Free Web Hosting by Netfirms
Web Hosting by Netfirms | Free Domain Names by Netfirms

AlbKristian.com - Faqe tė Krishtera Shqiptare

Kryefaqja


 

III. Gjendja e Ndėrmjetme

Ku janė tė vdekurit? Kjo ėshtė pyetja qė bėhet edhe sot nga njerėzit. Pėrgjigjja e vetme dhe e saktė ėshtė dhėnė nga Fjala e Perėndisė. Sekte tė ndryshme i kanė bėrė viktima shpirtrat naivė, duke i zėnė robėr nė vullnetin e Djallit.

Kėto qė pasojnė janė gjėra qė duhen mbajtur mend, ndėrsa shpjegojmė gjendjen e ndėrmjetme, gjendjen e njeriut mes vdekjes dhe ringjalljes: Vdekja ėshtė ndarja e shpirtit dhe e frymės nga trupi. Shpirti dhe fryma janė sė bashku nė vdekje. Shpirti ėshtė mbajtėsi i oreksit, fryma ėshtė mbajtėsi i njohurisė, dhe qė tė dyja funksionojnė nė vdekje, siē ėshtė treguar nga shembulli i njeriu tė pasur nė Hades. Ai ishte nė torturė, pra kishte ndjenja. Ai arsyetonte, kėshtu qė fryma dhe shpirti i tij ishin sė bashku.

Fjala “Sheol” dhe fjala “Hades” janė tė njėjta. Sheol ėshtė fjala hebraike e Dhiatės sė Vjetėr. Hades ėshtė fjala greke e Dhiatės sė Re. Edhe vetė Apostulli Pjetėr, nė ditėn e Rrėshajve, citoi nga Psalmi 16, duke thėnė: “Sepse ti nuk do ta lėsh shpirtin tim nė Hades dhe nuk do tė lejosh qė i Shenjti yt tė shohė kalbjen” (Veprat 2:27). Psalmi 16 e pėrdor fjalėn “Sheol” pėr ferrin [Hades]. Kėshtu, Hades dhe Sheol janė tė njėjtat fjalė. Ky ėshtė vendi i shpirtrave dhe i frymėrave tė larguar. Pėrkthimi jo i saktė i fjalėve “Sheol” dhe “Hades” nga pėrkthyesit e versionit King James Version (anglisht) ka shkaktuar shumė probleme nė Kishė sot. Ata i kanė pėrkthyer kėto fjalė me kuptimin “ferr” (vendi i ndėshkimit tė pėrjetshėm), varri, gropa, etj. Pėrkthimi i gabuar ka bėrė qė disa njerėz tė besojnė qė i vetmi ferr ėshtė varri. Sheol dhe Hades janė tė njėjtėt emra pėr tė njėjtin vend pėr frymėrat e larguar tė njeriut.

1. Kėto fjalė nuk gjenden asnjėherė nė shumės.

2. Sheoli dhe Hadesi nuk janė tė vendosur kurrė nė faqen e dheut.

3. Bibla nuk flet kurrė pėr Sheolin e njė individi.

4. Njeriu nuk ka vėnė ndonjėherė dikė nė tė si varr.

5. Njeriu nuk gėrmon ose bėn njė Sheol ose Hades.

6. Bibla nuk flet kurrė pėr ndonjė njeri qė prek Sheolin.

7. Bibla nuk flet kurrė pėr njė trup qė shkon nė Sheol, por me njė pėrjashtim, dhe pėrjashtimi e vėrteton rregullin. Koreu (Numrat 16:28-33) shpėrfilli udhėheqjen e Moisiut dhe priftėrinė e Aaronit dhe ndikoi tek shumė njerėz nė Izrael kundėr tyre. Perėndia e tregoi pakėnaqėsinė e tij duke bėrė qė toka tė hapte gojėn dhe tė pėrpinte Koreun dhe familjen e tij. Versioni “King James” thotė qė ai zbriti i gjallė nė gropė (nė anglisht “pit”), qė duhej tė pėrkthehej “Sheol” (Numrat 16:33)[1].

