Free Web Hosting by Netfirms
Web Hosting by Netfirms | Free Domain Names by Netfirms

AlbKristian.com - Faqe tė Krishtera Shqiptare

Kryefaqja


 

V. Antikrishti

“Dhe unė do tė shtie armiqėsi midis teje dhe gruas, midis farės sate dhe farės sė saj; fara e saj do tė shtypė kokėn tėnde, dhe ti do tė plagosėsh thembrėn e farės sė saj” (Zanafilla 3:15). Ndėrsa ky varg flet pėr Krishtin si fara e gruas, gjithashtu nė mėnyrė profetike e shpall Antikrishtin si fara e gjarprit. Fara e gjarprit, Antikrishti, ėshtė pėrmendur sė pari nė librin e parė tė Biblės, ėshtė pėrshkruar plotėsisht nė librin e fundit tė Biblės, mund tė gjendet gjithashtu edhe nė mes tė Librit. Kjo ėshtė shumė kuptimplote.

A. Personi i tij.

Kisha e hershme mėsoi qė Nero ishte Antikrishti dhe qė, kur ai do tė vdiste, do tė ringjallej prej sė vdekurish. Nė shekullin e njėmbėdhjetė valdensianėt, husitėt dhe uiklifėt shpallėn qė Kisha Katolike Romake ishte Antikrishti, ndėrsa Kisha Katolike Romake shpalli qė Napoleoni ishte Antikrishti. Gjatė Luftės sė Parė Botėrore thuhej qė Kaiser Vilhelm i Gjermanisė ishte Njeriu i Mėkatit. Mund tė mendohet pėr shumė njerėz sikur janė Antikrishti, por hamendje tė tilla janė tė padobishme, sepse Antikrishti nuk do tė shfaqet deri pas Rrėmbimit tė Kishės (2 Thesalonikasve 2:1-12).

Ai ėshtė njė njeri! “Kėtu ėshtė urtia. Ai qė ka mend, le tė bėjė llogari numrin e bishės, sepse ėshtė numėr njeriu dhe numri i tij ėshtė gjashtėqind e gjashtėdhjetė e gjashtė” (Zbulesa 13:18). Vini re qė Shkrimi thotė qė ai ka numrin e njė njeriu. Numri i njeriut ėshtė 6. Perėndia thotė qė numri i Tij ėshtė 6-6-6: ai ėshtė njeri; ai ėshtė njeri; ai ėshtė njė njeri! Ai nuk ėshtė Kisha Katolike Romake, ai nuk ėshtė njė sistem, ai ėshtė njė njeri. Ai do tė mbretėrojė nė Jeruzalem dhe jo nė Romė.

1. Ai do tė jetė njė hebre. “Ai nuk do tė tregojė respekt pėr Perėndinė e etėrve tė tij” (Danieli 11:37a). “Unė kam ardhur nė emėr tė Atit tim dhe ju nuk mė pranoni, po tė vinte ndonjė tjetėr nė emėr tė vet, ju do ta pranonit” (Gjoni 5:43). Fjala “tjetėr” do tė thotė njė tjetėr hebre. Emri “Antikrisht” ėshtė njė titull hebre, dhe hebrenjtė nuk do tė pranojnė njė johebre si Mesinė e tyre.

2. Ai do tė jetė njė gjeni. Pėrveē Jezus Krishtit, Ai do tė jetė njeriu mė i shquar qė ka parė bota.

          a. Njė gjeni intelektual. “Nė fund tė mbretėrisė sė tyre, kur rebelėt do ta kenė mbushur kupėn, do tė dalė njė mbret me pamje tė egėr dhe i rrahur nė dredhitė luftarake” (Danieli 8:23). Shihni gjithashtu Ezekieli 28:3.

