide supozon qė, kur njė njeri vdes, ai shkon menjėherė nė njė trup tjetėr. Nė qoftė se kjo do tė ndodhte, ne nuk do tė ishim “nė shtėpi” me Zotin. Kur njė njeri vdes, ai nuk ėshtė njė qenie njerėzore e plotė. Ai mund tė jetė i tillė vetėm me anė tė njė ringjalljeje trupore (1 Thesalonikasve 5:23).

          d. Teoria e trupit tė ndėrmjetėm. Kjo teori thotė qė besimtari e merr trupin e tij tė ringjallur menjėherė pas vdekjes. Kjo ėshtė e bazuar nė 2 Korintasve 5:1-4: “Ne e dimė nė fakt se, nė qoftė se kjo ēadėr, vendbanimi ynė tokėsor, prishet, ne kemi njė godinė nga Perėndia, njė banesė tė pėrjetshme, nė qiej, qė nuk ėshtė bėrė nga dorė njeriu. Sepse nė kėtė ēadėr ne psherėtijmė duke dėshėruar fort tė vishemi me banesėn tonė qiellore, nėse do tė gjindemi tė veshur e jo tė zhveshur. Sepse ne qė jemi nė kėtė ēadėr psherėtijmė duke qenė tė rėnduar, dhe pėr kėtė arsye nuk duam, pra, tė na zhveshin, por tė na veshin, qė ē’ėshtė e vdekshme tė pėrpihet nga jeta”. Megjithatė Shkrimi i mėsipėrm u drejtohet vetėm atyre besimtarėve qė po jetojnė kur vjen Krishti.

2. E vėrteta e besuar. Ringjallja ėshtė nga fuqia hyjnore! “Po Perėndia i jep trup si tė dojė, secilės farė trupin e vet” (1 Korintasve 15:38). Trupi i ringjallur i vetė Jezus Krishtit u vėrtetua tė jetė mish dhe kocka. Kur Krishti iu shfaq dishepujve, Ai theksoi: “Shikoni duart e mia dhe kėmbėt e mia, sepse unė jam. Mė prekni dhe shikoni, sepse njė frymė nuk ka mish e eshtra, si po shihni se unė kam” (Luka 24: 39). Krishti nuk tha qė nuk kishte frymėra, por qė njė frymė nuk ka mish dhe kocka. Ezekieli 37 portretizon ringjalljen e Izraelit. Pėrmenden mishi, kockat dhe fryma, por jo gjaku. Ligji kėrkonte derdhje tė gjakut dhe Krishti derdhi gjakun e Tij pėr tė paguar pėr kėtė kėrkesė. Nė ringjallje, tė gjithė do tė ngrihen pa gjak, sepse jeta do tė jetė nė frymėn e njeriut.

“[Zoti Jezus Krisht] do ta shndėrrojė trupin tonė tė pėrunjur, qė tė bėhet i ngjashėm me trupin e tij tė lavdishėm, sipas fuqisė sė tij qė t’i nėnshtrojė ndaj vetes tė gjitha gjėrat” (Filipianėve 3:20-21). Trupat tanė, tė njėjtėt qė mund tė mbillen nė vdekje, do tė kalojnė nėn njė transformim tė madh dhe do tė ngrihen. Nė qoftė se do tė duhej tė mbillnim njė zambak, njė zambak do tė mbijė. Nė qoftė se mbjellim grurė, grurė do tė mbijė dhe, nėse mbjellim egjėr, egjėr do tė mbijė. Nėse mbjellim trupa njerėzorė, trupa njerėzorė tė lavdėruar do tė dalin. Perėndia i shikon varrezat vetėm si fushė tė korrash. Farėrat nė kėto fusha korrjesh janė trupat e tė vdekurve dhe korrja ėshtė ringjallja.

“Dhe ne do tė shndėrrohemi” (1 Korintasve 15:52c). Po, njė transformim i madh do tė ndodhė, por do tė jetė i njėjti trup, sepse trupi i ringjallur i Krishtit vėrteton qė do tė jetė po ai trup, ndėrsa ai mbante nė trupin e Tij tė ringjallur shenjėn e gozhdave.