Tek Luka 16:19-31 kemi dėshminė e vėrtetė tė Lazarit dhe njeriut tė pasur, qė tė dy duke vdekur dhe duke ekzistuar nė gjendjen e ndėrmjetme. Ka nga ata qė besojnė qė kjo histori ishte thjesht njė shėmbėlltyrė. Bibla nuk thotė kėshtu. Nė tė gjitha shėmbėlltyrat e Tij, Zoti nuk pėrmendi kurrė emra tė pėrveēėm, ashtu siē bėn kėtu. Edhe nė qoftė se do tė ishte njė shėmbėlltyrė, pėrsėri kjo do tė ishte e vėrtetė, sepse ēdo shėmbėlltyrė qė Ai tregoi, ishte ndėrtuar mbi tė vėrtetėn (Mateu 13:3)!

Ja edhe interpretimi i zakonshėm i kėsaj tė ashtuquajturės shėmbėlltyrė:

Njeriu i pasur—kombi hebre—i pasur nė atė qė Perėndia i ka dhėnė.

Lazari—johebrenjtė—tė varfėr nė derėn e njeriut tė pasur.

Tė dy vdiqėn—fundi i administrimit—kur tė dy janė bekuar nga Ungjilli.

Pse tė themi se kjo i drejtohet hebreut dhe johebreut, kur Shkrimet nuk thonė kėshtu? Pse e pėrdori Zoti njeriun e pasur pėr tė portretizuar kombin hebre, kur nė pjesėt paraprijėse Ai po i paralajmėronte tė pasurit? Ideja qė hebrenjtė kėrkonin ndihmė ndonjėherė nga johenrenjtė ėshtė e sforcuar.

Nuk ka asnjė hendek midis hebrenjve dhe johebrenjve. Asnjė komb johebre nuk ka lypur nga hebrenjtė, ashtu si lypi Lazari bukė nga njeriu i pasur. Nė qoftė se kombi hebre vdiq (portretizuar nga njeriu i pasur), kush ishin pesė vėllezėrit qė kishin mbetur? Ne besojmė prapė qė kjo ėshtė njė dėshmi e vėrtetė e dy njerėzve qė vdiqėn dhe shkuan nė Hades.

A. Pėrpara kryqit.

Kryqi ėshtė vija ndarėse pėr shumė tė vėrteta biblike. Ne do tė diskutojmė pyetjen: Ku shkuan njerėzit pas vdekjes, pėrpara se Krishti tė vdiste mbi Kryq? Do tė shihet qartė qė ata tė gjithė shkuan nė tė njėjtin vend, nė Hades (Sheol), por nė pjesė tė ndryshme.

Nga Numrat 16:33 mėsojmė se Sheoli (Hades) ėshtė diēka brenda tokės. “Kėshtu zbritėn tė gjallė nė Sheol; toka u mbyll mbi ta dhe ata u zhdukėn nga asambleja.” Nga Luka 16:19-31 shohim qė Hadesi kishte dy ndarje: Gjiri i Abrahamit, vendi i tė drejtėve tė vdekur, ku shkoi Lazari; dhe vendi i torturės, ku shkoi njeriu i pasur. Njė hendek i madh i ndante kėto dy ndarje.

Pėrderisa e dimė qė Sheoli (Hadesi) ėshtė diku nė tokė dhe ėshtė i pėrbėrė nga dy ndarje, ne shkojmė tek Zoti Vetė pėr tė gjetur vendndodhjen e saktė. “Nė fakt, ashtu si Jona qėndroi tri ditė e tri net nė barkun e peshkut tė madh, kėshtu Biri i njeriut do tė qėndrojė tri ditė e tri net nė zemėr tė tokės” (Mateu 12:40). Efesianėve 4:9-10 e bėn kėtė edhe mė tė qartė: “Tani kjo: ‘Ai u ngjit’, ē’do tė thotė tjetėr pėrveē se ai mė parė edhe kishte zbritur nė pjesėt mė tė ulta tė dheut? Ai qė zbriti ėshtė po ai qė edhe u ngjit pėrmbi tė gjithė qiejt, pėr tė pėrmbushur tė gjitha gjėrat”. Filipianėve 2:9-10 thotė: “Prandaj edhe Perėndia e lartėsoi madhėrisht dhe i dha njė emėr qė ėshtė pėrmbi ēdo emėr, qė nė emėr tė Jezusit tė pėrkulet ēdo gju i krijesave (ose gjėrave) qiellore, tokėsore dhe nėntokėsore”. Kėtu flitet pėr adhurimin e ardhshėm tė Krishtit nga i gjithė krijimi. Megjithatė duam t’u kushtojmė vėmendje fjalėve tė mėsipėrme tė nėnvizuara. Tė shkosh “nėn tokė” do tė thotė tė zhytesh si njė nėndetėse qė futet nėn ujė. Kėshtu, ne pėrfundojmė qė Sheoli (Hadesi) ėshtė nė zemrėn e tokės, i pėrbėrė nga dy ndarje, njė pjesė pėr tė drejtėt e vdekur dhe tjetra pėr tė padrejtėt e vdekur, me njė hendek tė madh tė vendosur mes tyre. Me zbulesėn e Zotit pėr njeriun e pasur dhe Lazarin, e cila ndodhi para se Ai vdiq nė Kryq, shohim se ku shkuan gjithė njerėzit, qoftė tė drejtė apo tė padrejtė, pas vdekjes, pėrpara Kryqit.