          b. Njė gjeni gojėtar. “Ai do tė vijė paqėsisht, por do ta shtjerė nė dorė mbretėrinė me intriga” (Daniel 11:21b). Ai do tė jetė njė tallje dhe njė imitim i Atij pėr tė cilin u tha: “Njeriu kurrė nuk ka folur kėshtu”.

          c. Njė gjeni sundues (drejtues). Ai ngrihet nga asgjėja deri nė pushtet. Ai ėshtė “briri i vogėl” pėr tė cilin flitet tek Danieli 7 dhe 8 dhe “bisha” e Zbulesės 13 dhe 14. Tė gjithė mbretėrit do t’ia japin atij pushtetin e tyre.

          d. Njė gjeni tregtar. Askush nuk do tė jetė nė gjendje tė blejė ose tė shesė pa vulėn e tij. “Dhe iu dha t’i japė njė frymė figurės sė bishės, aq sa figura e bishės tė flasė, edhe tė bėjė qė tė gjithė ata tė cilėt nuk e adhuronin figurėn e bishės, tė vriteshin” (Zbulesa 13:17).

          e. Njė gjeni ushtarak. “Dhe unė pashė dhe ja, njė kalė i bardhė. Dhe ai qė e kalėronte kishte njė hark dhe atij iu dha njė kurorė dhe ai doli jashtė si fitimtar dhe pėr tė fituar” (Zbulesa 6:2). “Kush i ngjan bishės? Kush mund tė luftojė kundėr saj?’’ (Zbulesa 13:4).

          f. Njė gjeni fetar. Ai kėrkon qė tė adhurohet si Perėndi. “Kundėrshtari, ai qė lartėson veten mbi ēdo gjė qė quhet perėndi ose objekt adhurimi, aq sa tė shkojė e tė rrijė nė tempullin e Perėndisė si Perėndi, duke e paraqitur veten se ėshtė Perėndi” (2 Thesalonikasve 2:4).

          g. Njė gjeni financiar. “Do tė shtjerė nė dorė thesaret prej ari dhe argjendi dhe tė gjitha gjėrat e ēmuara tė Egjiptit, Libianėt dhe Etiopasit do t’i shkojnė pas” (Danieli 11:43). Shihni edhe Ezekieli 28:4-5.

B. Titujt e Antikrishtit.

1. Njeriu i mėkatit. Ky titull ėshtė mė i spikaturi ndėr tė gjithė titujt e tjerė tė tij. Tė gjitha mėkatet e njeriut do tė mishėrohen dhe do tė bashkohen nė tė. “Askush tė mos ju gėnjejė kurrsesi, sepse ajo ditė nuk do tė vijė, pa ardhur mė parė rėnia dhe pa u shfaqur njeriu i mėkatit, i biri i humbjes” (2 Thesalonikasve 2:3).

2. Biri i humbjes. Shkrimi i mėsipėrm e shpall atė gjithashtu si bir tė humbjes (2 Thesalonikasve 2:3).

3. I Paudhi. “Ardhja e atij tė paudhi do tė bėhet me anė tė veprimit tė Satanit, bashkė me ēudira, shenja dhe mrrekullish tė rreme” (2 Thesalonikasve 2:8). Krishti ėshtė i drejti, Antikrishti ėshtė i paudhi.

4. Gėnjeshtra. “E prandaj Perėndia do t’u dėrgojė atyre njė gėnjim qė do t’i bėjė tė gabojnė, qė t’i besojnė gėnjeshtrės” (2 Thesalonikasve 2:11). Jezus Krishti ėshtė e Vėrteta, Antikrishti ėshtė Gėnjeshtra. Gjoni 8:44 thotė qė Djalli ėshtė njė gėnjeshtar “dhe ati i saj”, domethėnė, ati i gėnjeshtrės.

5. Antikrishti. “Fėmijė, ėshtė ora e fundit. Dhe, sikurse e dėgjuat, antikrishti duhet tė vijė dhe tani janė shfaqur shumė antikrishtė; prej nga e dimė se ėshtė ora e fundit” (1 Gjoni2:18).