1 Korintasve 15:42-44 pėrshkruan plotėsisht ringjalljen e tė drejtėve (Perėndia nuk tregon asgjė pėr trupat e tė dėnuarve nė ringjalljen e tyre). “Mbillet nė prishje dhe ringjallet nė paprishje”. Njė trup i vdekur ėshtė njė trup qė prishet. Njė trup i gjallė ėshtė njė trup i vdekur. Asgjė nuk ėshtė thėnė ndonjėherė nė Shkrime pėr mbjelljen e njė trupi tė vdekshėm. Njė trup qė prishet, ėshtė subjekt i kalbėzimit dhe pluhurit, por njė ditė do tė ngrihet nė paprishje, njė trup i pėrshtatshėm pėr qiellin, qė nuk mund tė jetė mė kurrė subjekt pėr prishje. “Mbillet nė ēnderim dhe ringjallet nė lavdi”. Kėta trupa tė prishur janė ēnderuar nga mėkati, por njė ditė ata do tė ringjallen nė lavdi ashtu si trupi i lavdishėm i Zotit tonė. “Mbillet nė dobėsi dhe ringjallet nė fuqi”. Mėkati na ka bėrė ne tė dobėt gjithashtu. Gjėja mė e dobėt nė botė ėshtė njė trup i vdekur. Me qėllim qė njė njeri i vdekur tė lėvizė, ai duhet tė lėvizet. Ai ka sy qė nuk shohin dhe veshė qė nuk dėgjojnė. Ai nuk proteston kur e futin nė arkivol dhe e vėnė nė varr. Nuk ka kundėrshtim nė njė trup tė vdekur, madje edhe kėta trupa tė njėjtė tė dobėt do tė ringjallen mė fuqi tė madhe. Vini re ēfarė mund tė bėjė njeriu pėr sytė sot, por mendo pėr atė qė Perėndia do tė bėjė. Trupi i ringjallur do tė jetė nė gjendje tė shohė qenie frymėrore. Njeriu i vdekshėm ka mikroskop dhe teleskop, por, oh, ēfarė shikimi do tė kenė trupat tanė tė rinj! Sot kemi kufij shpejtėsie, por nė ringjallje nuk do tė ketė kufi. Mos i bėni standartet e tanishme kufi tė standarteve tona tė ardhshme. “Mbillet trup natyror; ringjallet njė trup frymėror”. Trupi ynė natyror pėrmban mish, kocka dhe gjak. Trupat tanė tė ringjallur nuk do tė jenė trupa-fryme, por frymėrorė; ata do tė jenė trupa tė pėrbėrė prej mishit dhe kockave, pa gjak, tė mbizotėruar nga frymėrat tona.

C. Koha e ringjalljes.

“Sepse, ashtu sikur tė gjithė vdesin nė Adamin, kėshtu tė gjithė do tė ngjallen nė Krishtin” (1 Korintasve 15:22). Tė gjithė njerėzit do tė ringjallen prej sė vdekurish, por jo tė gjithė nė tė njėjtėn kohė. Shkrimet shpallin qartė qė ka dy ringjallje dhe jo njė ringjallje tė pėrgjithshme. Ato janė ringjallja e parė dhe e fundit (Zbulesa 20:5-6).

1. Ringjallja e parė. Ringjallja e parė pėrfshin Krishtin dhe tė gjithė besimtarėt e tė gjitha kohėrave. Ringjallja e tyre ndodh nė kohė tė ndryshme: Krishti nė njė kohė, Kisha nė kohėn e Rrėmbimit (pėrpara Rrėmujės) dhe shenjtorėt e Dhiatės sė Vjetėr dhe shenjtorėt e Rrėmujės pas Rrėmujės.

          a. Krishti fryti i parė. “Por tashti Krishti u ringjall prej sė vdekurish dhe ėshtė fryti i parė i atyre qė kanė fjetur” (1 Korintasve 15:20). Fryti i parė ishte betimi i Perėndisė qė tė gjitha tė korrat do tė vinin mė vonė. Krishti, duke qenė Fryti i Parė, ėshtė betimi i Perėndisė qė tė korrat do tė vijnė mė vonė. “Sepse unė jetoj, edhe ju do tė jetoni” (Gjoni 14:19b). Ka dėshmi tė njerėzve qė janė ringjallur prej se vdekurish, por kėto ishin “rikthime” ose “ripėrtėritje”. Ata vdiqėn pėrsėri. Krishti jeton pėr tė mos vdekur kurrė mė! “Dhe ja, jam i gjallė pėrgjithmonė” (Zbulesa 1:18b).