B. Nė kohėn e kryqit.

Kėtu do tė trajtojmė vetėm dy persona, Zotin Jezus dhe vjedhėsin e penduar. Nė vdekje Zoti Jezus shkoi nė Hades. Kėtė fakt e dimė nga Psalmi 16:10, qė thotė: “sepse ti nuk do ta lėsh shpirtin tim nė Sheol dhe nuk do tė lejosh qė i Shenjti yt tė shohė korruptimin”. Apostulli Pjetėr nė ditėn e Rrėshajve, citoi nga i njėjti pasazh, por sigurisht ai pėrdori fjalėn greke “Hades” nė vend tė “Sheolit”. Kėto fjalė pėrshkruajnė ringjalljen e Krishtit, ndėrsa theksojnė me siguri tė plotė qė Ai shkoi nė Hades. Ne bindemi pėr kėtė nga pėrdorimi i fjalės “lė”. Fryma e Shenjtė nuk do ta kishte pėrdorur fjalėn “lė” nė qoftė se Ai nuk do tė kishte shkuar atje. Ndėrsa pėr vjedhėsin nė kryq, thuhet qė ai shkoi nė Hades me Jezusin, nė ndarjen e ruajtur pėr tė drejtėt e vdekur. “Ti do tė jesh me mua nė parajsė” (Luka 23:43b). Pėr sa ditė ishte Jezusi nė Hades? Tre ditė. Nė tė parėn e tre ditėve, vjedhėsi duhej tė ishte me Jezusin nė parajsė, prandaj mėsojmė qė fjala “parajsė” ishte njė emėr tjetėr qė i ishte dhėnė Gjirit tė Abrahamit, si vendi i tė drejtėve tė vdekur.

C. Pas kryqit.

Dhe tani, ku shkojnė tė larguarit (tė vdekurit) nė vdekje? Tė padrejtėt pėrsėri shkojnė nė Sheol (Hades), duke pritur gjykimin e fundit. Lavdi Zotit, tė drejtėt shkojnė mėnjėherė nė qiell qė tė jenė me Zotin. “Por jemi tė sigurt dhe na parapėlqen mė tepėr ta lėmė trupin dhe tė shkojmė e tė banojmė bashkė me Zotin” (2 Korintasve 5:8). Kur Krishti u ringjall prej sė vdekurish, “ai e burgosi burgosjen” (Efesianėve 4:8). Krishti e boshatisi Hadesin (Sheolin) nga tė gjithė tė drejtėt dhe i mori ata nė parajsė, me vete nė lavdi. Pėr njė farė kohe, parajsa qe nė zemrėn e tokės, kurse tani ėshtė nė qiejt e tretė. “Unė njoh njė njeri nė Krishtin, i cili, para katėrmbėdhjetė vjetėsh (a ishte nė trup, a ishte jashtė trupit, nuk e di; Perėndia e di), u rrėmbye gjer nė tė tretin qiell. Dhe e di se ai njeri (a me trupin ose pa trupin, nuk e di, Perėndia e di), u rrėmbye nė parajsė dhe dėgjoi fjalė tė patregueshme, qė nuk ėshtė e lejuar tė thuhen nga njeri” (2 Korintasve 12:2-4).


[1] Ky gabim nuk ekziston nė versionin ABS nė shqip (shėnim i pėrkthyesve).


Kthehu tek faqja: Doktrinat e Biblės

pixelburg.gif (801 bytes)

Copyright © 2002  AlbKristian.com - Faqe tė Krishtera Shqiptare
Njė Projekt i Shėrbesės 'Shqiptarėt pėr Krishtin'.