6. Mbreti i Babilonisė. Babilonia ėshtė qendra e veprės sė Satanit. Babilonia do tė ripėrtėrihet nė ditėt e fundit dhe Antikrishti do tė mbretėrojė mbi tė (Zbulesa 17 dhe 18).

7. Briri i vogėl. “Nga njė prej tyre doli njė bri i vogėl, qė u bė shumė i madh nė drejtim tė jugut, tė lindjes dhe tė vendit tė lavdishėm. Nė fund tė mbretėrisė sė tyre, kur rebelėt do ta kenė mbushur kupėn, do tė dalė njė mbret me pamje tė egėr dhe i rrahur nė dredhitė luftarake” (Danieli 8:9, 23). Shihni gjithashtu Danieli 7:8.

8. Mbreti kokėfortė. “Pastaj mbreti do tė veprojė si tė dojė, do tė lartohet, do tė hyjnizohet pėrmbi ēdo perėndi dhe do tė thotė gjėra tė habitshme kundėr Perėndisė tė perėndive; do tė ketė sukses deri sa tė mbushet kupa e indinjatės, sepse ajo qė ėshtė dekretuar do tė bėhet” (Danieli 11:36).

9. Bisha (Zbulesa 13, 17, 19).

C. Paraprijėsit e Antikrishtit.

Disa nga paraprijėsit e Antikrishtit janė dhėnė nė Shkrimet, tė tjerė janė tė nėnkuptuar, domethėnė jashtė Shkrimeve.

1. Kaini. Ai mohoi gjakun dhe ishte gėnjeshtar dhe vrasės (1 Gjoni 3:12).

2. Nimrodi. Historia e tij parapriu thirrjen e Abrahamit pėr nė Tokėn e Premtuar. Antikrishti do tė paraprij­ė thirrjen e farės sė Abrahamit dhe do tė hyjė nė Tokėn e Premtuar pėr herėn e dytė. Nimrod do tė thotė rebel. Ndėrsa Shkrimet flasin pėr tė si njė gjuetar i fuqishėm, nė tė vėrtetė ai nuk ishte njė gjuetar kafshėsh, por njė gjuetar shpirtrash. Ai ishte njė njeri i fuqishėm kundėr Zotit. Kėshtu do tė jetė edhe Antikrishti.

3. Sauli. Mbreti i Izraelit u kėrkua nga populli, por ai ishte kundėr tė vajosurit tė Zotit. Antikrishti do tė jetė gjithashtu zgjedhja e popullit, por edhe ai do tė jetė kundėr tė vajosurit tė Perėndisė.

4. Absalomi. Absalom do tė thotė ati i paqes, por edhe ky e mohoi atin e tij. Ai u paraqit si njė njeri i paqes dhe u pėrpoq qė tė vidhte mbretėrinė. Kėshtu do tė veprojė edhe Antikrishti.

Absalomi

Antikrishti

Njė njeri i bukurisė.

I njėjtė.

U pėrpoq ta fitonte mbretėrinė me lajka.

I njėjtė.

I bėri njė vend adhurimi vetvetes.

I njėjtė.

Pati njė fund tė dhunshėm.

I njėjtė.

5. Nebukadnetsari. Ai ishte sunduesi i parė botėror qė u bė pararendėsi i sunduesit tė fundit tė botės.

6. Antioku Epifan. Ky ishte njeriu i ēmendur qė plaēkiti Jeruzalemin, duke vrarė katėrqind mijė hebrenj. Ai mori njė dosė dhe e dogji mbi altar. Antikrishti, gjithashtu, do ta dhunojė altarin.

7. Aleksandri i Madh. Ai ishte i njohur si “pakėnaqėsi” (person qė nuk tė kėnaq). Ishte njė gjeni ushtarak dhe nuk pėsoi kurrė humbje. Aleksandri i Madh kėrkoi qė tė adhurohej si Bir i Perėndisė. E njėjta gjė do tė ndodhė edhe me Antikrishtin.