          b. Shenjtorėt nė ringjalljen e Krishtit. “Varret u hapėn dhe shumė trupa tė tė shenjtėve qė flinin u ringjallėn dhe tė dalė nga varret mbas ringjalljes sė Jezusit, hynė nė qytetin e shenjtė dhe iu shfaqėn shumėkujt” (Mateu 27:52-53). Nė njė rast Zoti Jezus tha: “Nė tė vėrtetė, nė tė vėrtetė po ju them: Nėse kokrra e grurit e rėnė nė dhe nuk vdes, ajo mbetet e vetme, por, po tė vdesė, jep shumė fryt” (Gjoni 12:24). Krishti vdiq dhe u mboll si njė kokėrr gruri, por, kur u ngrit prej sė vdekurish, Ai solli shumė fryt me vete. Ky fryt ishin shenjtorėt qė u ngritėn menjėherė pas ringjalljes sė Tij. Ne nuk e dimė se sa u ngritėn dhe as nuk e dimė se ku shkuan. Ata mund tė kenė shkuar nė qiell, sepse duhet mbajtur mend qė Ai ishte Fryti i parė dhe se nė festėn e Frutave tė Para, njė tufė (me fije e kallinj gruri) e flijimit tė tundshėm tundej pėrpara Zotit. Kishte mė shumė se njė fije gruri nė kėtė tufė. Kėshtu, mund tė ndikohemi tė besojmė qė kishte mė shumė njerėz qė shkuan nė parajsė nė frytet e para, dhe nuk ishte vetėm Krishti.

          c. Trupi i Krishtit (Kisha). Kisha do tė ketė njė ringjallje tė vetėn. “Ata qė vdiqėn nė Krishtin do tė ringjallen tė parėt” (1 Thesalonikasve 4:16). Kisha nuk ishte njohur kurrė nė Dhiatėn e Vjetėr (shihni kapitullin VII), prandaj profetėt e Dhiatės sė Vjetėr nuk panė pagėzimin frymėror, rrėmbimin, ringjalljen apo transformimin e saj. Kisha ishte njė mister i fshehur nė Perėndinė, qė iu shfaq pėr herė tė parė Apostullit Pal (Efesianėve 3:1-9). Megjithatė shenjtorėt e Dhiatės sė Vjetėr kishin dijeni pėr ringjalljen e tyre vetjake, qė do tė ndodhė pas Rrėmujės (Danieli 12:2, 13).

Ringjallja e Kishės iu shfaq Apostullit Pal. Kjo do tė ndodhė pėrpara Rrėmujės. “Sepse e ruajte fjalėn e durimit tim, edhe unė do tė tė ruaj ty nga ora e sprovės qė do tė vijė mbi gjithė botėn, pėr tė provuar ata qė banojnė mbi dhe” (Zbulesa 3:10). Shihni gjithashtu 1 Thesalonikasve 1:10.

Kanė kaluar gati dymijė vjet qė kur Krishti, Fryti i parė, ėshtė ringjallur. Koha e ringjalljes sė Kishės nuk ėshtė e njohur.

          d. Shenjtorėt e Dhiatės sė Vjetėr dhe tė Rrėmujės. Kjo fazė e ringjalljes sė parė ndodh pas Rrėmujės, sė paku shtatė vjet pasi Kisha ėshtė ringjallur. Ajo pėrfshin tė gjithė shenjtorėt qė nuk i pėrkasin Trupit tė Krishtit. “Por ti shko drejt mbarimit tėnd; do tė prehesh dhe pastaj do tė ngrihesh pėrsėri pėr tė marrė pjesėn tėnde tė trashėgimisė nė mbarim tė ditėve” (Danieli 12:13). Shihni edhe Danieli 12:1-2.

2. Ringjallja e fundit. Ringjallja e fundit (ose e dytė) ndodh pas Mijėvjeēarit dhe do tė pėrfshijė tė gjithė tė vdekurit jobesimtarė. Ata do tė ringjallen pėr tė qėndruar pėrpara Fronit tė Madh tė Bardhė. “Dhe pashė frone dhe ata u ulėn mbi to dhe atyre iu dha pushteti qė tė gjykojnė edhe pashė shpirtrat e atyre qė u ishin prerė kokat pėr dėshminė e Jezusit dhe pėr fjalėn e Perėndisė, dhe tė cilėt nuk e kishin adhuruar bishėn, dhe as figurėn e saj dhe nuk kishin marrė damkė mbi ballin e tyre dhe nė duart e tyre. Kėta u kthyen nė jetė e mbretėruan me Krishtin pėr njė mijė vjet. Por tė vdekurit e tjerė nuk u kthyen nė jetė deri sa tė mbusheshin njė mijė vjet. Kjo ėshtė ringjallja e parė” (Zbulesa 20:5-6).


[1] Talmudi: komentari hebraik i pentateukut (shėnim i pėrkthyesve).


Kthehu tek faqja: Doktrinat e Biblės

pixelburg.gif (801 bytes)

Copyright © 2002  AlbKristian.com - Faqe tė Krishtera Shqiptare
Njė Projekt i Shėrbesės 'Shqiptarėt pėr Krishtin'.