8. Kaias Kaligula. Ky Perandor Romak u konsiderua si i ēmendur. Me siguri, ai ishte i pushtuar nga njė demon. Edhe Antikrishti do tė jetė plotėsisht i pushtuar nga Djalli.

9. Nero. Sa ishte gjallė, ai mendohej nga tė krishterėt e hershėm tė ishte Antikrishti. Shumė besuan qė, kur ai vdiq, do tė ringjallej pėrsėri prej sė vdekurish. Edhe Antikrishti do tė ringjallet prej sė vdekurish.

10. Karlemanje. Ky njeri u konsiderua si njė luftėtar dhe burrė shteti i madh. Edhe Antikrishti do tė konsiderohet si i tillė.

11. Napoleoni. Ai mendoi ta ripėrtėrinte Perandorinė e Shenjtė Romake, duke pėrfshirė ato vende, tokat e tė cilave lagen nga ujėrat e detit Mesdhe. Napoleoni planifikoi njė mbretėri tė re hebre dhe Sinedrin. Antikrishti do tė realizojė shumė nga kėto gjėra.

12. Kaizer Vilhelm. Ky udhėheqės i Perandorisė Gjermane kishte tė njėjtin qėllim si Napoleoni. Thuhet qė ēdo gjeneral mbante njė hartė tė Perandorisė sė Shenjtė Romake.

13. Musolini. Synimet e kėtij njeriu ishin mjaft tė qarta. Ai bėri njė hartė tė Perandorisė sė vjetėr Romake dhe pėrfshiu edhe Anglinė nė tė. Anglia protestoi, por harta mbeti. Antikrishti jo vetėm qė do tė bėjė njė hartė, por ai do tė bėjė njė mbretėri me gjithė perandoritė nė tė.

D. Puna e Antikrishtit..

Puna e tij do tė nxitet nga Satani, duke sunduar botėn dhe duke u pėrpjekur tė shkatėrrojė Judeun (Isaia 10:12-27).

E. Karriera e tij.

Mbani mend qė ky ėshtė tallėsi dhe imituesi i Krishtit. Ai do tė shpallė njė rimishėrim. Lindja e tij do tė jetė e zakonshme dhe ai do tė fillojė si njė njeri i thjeshtė nė ēėshtjet e botės, por do tė nxitet shumė shpejt, derisa tė bėhet sundues i gjithė botės. Danieli 9:27 thekson qė ai do ta “konfirmojė besėlidhjen” me hebrenjtė, domethėnė do ta pranojė kėtė besėlidhje me ta. Nė ēfarė besėlidhjeje ėshtė i interesuar Izraeli? Nė Besėlidhjen Moisiane. Pėr periudhėn e parė tė Rrėmujės, tre vjet e gjysėm, hebrenjtė do tė lejohen tė adhurojnė nė tempullin e tyre tė ri. Kjo do tė kishte qenė e vėshtirė pėr t’u besuar njėqind vjet mė pėrpara, sepse atėherė vetėm njė grusht hebrenjsh jetonin nė Palestinė. Pa shikojeni Izraelin sot! Ėshtė i njohur si njė komb dhe ka njė qeveri, njė ushtri, njė forcė ajrore dhe po bėn biznes me tėrė pjesėn tjetėr tė botės. Ka me tė vėrtetė qindra mijėra hebrenj prapa nė tokėn e tyre. Ja, Izraeli si njė komb pse jeton kėshtu? A ėshtė ky bashkimi i fundit? A po presin ata pėr Mesinė? Jo. Pėrgjithėsisht, Izraeli ėshtė kthyer nė tokė nė mosbesim. Izraelitėt nuk e besojnė madje as Perėndinė e etėrve tė tyre dhe shumė mė pak Mesinė e tyre tė kundėrshtuar. Atėherė ēfarė po pret Izraeli? Ai po pret ngritjen e Antikrishtit, megjithėse nuk e di. Ai duhet tė konfirmojė besėlidhjen, prandaj, Izraeli duhet tė jetė njė komb me tė cilin Antikrishti mund tė konfirmojė besėlidhjen. Ja Izraeli duke pritur Antikrishtin!

“Edhe pashė njė nga krerėt e saj si tė plagosur pėr vdekje, por plaga e saj vdekjeprurėse u shėrua dhe gjithė dheu u mrekullua pas bishės” (Zbulesa 13:3). Sipas kėtij Shkrimi dhe Zbulesės 17, shohim qė Antikrishti do tė vdesė. Togu i fjalėve “plagė vdekjeprurėse” ėshtė mė mirė tė pėrkthehet me togun e fjalėve “goditje pėr vdekje”. Zbulesa 13:12 ka frazėn “iu shėrua plaga vdekjeprurėse”, qė pėrshkruan plotėsisht vdekjen dhe ringjalljen e Antikrishtit. Shihni gjithashtu Zbulesa 13:14. Pa u ēuditur fare, e gjithė bota do tė mrekullohet pas tij dhe do tė thonė: “Kush i ngjan bishės? Kush mund tė luftojė kundėr saj?” (Zbulesa 13:4).

Ai do tė jetė i shtati i shtatė mbretėrve qė do tė jenė sundues tė botės. Kur ai vdes dhe ringjallet, bėhet i teti sundues i botės. Bota do tė ndahet nė dhjetė mbretėri, tė sunduara nga dhjetė sundues. “Kėta kanė njė qėllim dhe do t’ia japin fuqinė dhe pushtetin e tyre bishės” (Zbulesa 17:13). Pa dyshim, ai vjen nė pushtetin e sundimit botėror nė javėn e shtatėdhjetė tė Danielit. Antikrishti kėrkon tė adhurohet si Perėndi nė kėtė kohė dhe kėshtu ai shėnon fillimin e Ditės sė Zotit.

F. Koha e Antikrishtit.

Antikrishti nuk ėshtė shfaqur akoma, por ėshtė e mundur qė, nė dritėn e ngjarjeve tė sotme, ai tė jetė diku tani, i gjallė nė botė. Ai nuk do tė shfaqet si Antikrishti, derisa tė pėrtėrihet Perandoria e vjetėr romake, e pėrbėrė nga mbretėria dhjetėkėmbėshe e Danielit 2 dhe bisha me dhjetė brirė e Zbulesės 13 dhe 17. Njė gjė tjetėr qė duhet tė ndodhė para se ai tė shfaqet, ėshtė Rrėmbimi i Kishės.

G. Shfaqja e Antikrishtit.

Ai do tė jetė njė hebre i lindur, qytetar romak dhe sirian nga kombėsia. “Nga njė prej tyre doli njė bri i vogėl, qė u bė shumė i madh nė drejtim tė jugut, tė lindjes dhe tė vendit tė lavdishėm” (Danieli 8:9). Antikrishti marshon pėr tė pushtuar kombet e Jugut, tė Lindjes dhe tė Perėndimit, ai nuk e pushton Veriun sepse prej andej (nga Siria) do tė vijė!

H. Fundi i Antikrishtit.

“Atėherė do tė shfaqet ky i paudhė, tė cilin Zoti do ta shkatėrrojė me hukatjen e gojės sė tij dhe do ta asgjėsojė me tė dukurit e ardhjes sė tij” (2 Thesalonikasve 2:8). Shihni edhe Zbulesa 19:20.


Kthehu tek faqja: Doktrinat e Biblės

pixelburg.gif (801 bytes)

Copyright © 2002  AlbKristian.com - Faqe tė Krishtera Shqiptare
Njė Projekt i Shėrbesės 'Shqiptarėt pėr Krishtin'.